Aktualitet

Memli Krasniqi në Viti: Koalicioni qeverisës po shënon progres

Aty u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe për progresin që po shënon koalicioni qeverisës.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Vitisë, e cila udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti në bashkëqeverisje me PDK-në, ku u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe për progresin që po shënon koalicioni qeverisës.

Lideri i PDK-së u shpreh i kënaqur me pritjen që iu bë nga kryetari i Komunës së Vitisë, nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj Komune, Bekim Azizi dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Këtu shoh një vullnet të madh për të zbatuar zotimet e bëra bashkërisht para qytetarëve dhe jam i sigurt që besimi i qytetarëve të Vitisë, që i kanë mveshur me përgjegjësi edhe njëherë kryetarin e Komunës, por edhe partnerët e koalicionit nga PDK-ja, vërtet do të zbatohet ashtu siç është deklaruar jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në angazhimet e tyre ditore”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së kritikoi Qeverinë Kurti për shpërfilljen e projekteve me rëndësi në Komunën e Vitisë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që brenda mundësive që ka PDK si lidere e opozitës të ndihmojë në përshpejtimin e përfundimit të projekteve përmes Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mund të mos e shpreh shqetësimin për neglizhencën nga qeveria qendrore për komunat në përgjithësi, por edhe Vitinë në veçanti, sidomos për projektet që kanë në fokus lehtësimin e jetës së qytetarëve. Ato janë të shumta, dhe një prej tyre është ndërlidhja e lokalitetit të Gërlicës me autostradën, që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, por edhe projekte të tjera të planifikuara, e që tash janë të penguara”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke falënderuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi për vizitën, tha se e njoftoi atë lidhur me strategjinë ekonomike lokale, progresin dhe sfidat që po hasin si Komunë.

“Kishim kënaqësinë që sot të kemi mysafir kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet, Memli Krasniqi, të cilin e njoftova për ecuritë në komunë, rrjedhat, punët, progresin, implementimin e projekteve dyvjeçare dhe atyre njëvjeçare, problematikat që po na krijohen e që i kemi në vazhdimësi, dhe tejkalimin e kësaj situate, por edhe për sfidat që ka Komuna e Vitisë”, tha Haliti. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Live

Lituania do të vendosë shërbimin universal ushtarak nga viti 2032

Published

on

By

Lituania planifikon ta shndërrojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në një sistem universal nga viti 2032, duke rritur numrin e rekrutëve vjetorë nga 5,000 në rreth 7,500. Vendimi u miratua nga Këshilli Shtetëror i Mbrojtjes dhe u konfirmua nga Presidenti Gitanas Nausėda, me synim forcimin e gatishmërisë ushtarake përballë kërcënimeve në rritje të sigurisë në rajon.

Modeli i ri do të përfshijë të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret ligjore dhe pritet të kushtojë mes 100 e 120 milionë euro. Krahas kësaj, vendi synon që deri në vitin 2040 ta rrisë rezervën aktive ushtarake nga 50,000 në 74,000 personel. Kryeministri Mindaugas Sinkevicius sqaroi se afati deri në vitin 2032 i është lënë ushtrisë për përgatitjen e infrastrukturës, akomodimit dhe trajnimit të rreth 300 instruktorëve shtesë.

Lituania kishte rikthyer shërbimin ushtarak në formë të pjesshme në vitin 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ky hap i ri përkon me shqetësimet e shteteve baltike dhe Polonisë për kërcënimet hibride dhe agresionin e mundshëm nga Rusia, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë të hyrë nga hapësira ajrore e Bjellorusisë. /The Geopost/

Continue Reading

Lajmet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara