Kulturë
Meditimi, një guidë për fillestarët
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMe siguri që keni dëgjuar për benefitet e meditimit dhe njihni të paktën dikë që e praktikton, por nuk dini nga t’ia filloni ose e keni provuar dhe thjesht nuk keni ndjerë se u bëtë pjesë e atij procesi. Doni të provoni përsëri? Ja se si të përgatiteni për meditim të suksesshëm:
Përdorni një aplikacion: “Për këdo që është i ri në meditim, unë rekomandoj që të fillojë me meditim të drejtuar”, thotë Nathalie Walton, eksperte e meditimit. Ka një mori opsionesh, nga Open and Expectful (nëse jeni shtatzënë), te Insight Timer, Headspace, Calm etj.
Filloni nga pak, por jini të qëndrueshëm: Ju nuk doni të ndiheni të mbingarkuar nga detyra që keni përpara. Kjo është arsyeja pse duhet të filloni me një meditim 5 ose 10 minuta. Pastaj, zgjidhni një kohë që funksionon me rutinën tuaj të përditshme dhe angazhohuni për tre javë. Pas kësaj, rivlerësoni dhe shikoni nëse doni të vazhdoni, të shtoni kohën etj.
Rehatohuni: Është më lehtë të zhvillosh një praktikë të qëndrueshme nëse të pëlqen të vish në “vendin tënd të meditimit”. Krijoni një ambient të këndshëm, komod dhe të thjeshtë – një cep tek i cili të shkoni me qejf.
Mos u shqetësoni për “të zbrazurit e mendjes”: Kjo nuk është diçka që mund ta bëni dhe mund të jetë zhgënjyese të përpiqeni të pastroni mendimet tuaja plotësisht. Qëllimi i meditimit është thjesht të vini re mendimet tuaja dhe t’i lini të largohen – të mos i fshini ato ose të mos përpiqeni t’i ndaloni të shfaqen. Lëreni të rrjedhë si një proces i natyrshëm.
Krijoni playlist-ën tuaj (listën tuaj muzikore): “Ndonjëherë është më lehtë të përfshiheni kur kemi dhe dimë çfarë të dëgjojmë. Bashkoni disa audio meditimi, tinguj natyre ose gjithçka që ju ndihmon të shkoni më thellë, më shpejt.
Merrni mbështetje: Punoni me një mentor ose mësues që mund t’ju udhëzojë në mënyrat më të sigurta dhe më mbështetëse për t’iu qasur meditimit personalisht. Nëse jeni një i mbijetuar i traumës ose përjetoni ankth të lartë për shembull, do të dëshironi të punoni me dikë që kupton se meditimet ulur mund të jenë të pakëndshme për ju. Ata do t’ju tregojnë opsione që ndoshta ndihen më mirë, si meditimi përmes ecjes apo diçka tjetër.
Mos harroni: S’ka asgjë të çuditshme nëse ju duket e vështirë. Meditimi nuk do të jetë gjithmonë i lehtë. Bëni durim me veten tuaj dhe vazhdoni përpara. Shihni sa më shumë video me mësues të ndryshëm, për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo për ju.
Mos u dorëzoni: Ka aq shumë variacione të meditimit, sa është e sigurt se ekziston diçka që duket se është bërë enkas për ju.
Burimi: In Style
Kulturë
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Published
2 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Kulturë
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Published
2 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.
Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.
Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.
Kulturë
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki
Published
3 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.
“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.
Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.
Kulturë
“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare
Published
3 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.
Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.
Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.
Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.
“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
