Lajmet

Memli Krasniqi takohet me Natacha Gomes, bisedojnë për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut

Published

on

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është takuar me shefen e e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetet sociale bëri të ditur se kanë biseduar për të rritur bashkëpunimin, si dhe e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu po i jep Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Në takim me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Zonjën Natacha Gomes, biseduam për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona”.

“E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”.

Tutje Krasniqi tha se PDK-ja si parti shtetformuese do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet mike të Kosovës.

“PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit”.

Lajmet

Galliani lidhet me një rikthim të bujshëm te Milani

Published

on

Drejtori legjendar i epokës Berlusconi, Adriano Galliani thuhet se mund të ketë një rikthim të bujshëm në strukturat kuqezi.

Prej ditësh janë përhapur thashetheme, hamendësime dhe informacione për një lëvizje që, nëse realizohet, do të përfaqësonte një përgjigje direkte ndaj efektit Giuseppe Marotta te Interi. Në fakt, emri i Gallianit shihet si simbol i identitetit milanist dhe përfaqësim i vërtetë institucional, diçka që aktualisht i mungon klubit.

Ende nuk dihet saktësisht se në çfarë roli mund të angazhohej 82-vjeçari Galliani nëse do të rikthehej. Por ajo që përflitet është një funksion më shumë politik dhe institucional, pa ndërhyrje të drejtpërdrejta në operacionet e përditshme të merkatos apo menaxhimit sportiv.

Përkrahësit e kësaj ideje besojnë se Galliani do të sillte një nivel tjetër përfaqësimi për klubin, duke plotësuar boshllëkun që ka lënë pas largimi i figurave ikonike.

Ndërsa Interi ka përfituar dukshëm nga menaxhimi i Marottës, një prej “nxënësve” më të spikatur të vetë Gallianit, te Milani ndihen të pambuluar në këtë drejtim. Pikërisht për këtë, shumë e shohin rikthimin e tij si një nevojë për të sjellë sërish respekt dhe autoritet për kuqezinjtë në “Palatin” e futbollit italian.

Megjithëse mosha e avancuar nuk i lejon angazhime të ngjashme me ato të viteve të arta, roli i tij mund të jetë më shumë përfaqësues dhe strategjik, një pikë force dhe këshilltar “i pashkruar” për drejtuesit aktualë.

Në këtë pikë, mbetet për t’u parë nëse thashethemet do të konkretizohen në një lëvizje reale. Por një gjë është e qartë, rikthimi i Gallianit te Milani do të ishte një goditje e madhe imazhi dhe një kthim emocional në kohët e lavdishme për tifozët kuqezi.

Continue Reading

Lajmet

​Pas 23 vitesh, Shkelzen Lushtaku largohet nga KF Drenica

Published

on

Futbollisti i njohur kosovar, Shkelzen Lushtaku, ka vendosur të largohet nga klubi i futbollit ‘Drenica’, pas 23 viteve përkushtim ndaj sportit që e ka përcaktuar jetën e tij.

Përmes një postimi emocional, Lushtaku ka falënderuar klubin KF Drenica, të cilin e quan “pjesë e shpirtit tim”, duke kujtuar rrugëtimin nga hapat e parë në futboll deri tek titulli i fundit, me të cilin largohet nga fusha si kampion.

“Që nga ditët e rinisë sime, e deri më sot unë e kam jetuar këtë rrugëtim me pasion të sinqertë dhe dashuri të pakusht. Kam qenë krenar që isha pjesë e Drenicës, dhe sot largohem si një njeri i lumtur, sepse largohem si kampion!”, shkruan Lushtaku.

Ai nuk ka lënë pa falënderuar presidentët e klubit, bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët besnikë “Shqiponjat e Zeza”, duke theksuar se në ditët më të vështira të klubit ka dhënë gjithçka për ta çuar Drenicën në majë, me dinjitet e nder.

Një mirënjohje të veçantë ua ka dedikuar edhe emrave si Afrim Jashari, Tahir Lushtaku dhe Fadil Rama për mbështetjen e pakursyer, ndërsa falënderimet më të mëdha ia ka adresuar familjes që, siç thotë ai, “më qëndroi pranë në çdo moment dhe ishte gjithmonë forca ime më e madhe”.

Shkelzen Lushtaku paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të bëjë të ditur të ardhmen e tij profesionale.

Continue Reading

Lajmet

KFOR i del në ndihmë Kosovës për shuarjen e zjarreve, hedhin mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

Published

on

By

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në bashkëpunim me trupat amerikane të aviacionit të vendosur në Komandën Rajonale-Lindje, po vijon ndihmën për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të vendit.

Sipas një njoftimi zyrtar të KFOR-it, dy helikopterë ushtarakë të tipit UH-60 Black Hawk kanë realizuar një seri operacionesh ajrore për hedhjen e ujit në zonat e prekura, me qëllim mbajtjen nën kontroll të flakëve që rrezikonin jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale.

Gjatë dy orëve të operimit, ekipet ajrore realizuan gjithsej 18 hedhje, duke transportuar mbi 43.500 litra ujë në rajonet e përfshira nga zjarret”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. Më tej theksohet se kjo ndërhyrje dëshmon gatishmërinë e menjëhershme dhe angazhimin e fortë të misionit të NATO-s për mbështetjen e institucioneve lokale dhe mbrojtjen e civilëve në kohë krizash.

Ndërkohë, edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka konfirmuar përkeqësimin e situatës në terren. Vetëm gjatë gjashtë orëve të fundit, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Operative e AME-së, janë regjistruar gjithsej 80 vatra zjarri në mbarë vendin – prej të cilave 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar.

Zonat më të goditura janë fshatrat Siqevë dhe Resnikë në Komunën e Klinës, ku situata paraqitet veçanërisht e rënduar.

Continue Reading

Lajmet

Supremja e shpall të paligjshme Rregulloren e re për Koordinatorin kombëtar për luftimin e krimit ekonomik

Published

on

By

Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshme dhe e ka shfuqizuar rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.

Ky vendim vjen pasi Supremja e ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e prokurorit Shqipdon Fazliu – që ishte kryesues i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës që e kishte miratuar rregulloren.

Ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve. Detyrohet Këshilli Prokurorial i Kosovës që të njëjtin ta publikojë në mënyrë të njëjtë sikurse të miratimit të saj”, ka thënë Supremja.

Sipas vendimit, paditësi kishte pretenduar se kishte shkelje sa i përket miratimit të rregullores.

Vendimin mund ta lexoni këtu.

Continue Reading

Të kërkuara