Lajmet

Mbi 200 mjekë janë larguar nga Kosova, 300 janë të papunë

Arieta Dragusha nga Grupi për Ballkan, tha se ikja e mjekëve tregon një mungesë perspektive në vend.

Published

on

Grupi për Ballkan ka publikuar raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit.

Arieta Dragusha nga Grupi për Ballkan, tha se ikja e mjekëve tregon një mungesë perspektive në vend. Sipas raportit të këtij grupi, nga viti 2018 deri në shtator të vitit 2022 janë lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Kurse vetëm nga janari deri në shtator të vitit 2022 janë lëshuar 183 certifikata të tilla.

Prandaj u bë thirrje që të rritet me urgjencë buxheti për sektorin e shëndetësisë duke iu afruar mesatares së BE-së prej 9,9% të bruto produktit vendor.

“Kjo lëvizje e mjekëve tregon me shumë mungesë perspektive. Sipas Statistikave 60% e qytetarëve shprehin dëshirën që të jetojnë jashtë vendit. Për vitet 2019-2020, janë lëshuar 352 leje të punës për punëtorët shëndetësor nga Kosova në Gjermani. Nga viti 2018 deri në shtator të vitit 2022, Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Krahasuar me vitin 2020 kur kjo odë ka lëshuar 105 certifikata të tilla, nga Janari deri në Shtator 2022, e njëjta ka lëshuar 183 certifikata”, deklaroi ajo.

Sipas Dragushës, situatë më e rëndë është në Odën e Infermierëve. Ajo deklaroi se nga janari deri në shtator të vitit 2022 janë lëshuar 586 certifikata për infermierë.

“Situatë më e rënduar është nga Oda e infermierëve. Gjatë vitit 2021 nga Oda e Infermierëve të Kosovës janë lëshuar 140 certifikata. Numri i certifikatave të lëshuara nga kjo odë, nga Janari deri në Shtator të vitit 2022, është katërfishuar në 586 certifikata. Gjatë vitit 2021 nga Oda e Infermierëve të Kosovës janë lëshuar 140 certifikata. Numri i certifikatave të lëshuara nga kjo odë, nga janari deri në shtator të vitit 2022, është katërfishuar në 586 certifikata”, tha ajo.

Ifran Krasniqi nga Ministria e Shëndetësisë, tha se këtë vit kjo ministri ka rritur buxhetin për shëndetësinë.

“Me ligjin e ri kemi ndarë 98 milionë euro, 300 pozita të reja, 42 pozita të reja në inspektoriat. Kemi shtuar buxhet për lista eseciale. Po ashtu kemi paraparë udhëzimin administrativ, se fundi kemi nënshkruar një marrëveshje me USAD për të na ndihmuar për menaxhimin e financave”, tha ai.

Naser Gjonbalaj nga Oda e Mjekëve të Kosovës tha se nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova dhe se rreth 300 mjekë të tjerë janë të pa punë.

“Deri më sot janë 215 mjekë që kanë ikur nga  janari deri me sot. Ajo që është shqetësuese është se 37% më shumë se sa prodhojmë mjekë. Në data-bazën tonë kemi rreth 300 mjekë që janë të pa punë. Nëse nuk merren parasysh rritja e pagave dhe kushteve të punës. Në jemi të pa kënaqur”, tha ai.

Naser Rrustemaj nga Oda e Infermierëve të Kosovës tha se numri i profesionistëve shëndetësorë është me i madh se sa shifrat që po paraqiten. Ai bëri thirrje që institucionet të marrin hapa të shpejt që t’u rrisin rrogën profesionistëve shëndetësorë dhe të përmirësojnë kushtet e punës.

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara