Magazinë

Mesazhet e Blake Lively-t me Taylor Swift mund të dorëzohen si prova në çështjen ligjore me Baldoni

Published

on

Mesazhet mes Blake Lively dhe Taylor Swift mund t’i dorëzohen Justin Baldoni-t si pjesë e betejës së tij ligjore në vazhdim me aktoren, ka vendosur një gjyqtar.

Sipas Variety, gjyqtari i Gjykatës Federale të SHBA, Lewis Liman, vendosi të mërkurën se komunikimet mes Lively dhe mikes së saj, Taylor Swift, lidhur me atmosferën në setin e filmit It Ends With Us janë të rëndësishme për rastin në fjalë, shkruan BBC.

Ekipi ligjor i Lively kishte kërkuar që Baldoni të mos lejohej t’i merrte këto mesazhe, duke argumentuar se ato nuk kishin lidhje me çështjen.

Lively e paditi Baldoni-n dhe studion e tij në dhjetor, duke e akuzuar për ngacmim seksual në set dhe për udhëheqjen e një fushate për të “shkatërruar” reputacionin e saj. Baldoni ngriti një padi kundër saj për shpifje, por kjo padi u rrëzua nga një gjyqtar javën e kaluar.

Në maj, avokatët e Baldoni-t tentuan të siguronin mesazhet nga Taylor Swift, duke i dërguar asaj dhe ekipit ligjor thirrje zyrtare. Ato u tërhoqën pasi avokatët e Swift kundërshtuan duke i cilësuar si një “gjueti e pajustifikuar për prova”.

Pas kësaj, Lively tentoi të ndalonte marrjen e mesazheve edhe nëpërmjet rrugës normale të procesit të zbulimit në gjyq.

Por gjyqtari Liman vendosi të mërkurën:

“Duke qenë se Lively ka pohuar që Swift kishte dijeni për ankesa apo diskutime në lidhje me ambientin e punës në set, ndër të tjera, kërkesa për komunikime me Swift lidhur me filmin dhe këtë çështje është e arsyeshme dhe e përshtatur për të zbuluar informacione që mund të provojnë ose hedhin poshtë pretendimet e Lively për ngacmim dhe hakmarrje”.

Në një deklaratë për Billboard, një zëdhënës i Lively u shpreh se aktorja ka “dorëzuar shumë dokumente në këtë rast” se sa Baldoni.

Ata shtuan se Baldoni dhe ekipi i marrëdhënieve me publikun kanë tentuar që “të përfshijnë Taylor Swift në këtë histori që nga vera e kaluar”.

“Do vazhdojmë të denoncojmë përpjekjet e pandalshme të Baldoni-t për të shfrytëzuar famën e zonjës Swift, që nga dita e parë ka qenë vetëm mënyrë për të devijuar vëmendjen nga akuzat serioze për ngacmim seksual e hakmarrje, për të cilat kompania Wayfarer Studios po përballen,” – thuhet në deklaratë.

Gjyqtari Liman theksoi se pretendimi i Lively se Baldoni po përfshin Swift-in për qëllime publiciteti “nuk është arsye e mjaftueshme për të mohuar palës tjetër të drejtën për të kërkuar prova të rëndësishme për çështjen”.

Një përfaqësues i Baldoni-t nuk pranoi të komentojë vendimin, ndërsa përfaqësuesit e Taylor Swift nuk janë përgjigjur ende ndaj kërkesave për koment.

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Published

on

Bebe Rexha ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Kënga është nominuar në kategorinë “Best Dance” në edicionin e vitit 2026 të MTV VMA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha.

“New Religion” është publikuar në mars të këtij viti dhe shënon bashkëpunimin e saj me grupin britanik Faithless./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë rikthimin në Britani

Published

on

By

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji për një qëndrim më të gjatë, ndërsa raportohet se fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.

Sipas burimeve për Page Six, Pallati Mbretëror është vënë në dijeni për planet e çiftit dhe Mbreti Charles III është informuar personalisht për këtë hap. Po ashtu, bëhet e ditur se vetë Mbreti 77-vjeçar është një nga arsyet kryesore të këtij rikthimi, pasi ai shpreson të kalojë më shumë kohë me Harryn dhe Meghanin në nivel privat.

Megjithatë, Mbreti e ka bërë të qartë se statusi i tyre mbetet i pandryshuar: Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të vazhdojnë të jetojnë si persona privatë dhe anëtarë të familjes mbretërore pa detyra apo obligime zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier, humbin jetën në aksident në Francë

Published

on

Producenti francez i filmit Nicolas Altmayer dhe bashkëshortja e tij, Mathilde Favier, drejtuese me përvojë në shtëpinë e modës Dior, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Francë më 17 gusht.

Altmayer ishte 61 vjeç, ndërsa Favier 56. Vdekja e tyre ka tronditur industrinë franceze të filmit dhe modës.

Nicolas Altmayer ishte bashkëthemelues i kompanisë së prodhimit “Mandarin & Compagnie”, të cilën e krijoi në vitin 1996 së bashku me vëllain e tij, Eric Altmayer. Kompania ka prodhuar më shumë se 70 filma artistikë, mes tyre “Brice De Nice”, filmat “OSS 117”, “Chocolat”, “The First Day Of the Rest Of Your Life” dhe disa vepra të regjisorit François Ozon.

Në vitin 2017, Nicolas dhe Eric Altmayer u nderuan me çmimin “Daniel Toscan du Plantier” nga Akademia Franceze “César”, si producentët e vitit.

Ndërkohë, Mathilde Favier ishte një nga figurat e njohura të industrisë franceze të modës. Ajo kishte drejtuar marrëdhëniet me publikun në grupin LVMH dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në Dior Couture, duke u vlerësuar për përvojën dhe rrjetin e gjerë të kontakteve në këtë industri.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Deux-Sèvres, në Francën perëndimore. Sipas Prokurorisë së Niort-it, automjeti me të cilin udhëtonin Altmayer dhe Favier është përplasur me një automjet të rëndë transporti që po lëvizte në drejtim të kundërt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara