Lajmet

Mehaj: FSK po operon në rajonin më të goditur nga tërmeti në Turqi

Kontingjenti i FSK-së që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka bërë të ditur se kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit që ka lënë të vdekur mijëra persona. Mehaj ka njoftuar se ushtarët e FSK-së po operojnë në rajonin Hatay që është rajoni më i goditur nga tërmeti.

“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës. Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kujtojmë që kontingjenti i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit, të hënën është nisur për në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Lajmet

Humb jetën një shtetase maqedonase aksidentalisht te Qafa e Duhlës

Published

on

By

Një shtetase maqedonase ka humbur jetën sot aksidentalisht në magjistralen Suharekë – Shtime, përkatësisht tek vendi i quajtur Qafë e Duhlës.

Sipas informative informacioneve fillestare të Policisë së Kosovës, një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur.

Policia tha se sot, rreth orë 06:57, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në magjistralen Suharekë – Shtime, tek vendi i quajtur Qafa e Duhlës ka ndodhur një aksident trafiku ku është i përfshirë një motoçikletë.

“Si pasoj e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës së bashku me Emergjencën me të pranuar informacionin ka dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës deri sa i është dhënë ndihma mjekësore të lënduarit.

Sipas policisë, të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarr konform procedurave atë parapara me ligj.

“Prokurori i shtetit është informuar lidhur me rastin. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Policia tha se magjistralja Suharekë – Shtime është e qarkullueshme për lëvizjen e qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 34 persona

Published

on

By

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm në rajonin e Prishtinës. Sipas policisë, janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme. Nga ta, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 26 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25.04.2025, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës.

Operacioni ka rezultuar tejet i suksesshëm, me ç’ rast; Janë vëzhguar-verifikuar, 91 lokale të ndryshme. Në 60 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara. 15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe inspektoratet komunal për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas policisë, janë iniciuar 25 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si: organizim i lojërave të fatit, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, armëmbajtje pa leje, kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe: 18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur në angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin e Francës

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës, njoftoi Presidenca të hënën, më 7 korrik.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Guerot diskutuan edhe lidhur me konsultimet që presidentja ka zhvilluar me subjektet politike “në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë periudhë të ngërçit politik, Osmani ka takuar përfaqësuesit e partive politike – në takim të përbashkët dhe të ndarë.

Ajo ka bërë thirrje për respektim të aktgjykimit të Kushtetueses – që Kuvendi të konstituohet deri më 26 korrik.

Deputetët janë mbledhur edhe sot, më 7 korrik, në tentimin e 43-të për konstituim, por pa ndonjë rezultat.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Thirrje për të dalë nga kjo krizë institucionale ka brenda dhe jashtë Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Aksident mes dy veturave në Podujevë, një i lënduar

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Podujevë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.

Sot rreth orës 10:20,  Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm  mjekësor. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara