Lajmet

Më shumë shtete vendosin sanksione ndaj Rusisë

Australia më 23 shkurt tha se do të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë duke shënjestruar dy banka ruse.

Published

on

Më shumë vende perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë.

Australia më 23 shkurt tha se do të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë duke shënjestruar dy banka ruse dhe duke vendosur ndalime udhëtimi për tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Putinit.

Kryeministri Scott Morrison – si udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani – tha se sanksionet ishin grupi i parë në një arsenal sanksionesh të mundshme që Australia mund të përdorë kundër Rusisë.

Ndërkohë, kryeministri japonez, Fumio Kishida, më 23 shkurt përshkroi gjithashtu masat kundër Rusisë, duke thënë se qeveria e tij do të ndalojë shpërndarjen e re të letrave me vlerë të qeverisë ruse në Japoni.

Japonia do të ndalojë gjithashtu udhëtimin e njerëzve të lidhur me dy rajonet separatiste ukrainase dhe do të ngrijë asetet e tyre në Japoni, tha Kishida.

Lëvizjet vijnë pas vendimit të Putinit për të njohur dy rajone separatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe për të dërguar trupa atje, veprime që u dënuan nga Perëndimi, Kombet e Bashkuara dhe vende e organizata të tjera.

Pavarësisht veprimeve të tij, Putin më 23 shkurt tha se vendi i tij ishte gati të kërkonte “zgjidhje diplomatike” për krizën aktuale, por ai theksoi se interesat e Rusisë nuk ishin të negociueshme.

“Vendi ynë është gjithmonë i hapur për dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm, për kërkimin e zgjidhjeve diplomatike për problemet më komplekse”, tha Putin në një fjalim.

Megjithatë, ai shtoi se: “interesat e Rusisë, siguria e qytetarëve tanë, janë të panegociueshme për ne”.

Perëndimi e ka akuzuar Putinin se po kërkon një pretekst për një pushtim të plotë të Ukrainës pasi Rusia grumbulloi më shumë se 150,000 trupa përgjatë kufirit, duke fajësuar shpesh Kievin për dhunën në rajon.

“Askush prej nesh nuk do të mashtrohet” nga pretendimet e Putinit për Ukrainën, tha presidenti i ShBA, Joe Biden në një fjalim më 22 shkurt, ndërsa shpalli sanksionet e para kundër Rusisë për agresionin e saj.

“Ky është fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës”, tha Biden, duke iu referuar planeve të deklaruara të Putinit për të dërguar trupa përtej rajoneve në Ukrainën lindore që separatistët e mbështetur nga Rusia pretendojnë se i kontrollojnë.

Masat e Uashingtonit përfshijnë sanksione ndaj dy bankave ruse dhe sanksionet për të bllokuar qasjen e Moskës në institucionet financiare perëndimore.

Britania, BE-ja dhe Kanadaja njoftuan sanksione të ngjashme kundër Moskës, ku shumica thonë se mund të vendosen masa më serioze nëse Rusia kryen një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës.

Në anën tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi i tij po pezullonte procesin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në reagim ndaj veprimeve të Moskës në Ukrainë.

Scholz u tha gazetarëve se kishte kërkuar të pezullonte procesin e rishikimit nga rregullatori gjerman për tubacionin prej 11 miliardë dollarësh që është projektuar për të ofruar gaz natyror në Gjermani nga Rusia nëpërmjet Detit Baltik.

Tubacioni është kundërshtuar prej kohësh nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, të cilët thonë se do të rriste varësinë e Evropës nga furnizimet ruse të energjisë.

Uashingtoni ka thënë gjithashtu se do të shkaktojë dëm ekonomik për Ukrainën, duke i mundësuar Moskës të ridrejtojë eksportet e gazit rreth Ukrainës, duke e privuar vendin nga miliarda dollarë në vit tarifa tranziti.

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë votoi njëzëri më 22 shkurt për të plotësuar kërkesën e Putinit për të përdorur forcën ushtarake jashtë vendit, një veprim që ndez më tej krizën me vendet perëndimore.

Votimi erdhi pasi Putin i dërgoi një letër Këshillit të Federatës duke kërkuar zyrtarizimin e një dislokimi ushtarak në rajonet në Ukrainën lindore që separatistët e mbështetur nga Rusia pretendojnë se i kontrollojnë një ditë pasi Putin njohu pavarësinë e tyre.

Putini më vonë shtroi kushtet për t’i dhënë fund krizës që ka kërcënuar ta fusë Evropën në luftë. Këto përfshijnë heqjen dorë nga Ukraina nga ambicia e saj për t’u bashkuar me NATO-n./REL

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara