Lajmet

Mehaj pret në takim ministrin japonez Tatsuya Machida

Published

on

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot zëvendës ambasadorin e Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën, Tatsuya Machida. Ai e njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.

Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet  në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.

Ministri (zëvendës ambasadori)  i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në  në fushat me interes të përbashkët, posaçërisht në  fushën e kërkim–shpëtimit.

Bota

​Ministrat e Jashtëm të 25 vendeve kërkojnë të lejohen ndihmat në Gaza

Published

on

Ministrat e Jashtëm të 25 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Francë, Spanjë dhe Japoni, si dhe dy nënshkrues nga BE-ja, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme dhe duke kërkuar nga qeveria e Izraelit që të lejojë hyrjen e ndihmave dhe të lejojë aktorët thelbësorë humanitarë.

Deklarata në tërësi:

“Vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme. Uria po zhvillohet para syve tanë. Nevojiten masa urgjente tani për të ndaluar dhe për të kthyer pas urinë. Hapësira humanitare duhet të mbrohet, dhe ndihmat nuk duhet të politizohen kurrë. Megjithatë, për shkak të kërkesave të reja kufizuese për regjistrim, organizatat ndërkombëtare humanitare thelbësore mund të detyrohen të largohen së shpejti nga Territoret Palestineze të Okupuara, gjë që do të përkeqësonte edhe më shumë situatën humanitare. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Izraelit që të japë autorizimin për të gjitha dërgesat e ndihmave nga organizatat ndërkombëtare humanitare dhe të heqë pengesat për aktorët thelbësorë humanitarë për të operuar. Duhet të merren hapa të menjëhershëm, të përhershëm dhe konkrete për të lehtësuar qasjen e sigurtë, në shkallë të gjerë për OKB-në, OJQ-të ndërkombëtare dhe partnerët humanitarë.

Nënshkruesit:

Australia, Belgjika, Kanadaja, Qipro, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Islanda, Irlanda, Japonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv/Presidenti i Komisionit Evropian, Komisioneri i BE-së për Mesdheun dhe Komisioneri i BE-së për Barazinë, Përgatitjen dhe Menaxhimin e Krizave.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një person për zjarrvënie

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

Sipas hetimeve fillestare, zjarri ka shkaktuar rrezik serioz për pronën dhe sigurinë publike, për çka nga prokuroria kompetente është iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur veprimet që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe pronën, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit apo rrezikut të ngjashëm në numrin emergjent 192.

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident tragjik në rrugën Komoran–Carralevë, humb jetën një person

Published

on

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën Komoran–Carralevë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njësitet relevante të Policisë, përfshirë njësinë e trafikut rajonal, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Continue Reading

Aktualitet

​Një viktimë dhe 19 raste të reja me HIV në Kosovë në vitin 2025

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në vend. Prej tyre, 16 raste janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 3 të gjinisë femërore. Fatkeqësisht, është shënuar edhe 1 rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it.

Sipas statistikave zyrtare, nga viti 1986 deri më 2025, në Kosovë janë regjistruar 234 raste të infektimit me HIV, prej të cilave 53 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e zhvillimit të AIDS-it.

Çfarë është HIV dhe si bartet?

HIV është virus që sulmon sistemin imunitar. Nëse nuk trajtohet, ai çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Edhe pse aktualisht nuk ka shërim, me trajtim të rregullt personat që jetojnë me HIV mund të kenë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mos e transmetojnë virusin tek të tjerët.

HIV bartet përmes:

Marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje

Përdorimit të përbashkët të shiringave apo gjilpërave

Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo gjidhënies

HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, përdorimit të përbashkët të ushqimit, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave.

Si të mbroheni?

Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual

Përdorni vetëm mjete sterile për injektim

Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar – shërbime që janë falas, anonime dhe konfidenciale

Ku mund të testoheni?

Klinika Infektive në QKUK

Qendra e Studentëve – UP, Prishtinë

OJQ Labirinti (Prishtinë, Prizren, Gjilan)

CSGD – Prishtinë

IKSHPK inkurajon të gjithë qytetarët të informohen, të testohen dhe të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së HIV-it në vend.

Continue Reading

Të kërkuara