Ish-modelja e Victoria’s Secret, Bridget Malcolm, është bërë virale për ekspozimin e atmosferës së ‘dëmshme’ të markës dhe kritikon përpjekjen e tyre për diversitet dhe fuqizimin e grave duke i quajtur ato një “shaka”.
Marka është përballur me një sërë kritikash viteve të fundit dhe këtë vit njoftoi se do të zëvendësojë “Engjëjt” e saj me “VS Collective” duke përfshirë atletë, aktivistë dhe aktorë si zëdhënësit e rinj të markës së brendshme.
Në një video në TikTok me titull “a little too late Victoria’s Secret”, Malcolm ekspozon sa e sëmurë dhe nënpeshë ishte ndërsa ecte në shfaqjen vjetore të modës Victoria’s Secret 2016.
Modelja Bridet Malcolm në vitin 2016 dhe tani.
“Unë gjeta sytjenën time nga sfilata e Victoria’s Secret 2016. Kjo është një madhësi 30A, unë tani jam një madhësi 34B që është e shëndetshme për mua”. Malcolm tregon se sa e vogël është madhësia për trupin e saj tani të shëndetshëm.
“Trishtimi pas syve të mi nga shfaqja e vitit 2016 ma thyen zemrën” vazhdoi ajo.
Ajo më tej pretendoi se Ed Razek, ish-zyrtari kryesor i marketingut e refuzoi atë për shfaqjen e Victoria’s Secret në vitin 2017. Ajo pretendon se ai tha se trupi i saj “nuk dukej mjaft mirë”.
Ajo përfundon videon duke thënë, “Victoria’s Secret kampanja juaj performuese është një shaka” në përgjigje të ribrandimit të kompanisë.
Modelja Australiane ka qenë një nga zërat më të zhurmshëm që dënon markën e të brendshmeve dhe industrinë e modelimit.
Malcolm së pari foli për Victoria’s Secret dhe industrinë e modelimit në vitin 2018 kur ajo diskutoi publikisht betejën e saj me një çrregullim të ngrënies që “e la atë me një sistem tretës të shkatërruar dhe ankth kronik”.
Në videon e saj më të fundit, ajo pretendoi se agjentët e saj e inkurajonin atë të merrte kokainë, të bënte seks dhe e shtynin vazhdimisht të humbte peshë ndërsa ishte e mitur.
Në ditëlindjen e saj të 26-të, ajo nuk ishte në gjendje të dilte nga shtëpia e saj për një vit “pa pasur sulme paniku dhe ankth” dhe “mendime vetëvrasëse”.
Modelja është rikthyer në industri, duke punuar me marka që e bëjnë atë të ndihet e sigurt dhe ka vendosur të flasë tani pasi më në fund ka arritur një pikë të shëndetshme në shërimin e saj./UBTNews
Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.
Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.
Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.
Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.
Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.
Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/
Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.
Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.
Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.
Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.
Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.
Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/
Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.
Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.
Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.
Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.
Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/