Lajmet

Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 15 gusht 2024 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, sipas ministrisë do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria ju fton të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./UBTNews/

Aktualitet

Presidentja Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani

Published

on

Në 27 vjetorin e rënies, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ismet Rrahmanin.

Në njoftimin e Presidencës në Facebook, thuhet se ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.

“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur.

Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani”, shkruhet në postim.

Continue Reading

Aktualitet

Liburn Aliu jep dorëheqje shkaku i Dimal Bashës

Published

on

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Aliu me anë të një shkrimi në Facebook ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësitë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka shkruar Aliu.

Aliu është parë më i tërhequr në paraqitje publike përgjatë fushatës zgjedhore. Ai s’ka qenë as në listën e kandidatëve për deputetë.

Continue Reading

Aktualitet

LVV ankohet në Supreme kundër urdhrit të PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe

Published

on

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

PZAP-ja e urdhëroi javën e kaluar komisionin zgjedhor ta certifikojë partinë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar pak ditë pasi asaj iu mohua regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Dy anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi ishin të vetmit që votuan kundër certifikimit të kësaj partie e që i kërkuan Gjykatës Supreme ta rrëzojë vendimin e PZAP-së.

Ky rast është pothuajse një përsëritje e rastit të zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit, kur LVV e kishte kundërshtuar deri në Supreme pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, por pa sukses.

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe është kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

 

Continue Reading

Aktualitet

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë–Pejë, një i vdekur

Published

on

Një person ka humbur jetën në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 02:08 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai tha se aksidenti dyshohet se ndodhi kur gjatë lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.

Ai po ashtu tha se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit mbetet të dërgohet në IML për obduksion.

“Me datën 27.08.2025 rreth orës 02:08 ne rrugën nacionale Prishtine –Peje në fshatin Korroticë është shkaktuar aksident trafiku. E përfshirë në aksident ka qenë automjeti; Toyota Corolla me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjatë lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.
Në vendngjarje ka arritur ekipi emergjent, të cilët kanë marr personin e lënduar dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor, por më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dal ekipet relevante policore për të hetuar shkaqet tjera të aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë mbetet të dërgohet ne obduksion”, tha Hoxha.

Continue Reading

Të kërkuara