Shëndeti

Meditimi ju ndihmon ta luftoni depresionin

Disa nga llojet e meditimeve kërkojnë gjendje të lartë të vetëdijesimit.

Published

on

Praktikat e lashta të meditimit që janë përdorur për shekuj në Indi dhe Kinë, tani përdoren për trajtimin i depresionit.

Disa nga llojet e meditimeve kërkojnë gjendje të lartë të vetëdijesimit. Dr. Robert Schwartz dhe se vetëdijesimi i rritur mund të ketë shumë përfitime për njerëzit me depresion dhe ankth.

“Ka një ndjenjë të fortë në fushën e neuroscience dhe në fushën e psikologjisë që meditimi dhe praktikat meditative mund të ndryshojnë fiziologjinë e trurit”, thotë Dr. Schwartz.

Disa lloje të meditimit që rekomandohen janë këto:

Meditimi “Mindfulness” (cilësinë ose gjendjen e të qenit i vetëdijshëm për diçka)

Terapitë njohëse që bazohen në mendje

Meditimi i ndërgjegjësimit

Meditim transcendent

Shëndeti

Qëndrimi ulur për periudha të gjata rrit rrezikun për sëmundje kronike

Published

on

Qëndrimi ulur për më shumë se 6 orë në ditë lidhet me rritjen e rrezikut për diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit.

Rekomandohet ngritja dhe lëvizja çdo 30–60 minuta.

Kur trupi është në gjendje pasive për periudha të gjata, metabolizmi ngadalësohet, muskujt e këmbëve dobësohen dhe qarkullimi i gjakut ngadalësohet, duke rritur rrezikun për mpiksje gjaku dhe tension të lartë.

Zgjidhja praktike është përdorimi i tavolinave të ngritura, pushimet aktive ose ecjet e shkurtra gjatë ditës së punës.

Edhe lëvizje të vogla, si shtrirja apo ushtrime të lehta, bëjnë ndryshim të madh në afatgjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Published

on

Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe janë të pasura më shumë vitamina. Por, ato kanë edhe disa efekte jo shumë të këndshme.

Ndër dobitë e fasuleve janë përmbajtja e lartë e hekurit, kaliumit, fibrave, proteinave dhe vitaminës B, transmeton EO.

Gjithashtu fasulet kanë veti kundër kancerit, për shkak të kimikateve që përmbajnë të cilat luftojnë qelizat kancerogjene.

Ndër të tjera parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në humbje peshe, për shkak se ngopin dhe nuk shëndoshin.

Të prekurit nga diabeti nuk duhet t’i ndajnë nga tryeza, për shkak se garantojnë një burim të qëndrueshëm të glukozës.

Por krahas dobive fasulet kanë edhe efekte të pakëndshme si gazrat, rritje të presionit të gjakut dhe stimulojnë shkaktimin e migrenë.

Continue Reading

Shëndeti

Ankthi i heshtur: Si manifestohet te gratë dhe pse nuk merret seriozisht?

Published

on

Ajo është vajza që gjithmonë mban situatat nën kontroll. Qesh, është e organizuar, e vëmendshme me të gjithë. Por ajo që nuk shohim është lodhja që ndjen nga brenda, ndjesia e përhershme e ankthit dhe tensionit që nuk shprehet me fjalë.

Shpesh, tek gratë ankthi nuk vjen me panik apo shpërthime emocionale, por me një ndjesi konstante të “mosmjaftueshmërisë”.

Perfeksionizmi, mbingarkesa me përgjegjësi dhe pritshmëritë sociale bëjnë që shumë gra ta fshehin ankthin me një buzëqeshje, madje edhe nga vetja e tyre.

Mjekët dhe rrethi shoqëror mund të mos e kuptojnë fare – sepse gratë kanë mësuar ta mbajnë veten gjithmonë “në rregull”.

Por kjo është pikërisht ajo që e bën ankthin e tyre më të rrezikshëm: fakti që nuk merret seriozisht, as kur ka nevojë urgjente për ndihmë.

Stop ankthit të heshtur!

Continue Reading

Shëndeti

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabet?

Published

on

Personat me diabetë duhet të tregojnë shumë kujdes me ushqimin ashtu si edhe me lëngjet. Ata duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat e përpunuara dhe karbohidratet tjera të rafinuara, që rrisin ndjeshëm nivelet e sheqerit.

Nga ana tjetër ka disa ushqime e pije të përditshme, të cilat është e pamundur t’i shmangesh aq lehtë.

Miliona njerëz në botë tregohen më dorëlëshuar kur vjen puna te pijet me kafeinë, sepse ndryshe nga sheqeri, kafeina supozohet të jetë më pak e dëmshme për personat me diabetë.

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabetë?

Kafeina ul ndjeshmërinë e insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2, një studim i vitit 2017 shpjegoi se kafeina rrit nivelin e glukozës dhe e mban lart atë për shumë kohë.

Kjo nuk duket diçka e mirë e megjithatë, studimet tjera thonë se disa aspekte të kafeinës janë mirëbërëse për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.

Pirja e dy filxhanëve në ditë ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 12 përqind, sipas studiuesve si kafeja dhe çaji kanë vlera shtesë për shkak të antioksidantëve të cilat mbrojnë trupin dhe rrisin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar.

Çaji jeshil mundet të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy, është i pasur me antioksidantë. Ky çaj është shumë i mirë për rënien në peshë sepse mbipesha është problem për diabetikët.

Pijet më të mira dhe më të këqija për personat me diabet:

Pijet e gazuara dhe me kafeinë nuk duhen konsumuara, thonë specialistët.

Këto pije kanë më shumë sheqer se sa kafeinë.

Një pije e gazuar ka 37 gramë sheqer ose 9 lugë çaji sheqer dhe vetëm 33 miligram kafeinë.

Pijet me ëmbëlsues artificialë rrisin rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit dhe diabetit të tipit 2.

Pijet energjike apo ato pije që pretendojnë të kenë vitamina janë të tmerrshme. Një kanaçe përmban 27 gramë sheqer dhe 28 gramë karbohidrate, duke u kthyer në tmerr të vërtetë për diabetikët dhe jo vetëm.

Vitaminat dhe mineralet merren më mirë nëpërmjet ushqimit e jo pseudo pijeve të shëndetshme.

Sasia e duhur e kafeinës të prekurit me diabet dhe jo vetëm, kur vjen puna tek sasia, ajo nuk është e njëjtë për çdo njeri.

Niveli i sheqerit në gjak rritet ndryshe nga njëri tek tjetri, ndaj i takon njerëzve të mbajnë nën vëzhgim racionet dhe sasitë e pijeve që konsumojnë dhe pasojat që lënë pas. Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin.

Continue Reading

Të kërkuara