Lajmet

Memli Krasniqi shpreh konsideratë për deputeten Vasfije Krasniqi

Për deputeten e deritashme të Kuvendit të Kosovës, nuk ka folur Kurti por as Konjufca apo Kusari-Lila.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur në seancën e Kuvendit konsideratë për deputeten e deritashme të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi e cila një ditë më parë njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj për arsye shëndetësore.

“Para se ta filloj fjalën time dëshiroj që ta shpreh konsideratën më të thellë për deputeten e  deritanishme Vasfije Krasniqin e cila dha dorëheqje nga pozita e deputetes edhe në emrin tim dëshiroj t’i uroj shëndet dhe suksese ka qenë nder për Kuvendin e Kosovën me pas në mesin tonë një deputete të fuqishme si ajo”, është shprehur kryetari i PDK-së.

Por, për deputeten e deritashme të Kuvendit të Kosovës, nuk ka folur as kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti por as kryeparlamentari Glauk Konjufca apo shefja e Grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara