Sport
“Mbështetja për Shqipërinë mund të zbehet në Kosovë”, kritikohen zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKandidatura e përbashkët e Federatës Shqiptare të futbollit më atë të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian Euro 2027 për grupmoshat U21, paraqitja e gazetarit shqiptar me simbole të shtetit serb por edhe emërimi i një trajneri serb në krye të skuadrës shqiptare, Partizanit ka nxitur reagime të shumta në opinionin futbolldashës në Kosovë.
Analistët, trajnerë dhe njohësit e futbollit në Kosovë konsiderojnë se një qasje e tillë në Shqipëri mund të sjellë edhe zbehjen e mbështetjes që tifozët kosovarë kanë për Kombëtaren Shqiptare.
Gazetari i sportit, Lulzim Shala ka thënë se kjo sjellje e akterëve të sportit në Shqipëri nuk është rruga e duhur dhe është e dëmshme edhe në aspektin moral.
“Ne jemi shumë të ndjeshëm në këtë drejtim dhe duhet edhe Shqipëria në këtë aspekt të ketë pak kujdes…Kjo është shumë e dëmshme në aspektin moral sepse po ndikon në aspektin e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave…Kjo praktikë nuk po çon në rrugë të drejtë, duhet të jetë bashkëpunimi shumë më i madh Kosovë-Shqipëri, të na kuptojë edhe Shqipëria ne se çfarë telashe kemi pasur në të kaluarën me Serbinë”, deklaroi Shala.
Kurse gazetari Arlind Sadiku konsideron se përmes këtyre lëvizjeve po tentohet të normalizohet fakti që Shqipëria dhe Serbia kanë shpallur kandidaturn për Evropianin U21 në vitin 2027.
“Mendoj se po fillon të organizohet, të bëhet tereni për Kampionatin Evropian 2027 që do të organizohet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Në këtë formë po mundohen që të lidhen urat e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, qoftë duke sjellë trajner apo duke dalë publikisht gazetarë me fanellën e Serbisë, duke e normalizuar në një far formë për popullin për njerëzit një bashkëpunim ndërmjet dy shteteve që për shqiptarët e Shqipërisë mund të duket normal, por për shqiptarët e Kosovës nuk është normal…Ne po shohim që propaganda anti-Kosovë është duke u rritur vazhdimisht, nuk është që po marrin mësim apo serbët po fillojnë ta pranojnë këtë bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës por ata po e rrisnin propagandën anti-Kosovë”, theksoi Sadiku.
Madje, sipas njohësve, kjo situatë mund të çojë edhe në zbehjen e mbështetjes së tifozëve kosovarë për kombëtaren kuq e zi.
“Mendja që do të ndikojë, sidomos me ofrimin e Kohës së Kampionatit Evropian. Ne kemi parë që edhe tifozët kuq e zi zyrtarisht e kanë kundërshtuar organizimin e Kampionatit Evropian ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë dhe mendoj se edhe përkrahja e tifozëve ndaj Kombëtares Shqiptare do të zbehet nëse vazhdon me këtë bashkëpunim ndërmjet dy shteteve sepse po shohim që vetëm njëra anë po shpreh gatishmëri”, theksoi Sadiku.
Kjo për shkak se kosovarët janë ende shumë të ndjeshëm kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Serbinë.
“Tifozët e Kosovës e kanë ngjallur Kombëtaren e Shqipërisë në futboll që nga vitit 2000 e tutje Shqipëria ka pasur pak tifozë, duhet thënë hapur këtë gjë, kurse tifozët e Kosovës e kanë ngjallur Kombëtaren e Shqipërisë. Natyrisht që mund të ketë ndikim shumë negativ në këtë drejtim sepse ne jemi shumë të ndjeshëm në këtë aspekt”, shtoi Shala.
Për më tepër, trajneri i futbollit, Gani Sejdiu ka tërhequr vërejtjen që nëse vazhdon ky lloj trendi, Kosova duhet ta shoh nga një kënd tjetër mbështetjen e pakusht ndaj Shqipërisë.
“Unë mendoj që këto gjëra kanë filluar të shpeshtohen, gjëra të cilat ne na prekin shumë sepse e dikë se sa jemi të lidhur ne kosovarët për shtetin e Shqipërisë, kështu që kjo nuk është e mirë…Kjo gjithsesi mund të ndikojë shumë sepse nëse vazhdon ky trend atëherë vjen në një moment ku edhe ne duhet të vetëdijësohemi dhe t’i shikojmë gjërat nga një kënd tjetër…Nëse dikush nuk të respekton, atëherë edhe respekti yt ndaj dikujt mund të zbehet”, ka thënë Sejdiu.
Ndryshe, së fundmi, në një intervistë për KosovaPress, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës i cili ka thënë se nuk i ka pëlqyer bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të futbollit më atë të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 në viti 2027.
Sport
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Published
22 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Albina Rrahmani ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për Kombëtaren U19 të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Dardanet e reja gjatë këtij muaji do të përballen me Moldavinë, Lituaninë dhe Ishujt Faroe.
Ndeshjet do të zhvillohen në Kaunas, në kuadër të Grupit 2 të Ligës B.

Sport
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Published
23 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Juventus FC ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano Spalletti deri më 30 qershor 2028, duke i dhënë stabilitet projektit afatgjatë të klubit torinez.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga drejtuesit e klubit, ku shefi ekzekutiv Damien Comolli ka theksuar rëndësinë e këtij vendimi. Sipas tij, Spalletti ka pasur ndikim të menjëhershëm pozitiv te skuadra, klubi dhe komuniteti, duke dëshmuar se është personi i duhur për të udhëhequr Juventusin drejt objektivave të mëdha. Ai shtoi se stili ambicioz i lojës dhe vlerat e trajnerit përputhen plotësisht me identitetin e klubit dhe pritjet e tifozëve.
Spalletti, një nga emrat më të njohur të futbollit italian, mori drejtimin e Juventusit më 30 tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Igor Tudor. Më herët ai ka drejtuar edhe kombëtaren e Italisë, si dhe klube të mëdha si Napoli, Inter, Roma dhe Zenit St. Petersburg, duke ndërtuar një karrierë të pasur në Itali dhe jashtë saj.
Trajneri 67-vjeçar u ka komunikuar fillimisht vendimin lojtarëve, duke theksuar se skuadrën e presin sfida të rëndësishme, por ai mbetet i bindur në potencialin e grupit për të arritur suksese. Nën drejtimin e tij, Juventusi ka regjistruar 17 fitore në 31 ndeshje, me gjashtë humbje dhe tetë barazime.
Ndërkohë, situata e Edon Zhegrova mbetet e paqartë. Sulmuesi kosovar nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme në formacion, pasi Spalletti, ashtu si edhe paraardhësi i tij, po e lë kryesisht në stol, duke ngritur pikëpyetje për rolin e tij në të ardhmen te “Zonja e Vjetër”.
Sport
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Published
23 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Silvio Baldini do të marrë përkohësisht drejtimin e kombëtares së Italy national football team për ndeshjet miqësore të muajit qershor, ka njoftuar Federata Italiane e Futbollit.
Baldini, i cili aktualisht është edhe përzgjedhës i Italisë U21, është emëruar si zgjidhje e përkohshme pas dorëheqjes së Gennaro Gattuso. Largimi i Gattusos erdhi pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, pasi “Azzurrët” u mposhtën në finalen e plejofit nga Bosnjë-Hercegovina.
Italia do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në qershor, fillimisht ndaj Luxembourg national football team më 3 qershor dhe më pas kundër Greece national football team katër ditë më vonë.
Ndërkohë, emërimi i përzgjedhësit të ri të përhershëm pritet të bëhet pas zgjedhjeve të Federatës Italiane të Futbollit, të planifikuara për 22 qershor. Kriza në futbollin italian është thelluar edhe më tej, pasi edhe presidenti i federatës, Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqje pas këtij dështimi të madh.
Sport
Dy duele interesante në La Liga dhe Bundesliga
Published
1 day agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Sot pritet të zhvillohen dy ndeshje interesante në kampionatet kryesore evropiane, me vëmendjen kryesore në La Liga dhe Bundesliga.
Në Spanjë, në La Liga, do të përballen Real Madrid dhe Girona FC, një ndeshje që pritet të sjellë intensitet të lartë, pasi Real Madrid kërkon të ruajë pozitat në garën për titull, ndërsa Girona synon të vazhdojë formën e mirë dhe të surprizojë një nga ekipet më të forta në Evropë.
Ndërkohë në Gjermani, në Bundesliga, do të luajnë FC Augsburg kundër TSG Hoffenheim, një duel ku të dy skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme për renditjen në tabelë, në një kampionat gjithmonë shumë konkurrues dhe me ritëm të lartë.
UBT: Shkencë dhe teknologji për një jetë më të mirë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 11 prill, në vitet nëntëdhjetë
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
