

Aktualitet
Më në fund ka më shumë Navajo se sa Cherokee
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNavajo janë fisi më i populluar amerikan vendas në SHBA, sipas regjistrimit të fundit, ku pretendohet se kaluan fisin Cherokee.
Navajo dhe Cherokee kanë qenë gjithmonë në garë për kreun e fisit më të madh indigjen në SHBA.
Popullsia vendase që zë kryesisht Arizonën veriore dhe pjesë të territoreve të Utah dhe New Mexico ka arritur në 400 000 njerëz, përkundrejt 392 000 të Cherokee që kryesisht popullojnë territoret e Oklahoma.
Në vitin 2010, Cherokee ishin larg fisi më i madh, me një popullsi prej 820 000 kundrejt 332 000 Navajo.
Secili prej 574 fiseve të njohura federalisht të SHBA zgjedh kriteret me të cilat mund të numërojë popullsinë e tyre. /os/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Aktualitet
Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive
Published
41 minutes agoon
September 16, 2025By
UBT News
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për aq kohë sa vazhdon ofensiva e tij në Gaza.
Deklarata erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të garës së çiklizmit Vuelta a España në Madrid, ku protestues pro-palestinezë bllokuan itinerarin.
Sánchez tha se Izraeli nuk duhet të përdorë sportin për të zbardhur barbarizmin e tij dhe shprehu admirim të thellë për protestuesit paqësorë.
Ai shtoi se ngjarjet në Madrid duhet të nxisin një debat global mbi pjesëmarrjen e Izraelit në sport.
Ndërkohë, opozita konservatore në Spanjë e akuzoi kryeministrin për nxitje trazirash dhe njollosje të imazhit të vendit, ndërsa qeveria izraelite e cilësoi qëndrimin e tij si “anti-Izrael dhe antisemit”, raporton The Guardian.
Protestat tërhoqën mbi 100 mijë njerëz, ku pati përplasje me policinë dhe dhjetëra të lënduar. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e spanjollëve mbështesin qëndrimin kritik të qeverisë ndaj Izraelit./S.K/KP/
Aktualitet
Prezantohet skema e granteve për energji të pastër për bizneset prodhuese
Published
2 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Është bërë prezantimi i skemës së granteve për energji të pastër ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili përmendi dhe dy prioritetet e qeverisë me të cilën edhe udhëheqi për katër vite.
“Shumë prej jush që jeni të pranishëm e qindra prodhues të tjerë tashmë i keni hapur dyert për linja automatike për robot e për pajisje të reja falë 100 milion euro kredive investuese të subvencionuara për 379 ndërmarrjet dhe 12 milionë euro të tjera për 440 biznese të cilat e zgjeruan kapacitet pa e rrezikuar bilancin. Për këtë jemi siguruar që të shfrytëzojmë edhe përkrahjen e mërgatës sonë përmes emitimit të boneve të thesarit në vlerë prej 10.4 milionë euro të cilët kanë mundësuar investimet për prodhuesit vendor. Si vazhdimësi e investimeve që kemi bërë deri më tani skema të cilën po e prezantojmë sot është reflektim i dy prioriteteve të qeverisë sonë. E para përkrahjes së sektorit privat e veçanti të prodhuesit dhe rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve vendore dhe e dyta, rritjes së efiçiencës së energjisë e cila po ashtu ndërlidhet ngushtë me uljen e kostos së prodhimit dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregun vendor e ndërkombëtar”, tha mes tjerash Kurti.
Ndërsa ministrja në detyrë e ekonomisë, Artane Rizvanolli tregoi më shumë detaje për këtë skemë.
“Jemi të gatshëm që të zbatojmë këto skema të reja me një bashkëpunim të ngushtë që siguron një bashkëpunim të ngushtë nga ministritë relevante, nga njëra anë ajo e Ministrisë së Tregtisë dhe në anën tjetër ajo e Ekonomisë dhe kjo skemë vjen në një moment kyç kur në Kosovë po zbatohet faza e dytë e liberalizimit të tregut ku mbi 700 kompani tashmë operojnë në treg të liberalizuar dhe kjo është mënyra jonë për të siguruar që ata që prekën më së shumti pra bizneset prodhuese, pra që janë dhe shtylla kryesore të kenë përkrahjen e duhur për të bërë investime që janë të dobishme për ta dhe për ekonominë e Kosovës në shumë mënyra, duke përfshirë këtu rritjen e konkurrueshmërisë, uljen e kostos, ndikimin në uljen e importit si dhe të ketë biznese më të gjelbra dhe më konkurrueshme në Evropë sot dhe në të ardhmen”, tha Rizvanolli.
“Skema e granteve për energji të pastër do të ofrojë deri në 20 mijë euro grant për një masë të vetme ose deri në 25 mijë euro nëse kombinohen dy masa, ndërsa mbi afatet e aplikimit mund të gjinden në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, KIESA dhe MINT”, tregoi Rizvanolli.
E pranishme ishte edhe ministrja MINT-it në detyrë, Rozeta Hajdari dhe ambasadori i Luksemburgut në Prishtinë, Sh.T. Eric Dietz./S.K/EO/
Aktualitet
Haradinaj paralajmëron trazira nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Published
2 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale në Hagë, mund të ketë trazira në Ballkan.
Haradinaj u shpreh se situata më e ndjeshme do të jetë në Maqedoni.
“Këtë e kam thënë që një muaj e gjysmë më parë. Do ketë trazira në Ballkan dhe pikërisht pika më e dobët do të jetë në Maqedoni, sepse aty ende janë senet e koklavitura, sepse ka filluar edhe trysnia mbi shqiptarët”, tha ai.
Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së është drejt fazës përfundimtare.
Ditën e djeshme dhe sot do dëshmojë ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ndërsa në fund të dhjetorit pritet të përcaktohet nëse do të mbyllet procesi gjyqësor i katër të akuzuarve./S.K/EO/
Aktualitet
Akuza për spiunazh, Jelena Gjukanoviq mohon fajësinë
Published
3 hours agoon
September 16, 2025By
UBT News
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar gjykimi ndaj Jelena Gjukanoviqit, e cila po akuzohet për spiunazh nga Prokuroria Speciale. Sipas prokurorisë, Gjukanoviq në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, me vetëdije të plotë ka kryer veprime duke i ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA).
Para trupit gjykues, Gjukanoviq nuk e ka pranuar fajësinë për akuzat që i ngarkohen.
“Nuk e pranoj fajësinë”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, prokurori Bekim Kodraliu ka prezantuar aktakuzën e ngritur ndaj saj.
“Nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, deri në momentin e arrestimit të saj, me datë 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, në pozitën ‘Zyrtare e Programit Kombëtar në Zyrën Rajonale në Mitrovicë’, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të Misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, Agjentit Rezident të BIA-së, Aleksandër Vllaiq, të cilit i ka përcjellë informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar tek zyrtarë të lartë të BIA-s, përkatësisht përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari tjetër, ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në zyrat e BIA-së në Beograd. Gjithashtu, e pandehura përmes influencimit dhe ndikimit të saj, nga pozita që mbante në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuar për spiunazh Aleksandër Vllaiq dhe zyrtarët e BIA-së, e njëjta gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armigësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, çka përmes këtyre veprimeve, të qëllimshme, e pandehura, ka cenuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit, si dhe personelit ndërkombëtar të Misionit të OSBE-së në Kosovë”, tha ai./S.K/EO/

Musk shton 2 milionë aksione të reja në portofolin e Teslës

Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Coachella 2026/Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G në krye të line-up

Shkenca hedh dritë mbi vlerën e dëgjimit

Aktorët e ‘The White Lotus’ festojnë pas Emmy, edhe pse nuk triumfuan

Sveçla mungon, dështon seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend

Williams: Nuk ia kemi aspak frikën Arsenalit

Prezantohet skema e granteve për energji të pastër për bizneset prodhuese

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26