Sport

Meksika dhe SHBA kualifikohen për në Kampionatin Botëror

Meksikanët dhe amerikanët përfunduan në këtë grup pas Kanadasë.

Published

on

Pasi e ka mposhtur El Salvadorin me rezultat 2-0, dhe Shtetet e Bashkuara që mundën Kosta Rikën 2-0, vërtetuan biletën për Botërorin 2022, gjatë ditës së 14-të dhe të fundit të zonës kualifikuese të Concacaf.

Meksikanët dhe amerikanët përfunduan në këtë grup pas Kanadasë, tashmë e kualifikuar pavarësisht humbjes nga Panama me rezultat 1-0.

Kosta Rika ka ende një shans për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar të planifikuar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, pasi do të luajë në play-off ndërkontinental kundër Zelandës së Re më 13 ose 14 qershor.

Sport

Vajzat e Kosovës përballë Gjibraltarit dhe Kroacisë

Published

on

By

Përfaqësuesja e vajzave të Kosovës në futboll do të zbresë në fushë në fillim të marsit për dy ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Takimi i parë do të zhvillohet më 3 mars 2026, me fillim nga ora 17:00, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kosova do të përballet me Kombëtaren e Gjibraltarit. Dardanet synojnë ta nisin me fitore këtë cikël ndeshjesh para publikut vendas.

Katër ditë më vonë, më 7 mars 2026 në ora 17:00, Kosova do të luajë në transfertë ndaj Kombëtares së Kroacisë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Branko Čavlović-Čavlek” në Karlovac.

Këto përballje pritet të jenë një test i rëndësishëm për vajzat e Kosovës, të cilat synojnë paraqitje sa më të mira dhe vazhdim të ngritjes në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Prishtina pret dy Kampionate Evropiane U20 në hendboll

Published

on

By

Prishtina  do të presë këtë verë dy Kampionate Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjeç. Shorti për këto gara është hedhur  në Vjena nga EHF.

Në “Men’s 20 EHF Championship I 2026” do të luajnë Kosova, Estonia, Gjeorgjia, Italia, Mali i Zi dhe Holanda. Kosova ka arritur në këtë nivel pas rezultateve të mira të arritura më herët dhe do të ketë ndeshje të vështira.

Në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe “Men’s 20 EHF Championship II 2026”, ku marrin pjesë Belgjika, Bullgaria, Finlanda, Britania e Madhe, Luksemburgu dhe Sllovakia.

Të dy kampionatet do të mbahen nga 12 deri më 19 korrik. Në fillim, ekipet do të luajnë secila me të gjitha ekipet e tjera, pastaj do të vazhdojnë ndeshjet për renditjen përfundimtare.

Ndërkohë, Kombëtarja U18 e Kosovës do të marrë pjesë në “Men’s 18 EHF Championship II 2026” në Gjeorgji në fillim të gushtit, ku do të garojnë edhe Belgjika, Bullgaria, Qipro, Gjeorgjia dhe Britania e Madhe.

Këto organizime e vendosin Prishtinën në qendër të hendbollit evropian për të rinj gjatë verës.

Continue Reading

Sport

700 mijë euro të paqarta, Sigal Prishtina: Nuk dorëzohemi

Published

on

By

Klubi KB Sigal Prishtina, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku drejtuesit aktualë kanë folur për gjendjen financiare dhe sfidat me të cilat po përballet klubi.

Drejtori i Përgjithshëm, Luan Maloku, deklaroi se pas marrjes së detyrës kanë hasur në një situatë të rëndë financiare, duke theksuar se rreth 700 mijë euro të derdhura në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar nuk figurojnë në llogaritë e klubit në fillim të janarit.

“Llogaritë i kemi marrë 0-0. Pagat e lojtarëve dhe stafit kanë qenë të papaguara. Edhe pasi janë derdhur rreth 700 mijë euro, ne sërish nuk kemi qenë të paguar. Ekziston edhe një overdraft prej 50 mijë eurosh minus, si dhe obligime ndaj autobusëve, aviokompanive dhe procese të tjera përmbarimore. Megjithatë, kjo nuk na ndal të ecim përpara”, theksoi Maloku.

Ai shtoi se klubi ka edhe obligime ndaj ATK-së, Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ligës, si dhe dy raste në BAT, për të cilat tha se janë në proces negociimi. Sipas tij, situata është e menaxhueshme dhe nuk rrezikon ekzistencën e klubit.

Maloku bëri thirrje publike për mbështetje më të madhe nga Komuna e Prishtinës dhe sponsorët potencialë, duke theksuar se klubi ka nevojë për përkrahje institucionale dhe financiare për sezonin e ardhshëm.

“Ne si Prishtina do të mbijetojmë sepse kemi sponsorë dhe kemi njerëz që nuk e lejojnë këtë klub të bie. Klubi kurrë më i bashkuar nuk ka qenë se tani. Dera është e hapur për këdo që dëshiron të ndihmojë, dhe do të ketë transparencë të plotë”, u shpreh ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Drejtori Sportiv, Edmond Azemi, i cili theksoi se klubi nuk do të dorëzohet dhe do të vazhdojë të punojë me korrektësi dhe transparencë.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi. Do të punojmë fort dhe do të jemi të hapur me mediat dhe qytetarët. Klubi i Prishtinës e meriton të jetë në vendin e parë”, deklaroi Azemi.

Edhe kapiteni Arbër Sinani siguroi tifozët se skuadra do të vazhdojë të japë maksimumin në parket, pavarësisht vështirësive financiare.

“Garantojmë se nuk do të dorëzohemi”, tha Sinani, duke kërkuar mbështetjen e tifozëve në këtë periudhë sfiduese për klubin bardhekaltër.

Pavarësisht krizës momentale, drejtuesit e Sigal Prishtinës u shprehën të bindur se klubi do ta tejkalojë këtë fazë dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij në basketbollin kosovar.

 

Continue Reading

Sport

Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2027

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Dardanet do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë në fillim të marsit në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 3 mars në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë kundër Gjibraltarit.

Përballja e dytë është planifikuar më 7 mars në stadiumin Branko Čavlović-Čavlek në Karlovac të Kroacisë kundër Kroacisë.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku krahas Kroacisë dhe Gjibraltarit, pjesë e grupit është edhe Bullgaria.

Ky edicion i kualifikimeve do të jetë një mundësi e mirë për Dardanet që të tregojnë potencialin e tyre dhe të përgatiten për sfidat ndërkombëtare drejt Kupës së Botës 2027.

Continue Reading

Të kërkuara