Aktualitet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare.

Published

on

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit

II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

2. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin

publik.

3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021:

4. votimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,

5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,

6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,

7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,

8. Votimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),

22. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

24. Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,

25. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë

28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,

36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

43. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

44. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

45. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

46. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

47. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

48. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

49. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve të Seancave të mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Aktualitet

Mbi 200 të plagosur në Izrael në 24 orët e fundit

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se 204 persona të plagosur u dërguan në spitale në 24 orët e fundit, për shkak të armiqësive të vazhdueshme me Iranin.

Që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, një total prej 5,045 personash janë dërguar në spitale. Nga këta, 120 mbeten të shtruar në spital, përfshirë 12 në gjendje të rëndë. Më herët Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) njoftuan se kishin goditur dy objekte kyçe të përdorura për të zhvilluar raketa detare me rreze të gjatë veprimi në kryeqytetin iranian, Teheran.

Në një postim në Telegram, ushtria izraelite tha se “sulmet e rëndësishme” kishin shkaktuar dëme të mëdha në objekte ditët e fundit, duke vënë në dukje se raketat ishin të afta të “shkatërronin shpejt objektivat në det dhe në tokë”.

Shtoi se sulmet “përbëjnë një hap tjetër në dobësimin e mëtejshëm të infrastrukturës së prodhimit ushtarak të regjimit”. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

OKB paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme paraqet rreziqe të mëdha globale

Published

on

By

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Turk, ka paralajmëruar se lufta ka krijuar një situatë “jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të paparashikueshme”.

“Ky konflikt ka një fuqi të paparë për të zënë në grackë vendet përtej kufijve dhe në të gjithë botën”, tha ai.

Turk tha se shtetet në Lindjen e Mesme ishin pranë një “katastrofe të plotë”, ndërsa luftimet po i afrohen muajit të fundit, duke vrarë më shumë se 2,000 njerëz në të gjithë rajonin dhe duke shkaktuar çrregullime të mëdha globale në tregjet e energjisë.

“E vetmja mënyrë e garantuar për ta parandaluar këtë është t’i jepet fund konfliktit, dhe unë i bëj thirrje të gjitha shteteve, dhe veçanërisht atyre me ndikim, të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta arritur këtë.” /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Krusha e Madhe: 26 vite pritje, 26 vite qëndresë mbi hirin e krimeve serbe

Published

on

By

Sot mbushen plot 26 vite nga nisja e njërës prej masakrave më tronditëse të luftës së fundit në Kosovë, ajo e Krushës së Madhe, ku makineria vrastare serbe la gjurmë të pashlyeshme dhimbjeje dhe tmerri.

Më 25 mars të vitit 1999, vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake rrethuan fshatin dhe për tri ditë me radhë ushtruan terror dhe vrasje mbi popullatën civile të pambrojtur.

Gjatë kësaj periudhe të përgjakshme, u vranë dhe u masakruan mizorisht 241 banorë, në mesin e të cilëve shtatë fëmijë dhe pesë gra, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë.

Nga ky ferr i vërtetë arritën të mbijetojnë me lëndime të rënda vetëm 25 persona, ndërsa fati i 64 të tjerëve vazhdon të mbetet i pazbardhur edhe sot e kësaj dite, duke e mbajtur hapur plagën e ankthit për familjarët që ende presin një përgjigje.

Ndonëse ngjarjet tragjike në Krushë të Madhe ishin pjesë qendrore e aktakuzës në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit dhe krerëve të tjerë serbë, drejtësia për banorët ka mbetur në gjysmë të rrugës, pasi deri më tani asnjë proces gjyqësor nuk ka dënuar drejtpërdrejt ekzekutorët që kryen këto krime në terren.

Për këtë fshat të Rahovecit, i cili pas luftës u bë simbol botëror i qëndresës përmes forcës së grave të tij, dhimbja mbetet po aq e freskët sa në marsin e vitit 1999, ndërsa kërkesa për llogaridhënie dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve mbetet thirrja kryesore që ushton në çdo përvjetor mbi varret e martirëve.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi vajzën e tij në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërsa më vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëditor.

Continue Reading

Të kërkuara