Shëndet

Maska me trangull dhe kos për lëkurë perfekte

Published

on

Trangulli rekomandohet shumë të aplikohet edhe në zonën e syve kundër rrathëve të zinj dhe në të gjithë fytyrën sepse është i pasur me biotinë dhe vitaminat A, B1 dhe C.

Duke qenë se 96 përqind e trangullit përbëhet nga uji, kjo nënkupton që falë tij, lëkura është më e hidratuar.

Trangulli njihet si qetësues natyral i lëkurës e sidomos asaj të fytyrës, duke e mbushur me antioksidantë që largojnë rrudhat dhe thatësinë e dëmshme.

Çfarë ju duhet?

1 trangull i vogël dhe 2-3 lugë gjelle kos

Përgatitja e maskës

Për të krijuar këtë maskë siç edhe e lexuat duhen vetëm dy përbërës dhe mund të nisni nga puna.

Grini trangullin hollë në rende dhe vendoseni në një enë.

Më pas shtoni po aty edhe kosin dhe përzieni mirë me lugë të gjithë masën.

Më pas këtë masë aplikojeni menjëherë mbi lëkurë të pastër në mënyrë të njëtrajtëshme.

Sigurohuni që ajo të mbulojë të gjithë fytyrën njësoj dhe shtrihuni të pushoni diku, në mënyrë që të evitoni ndotjen e ambientit përreth apo rrobave me kos.

Këtë trajtim mbajeni mbi fytyrë për 5-10 minuta derisa të thahet e më pas shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

Ju rekomandojmë që këtë trajtim ta bëni të paktën 3-4 herë në javë për të larguar entjet, fryrjet dhe për t’i dhënë shumë hidratim fytyrës tuaj.

Shëndet

Shëndeti në filxhan, çaj nga lëkura e mandarinës

Published

on

Mandarinat janë ndër frutat më të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre portokalli shkëlqen dhe dallon për ngjyrën e ndezur, më intensive se agrumet e tjera.

Tuli i mandarinës ndahet lehtësisht në thela të barabarta, të cilat mund të shkëputen pa mundim.

Çdo thelë është plot me lëng, aromë dhe shije, duke e bërë këtë frut jo vetëm të shijshëm, por edhe të ushqyeshëm.

Mandarina është burim i pasur i vitaminës C. Një mandarinë mesatare siguron 31% të dozës ditore të rekomanduar të kësaj vitamine të rëndësishme, që forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Pse nuk duhet të hedhim lëkurat e mandarinave?

Shumë prej nesh kanë zakoni të hedhin lëkurat e mandarinave, por ato kanë vlera të mëdha shëndetësore.

Sipas të dhënave, lëkura e mandarinës ndihmon në uljen e kolesterolit, një efekt që është konfirmuar edhe nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore.

Përveç që është e shijshme, ajo ofron përfitime të rëndësishme për shëndetin, lëkura nuk duhet të nënvlerësohet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Nga mango te avokado, frutat me më shumë dhe më pak sheqer

Published

on

Sheqeri i frutave shoqërohet me fibra, vitamina dhe minerale, gjë që e bën shumë më të balancuar për organizmin se sa sheqeri i përpunuar.

Megjithatë, edhe sheqeri natyral duhet konsumuar me masë, sidomos nëse po përpiqeni të humbisni peshë ose keni gjendje shëndetësore ku sheqeri mund të përkeqësojë situatën.

Frutat më të rekomanduara në këto raste janë ato që përmbajnë më pak sheqer dhe më shumë antioksidantë, fibra dhe lëndë ushqyese.

Frutat me më shumë sheqer

Mango: Një mango përmban 45 gram sheqer. Për këtë arsye, nëse përpiqeni të kufizoni sheqerin, këshillohet të konsumoni vetëm disa feta.

Rrushi: Një filxhan me rrush ka rreth 23 gram sheqer. Për të mbajtur sheqerin nën kontroll, konsumoni sasi të vogla.

Qershitë: Një filxhan qershi përmban 18 gram sheqer. Kujdes me sasitë, sepse është e lehtë të teprohet.

Dardha: Një dardhë mesatare ka 17 gram sheqer. Nëse doni të reduktoni sheqerin, mund të konsumoni vetëm gjysmën e saj.

Shalqiu: Ai është i pasur me ujë dhe minerale, por një copë e vogël përmban 17 gram sheqer.

Fiqtë: Dy fiq mesatarë përmbajnë 16 gram sheqer. Konsumoni me moderim nëse po mbani sheqerin nën kontroll.

Bananet: Një banane mesatare ka 14 gram sheqer. Për sheqer më të ulët, mund të konsumoni gjysmën ose të zgjidhni bananet jeshile.

Frutat me më pak sheqer

Avokado: Vetëm 1.33 gram sheqer për një frut, por ka kalori të larta, prandaj konsumojeni me kujdes.

Mjedrat: Një filxhan përmban 5 gram sheqer dhe 8 gram fibra, të dobishme për tretjen dhe ndjesinë e ngopjes.

Papaja: Gjysma e një papaje të vogël përmban vetëm 6 gram sheqer dhe mjafton për një vakt të lehtë.

Luleshtrydhet: Një filxhan luleshtrydhe ka vetëm 7 gram sheqer. Mund t’i konsumoni si pjesë të sallatave ose si vakt të ndërmjetëm.

Edhe pse frutat përmbajnë sheqer natyral, zgjedhja e atyre me më pak sheqer dhe konsumimi i moderuar mund t’ju ndihmojë të mbani një dietë të shëndetshme pa hequr plotësisht ëmbëlsinë natyrale të frutave. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të hanë vezë personat me sëmundje të zemrës?

Published

on

Vezët janë ndër ushqimet më të konsumuar në botë, të përballueshme, ushqyese dhe shumë të larmishme.

Ato përmbajnë vitamina, aminoacide thelbësore, acid folik, omega-3 dhe minerale si seleni dhe hekuri, si dhe ofrojnë një burim të shkëlqyer proteinash cilësore për ndërtimin dhe rigjenerimin e qelizave.

Për shkak të përmbajtjes së kolesterolit dhe yndyrnave, roli i tyre në dietën e personave me kolesterol të lartë apo sëmundje kardiovaskulare ka qenë objekt debati.

Studime të ndryshme, përfshirë Mayo Clinic dhe National Institutes of Health, tregojnë se konsumimi i moderuar i vezëve, deri në shtatë copa në javë – nuk rrit rrezikun për sëmundje të zemrës tek individët e shëndetshëm.

Përkundrazi, vezët mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar kur kombinohen me perime, drithëra integrale dhe yndyra të pangopura.

Konsumimi i sasive të mëdha, mbi 12 vezë në javë, rrit rrezikun për probleme kardiovaskulare, sidomos te personat me nivele të larta të kolesterolit LDL, sipas Journal of the American College of Nutrition.

Një studim dhjetëvjeçar në Greqi tregoi se personat që konsumonin një deri tri vezë në javë kishin rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës krahasuar me ata që nuk konsumonin ose konsumonin sasi të tepërta.

Ekspertët e Harvard School of Public Health nënvizojnë se ndikimi i vezëve varet shumë nga konteksti i dietës: ato janë më të dobishme kur zëvendësojnë mishin e përpunuar, por më pak të favorshme kur konsumohen me ushqime të pasura me yndyra të ngopura.

Moderimi dhe larmishmëria janë çelësi i shëndetit të zemrës. Personat me kolesterol të lartë ose sëmundje kardiake nuk kanë pse të shmangin vezët, por duhet t’i konsumojnë deri në 7 copa në javë, duke i kombinuar me fibra, perime dhe yndyra të pangopura.

Një dietë e tillë ndihmon në kontrollin e kolesterolit dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Tetë vende të reja në listën britanike për rrezikun nga pijet e falsifikuara me metanol

Published

on

Tetë shtete të reja janë shtuar në listën e paralajmërimeve të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të rrezikut nga helmimi me metanol që mund të ndodhë nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të ndotura.

Sipas raportimit të BBC, vendet e reja të përfshira janë: Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda, pas disa rasteve të britanikëve që janë prekur në këto shtete.

Më herët, paralajmërimi përfshinte Tailandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhën, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin, pas disa incidenteve serioze — përfshirë vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar.

Autoritetet britanike u bëjnë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes ndaj shenjave të mundshme të helmimit me metanol, si shikim i turbullt, konfuzion apo probleme me frymëmarrjen, që mund të çojnë në sëmundje të rënda ose edhe vdekje. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara