Lajmet

Mediat raportojnë se ShBA-ja ofroi inteligjencë që ndihmoi në fundosjen e luftanijes ruse

Anija u fundos muajin e kaluar.

Published

on

Mediat kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar inteligjencë që ka ndihmuar Ukrainën të fundosë luftanijen ruse, Moskva muajin e kaluar.

Këto raportime nga New York Times dhe NBC News, vijnë pas raportimeve të tjera nga mediat në ShBA që thanë se autoritetet amerikane kanë ofruar informacione të inteligjencës për ushtrinë ukrainase për të shënjestruar gjeneralët rusë në fushëbetejë.

Deri më tani është konfirmuar vrasja e tetë gjeneralëve rusë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Këto raportime të mediave shtuan frikën se Uashingtoni po ndihmonte në përshkallëzimin e luftës dhe mund të provokonte një përgjigje më të fuqishme nga Moska, për shembull një shënjestrim të mundshëm të konvojeve që furnizojnë forcat ukrainase me armatim të NATO-s.

NBC News raportoi më 5 maj se ShBA-ja kishte ndihmuar në lokalizimin e Moskvas në Detin e Zi, me kërkesë të ushtrisë ukrainase. Por, sipas The Washington Post dhe Times, Qeveria amerikane nuk kishte njohuri për planet e Ukrainës.

Luftanija Moskva u fundos në mes të muajit prill, pasi besohet se u godit nga dy raketa ukrainase. Moska ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në bordin e kësaj anije ka shpërthyer zjarr.

Kremlini ende nuk e ka pranuar publikisht fundosjen e luftanijes Moskva, që ka rezultuar me një numër të panjohur të marinsave të vrarë ose të zhdukur.

Më 4 maj, Times raportoi se zyrtarët amerikanë u kanë ofruar detaje autoriteteve ukrainase mbi shtabin mobil të ushtrisë ruse. Forcat ukrainase më pas e kanë përdorur atë informacion për të shënjestruar oficerët rusë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se është e vërtetë që SHBA-ja ofron inteligjencë ushtarake forcave të Kievit. Por, ai tha më 5 maj:

“Ne nuk u ofrojmë inteligjencë për vendndodhjen e udhëheqësve të lartë ushtarakë në fushëbeteja dhe nuk marrim pjesë në vendimet e ushtrisë ukrainase se kë ajo synon ta shënjestrojë”./REL

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara