Aktualitet

Maqedonia do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, gjatë takimit, i cili u karakterizua nga një frymë konstruktive dhe e pajtimit të plotë mbi interesat reciproke të bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, u konstatua se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nuk kanë ndonjë çështje kontestuese e që do të mund të bëhej pengesë për ruajtjen dhe thellimin e këtyre raporteve të përbashkëta miqësore.

Konjufca shprehu vlerësimin e tij se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët, prandaj të tilla duhet të jenë edhe qëllimet.

“Në këtë kontekst, integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe avancimi drejt BE-së e bën më të sigurt edhe vet Kosovën si aspiruese e këtyre integrimeve”, tha Konjufca, duke vlerësuar po ashtu kontributin e liderëve të Maqedonisë Veriore në arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila u bë një model i mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërfqinjësore në rajonin tonë dhe një ogur i mirë i rrugës së pashmangshme euro-atlantike për të gjithë.

Ministri Osmani e uroi kryetarin Konjufca për konstituimin e institucioneve të reja në Kosovë, duke besuar se tashmë stabiliteti institucional i Kosovës do të reflektojë edhe në intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Po ashtu, ministri Osmani e konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Maqedonisë Veriore në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, duke garantuar se shteti i tij do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës edhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Më tej, ministri Osmani e informoi kryekuvendarin Konjufca për fillimin e investimeve infrastrukturore që kanë nisur në Maqedoninë Veriore (vazhdimi i autostradës nga Bllaca në Shkup), e të cilat do ta lehtësojnë dhe rrisin volumin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Në fund, kryekuvendari Konjufca i shprehu ministrit Osmani gatishmërinë dhe nevojën e bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke besuar shumë në dobishmërinë që do ta kishte për Kosovën njohja e përvojës së Maqedonisë Veriore në proceset transformuese legjislative drejt rrugës së integrimit evropian, rrugë nëpër të cilën synon të kalojë edhe Republika e Kosovës.

Rajoni

UBT sjell programin e mençur për sigurinë kibernetike në Konferencën më të madhe të IEEE-së për Teknologji dhe Siguri – “Smart Security for Smart Cities”

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi në Romë rezultatet e punës shkencore dhe inovative të ekipit të UBT-së dhe Universitetit të Sofjes për zhvillimin e programit të mençur për sigurinë kibernetike, i cili po implementohet tashmë në qytetin e mençur të UBT-së. Ky prezantim rriti interesimin e pjesëmarrësve, të cilët shtruan pyetje dhe shprehën kërkesën për implementimin e këtij modeli edhe në vende dhe sisteme të tjera në botë.

Gjatë Konferencës më të madhe të IEEE-së për Teknologji dhe Siguri, Rektori Hajrizi prezantoi temën “Advanced Techniques for Reconnaissance and Enumeration in Internal Network Security Assessments”, duke përfshirë rezultatet e punimeve shkencore të realizuara nga ai dhe kolegët nga UBT dhe Universiteti i Sofjes për Teknologji, në kuadër të programit për avancime shkencore.

Në kuadër të konferencës dhe panairit të teknologjisë, Rektori pati mundësinë të takojë përfaqësues dhe ekspertë nga ushtritë pjesë e Aleancës së NATO-s, ushtria italiane dhe amerikane, universitete të ndryshme nga e gjithë bota, si dhe përfaqësues të kompanive kryesore të sektorit teknologjik. Ai gjithashtu takoi Prof. DePonte, udhëheqësin e konferencës, me të cilin ranë dakord për nismat dhe marrëveshjet e bashkëpunimit në fusha specifike.

Rektori Hajrizi prezantoi punën e bërë në UBT në fushat e shkencës dhe teknologjisë që lidhen me sektorin e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit të infrastrukturës kritike dhe të qëndrueshme, duke vënë theks të veçantë në sigurinë kibernetike, robotikë, teknologjinë e droneve, 5G, Internet of Things, Digital Twins dhe Inteligjencën Artificiale. Ai prezantoi gjithashtu një sërë projektesh të financuara nga UBT dhe Bashkimi Evropian, të cilat kanë rezultuar me produkte dhe aplikacione inovative.

IEEE është një nga organizatat më prestigjioze në botë, dhe punimet e saj vlerësohen jashtëzakonisht shumë ndërkombëtarisht. Prof. Dr. Edmond Hajrizi është anëtar i rregullt i IEEE-së dhe kontribuon prej vitesh me punime dhe organizimin e eventeve të saj. UBT ka një kontribut të spikatur në kuadër të konferencave të IEEE-së.

Continue Reading

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara