Shëndet

Mëngjesi, sheqeri dhe kafeina – Produktet që ndihmojnë me fokusin

Me përqëndrim mund t’ju ndihmojnë disa ushqime.

Published

on

Problemet me përqëndrimin nuk kanë moshë, ato mund të shfaqen tek kushdo për arsye të ndryshme.

Ritmi i shpejtë i jetës, stresi apo ankthi duket se janë faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë gjendje.

Përveç kurave që mund të ndiqni për të përmirësuar këto probleme shëndetësore, me përqëndrimin mund t’ju ndihmojnë edhe disa ushqime të veçanta.

Aty futet padyshim kafeina dhe sheqeri siç mund ta dini, por edhe shumë ushqime të tjera të cilat do t’i zbuloni në këtë artikull.

Mëngjesi

Kur sapo zgjoheni truri ka nevojë për furnizim ndaj mos u tundoni të dilni nga shtëpija pa mëngjes nëse doni në ditë produktive.

Sipas studimeve personat që e konsumojnë mëngjesin janë student më të mirë se ata që nuk e konsumojnë.

Ushqimet që duhet të zgjidhni në këtë rast janë ato të pasura me fibra si drithrat, bulmeti dhe frutat e pasura me sheqer.

Për këtë të fundit dhe rolin e tij pozitiv mbi fokusin dhe memorien do të flasim në vijim të këtij artikulli.

Sheqeri

Sheqeri është një nga stimuluesit më të mëdhenj të trurit, megjithëse nuk po flasim për sheqerin industrial.

I quajturi ndryshe ‘sheqer i procesuar’ vërtetë e ndikon pa masë trurin, por shkakton edhe shumë efekte negative.

Nëse merrni sheqer natyral nga frutat apo lëngjet e tyre mund të promovoni fokusin afatgjatë dhe shëndetin e memories.

Kafeina

Një nga substancat që e ndikon më shumë trurin për gjendjen e alertit dhe fokusimit, është kafeina.

Kafeina ju ndihmon të jeni më të vëmendëshëm dhe ka efekt të menjëhershëm në largimin e përgjumjes.

Atë e gjeni tek çokollata, pijet energjike dhe disa medikamente.

Megjithatë bëni kujdes me konsumimin pasi shumë kafeinë është e dëmshme./AgroWeb.org

Shëndet

A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?

Published

on

Qoftë që po stërviteni për një garë vrapimi apo thjesht dëshironi të ruani formën fizike, shumë njerëz ndihen të pasigurt se mos ushtrimet ndikojnë negativisht në shëndetin e nyjeve.

Kjo frikë është e zakonshme, sidomos duke pasur parasysh se dhimbjet e nyjeve janë një ndër problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës.

Sipas statistikave, mbi 25 për qind e meshkujve rrezikojnë të zhvillojnë artrit, ndaj shumë prej tyre shmangin aktivitetin fizik nga frika se mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Një studim i Lawrence Berkeley National Laboratory zbuluoi se vrapuesit janë më pak të prirë të zhvillojnë dhimbje në nyje krahasuar me ata që nuk ushtrojnë. Vrapimi i rregullt, madje edhe në disa maratona në vit, nuk dëmton nyjet, përkundrazi, ndihmon në ruajtjen e tyre.

Sipas hulumtuesve, mbipesha është faktori më i madh që ndikon negativisht në nyje. Studimi ka treguar një lidhje të qartë mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive të djegura gjatë aktivitetit fizik.

Eksperti Dr. Frederik Fuchs rekomandon të zgjidhni vrapimin e lehtë, të bëni ushtrime zgjatjeje dhe, sa të jetë e mundur, të vraponi në ambiente natyrore, si në park, në vend të treadmill-it.

Ai thekson rëndësinë e vitaminës D, e cila ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, mineral thelbësor për shëndetin e kockave.

Mungesa e tyre çon në osteoporozë, ndaj ekspozimi i moderuar në diell është i domosdoshëm për mirëqenien e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes

Published

on

Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.

Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.

Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.

Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.

Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Shëndet

Pasojat e rënda të përdorimit të barnave për diabetin dhe humbjen e peshës

Published

on

Përdorimi i barnave që përshkruhen për diabetin e tipit 2 dhe kontrollin e peshës trupore të njohura si agonistë të GLP-1, mund të ndikojë në saktësinë e interpretimeve të imazheve onkologjike PET-CT, duke shkaktuar ekzaminime të panevojshme, vlerësim të pasaktë të stadit të kancerit dhe madje ndryshime në drejtimin e trajtimit.

Këto barna ndikojnë në metabolizmin e glukozës, lëvizshmërinë e stomakut dhe tonusin simpatik, gjë çon në modele atipike të përthithjes gjatë ekzaminimeve me fluordezoksiglukozë (FDG PET-CT).

Ky lloj skanimi përdoret për zbulimin e lezioneve malinje aktive, përfshirë kancerin e mushkërive, kolorektalin, limfomën, melanomën, kancerin e gjirit dhe vezoreve. Ai luan rol kyç në përcaktimin e stadit të kancerit dhe monitorimin e përgjigjes ndaj terapisë.

Pacientëve u rekomandohet të shmangin aktivitetin fizik apo masazhin 48 orë para skanimit, të mos konsumojnë karbohidrate 24 orë më parë dhe të mos hanë as pinë (përveç ujit dhe barnave) gjashtë orë para ekzaminimit. Para testit, pacientit i injektohet sasi kontrasti radioaktiv, ai shpërndahet në trup e ndihmon kamerën PET të identifikojë qelizat me përdorim të lartë të glukozës, siç janë qelizat tumorale.

Një studim i prezantuar në kongresin e 38-të të Shoqatës Evropiane për Mjekësi Bërthamore tregoi se përdorimi i agonistëve GLP-1 shkakton rritje të përthithjes së kontrastit në muskujt skeletikë, në miokard dhe në indin dhjamor kafe – elemente që mund të interpretohen gabimisht si kancer apo sëmundje inflamatore.

“Vërejtëm modele të pazakonta përthithjeje që mund të ngatërrohen me patologji nëse nuk merret parasysh historia e përdorimit të barnave të pacientit,” tha Dr. Peter Strouhal, specialist i mjekësisë bërthamore dhe autor kryesor i studimit.

Sipas tij, këto modele janë më të shpeshta, por mungojnë udhëzime ndërkombëtare që të standardizojnë mënyrën e interpretimit të tyre.

Ekipi kërkimor po planifikon të zgjerojë studimin në qendra të tjera të imazherisë dhe të krijojë bashkëpunim ndërkombëtar për të ndërtuar udhëzime të qarta për interpretimin e imazheve PET-CT tek pacientët që përdorin këto barna.

Aktualisht, studiuesit nuk rekomandojnë ndërprerjen e agonistëve GLP-1 para skanimit, por këshillojnë dokumentim të kujdesshëm të përdorimit të tyre në mënyrë që radiologët dhe onkologët të interpretojnë saktë rezultatet.

“Njohja e modeleve karakteristike ndihmon në shmangien e ankthit të panevojshëm e sigurimin e një kujdesi të saktë dhe në kohë,” përfundoi Dr. Strouhal. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara