Aktualitet

Maqedoni e Veriut, regjistrohet viktima e parë nga gripi stinor në këtë vit

Pacienti, i cili ka ndërruar jetë nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit.

Published

on

Është regjistruar viktima e parë si pasojë e gripit stinor për këtë vit në Maqedoni të Veriut. Personi që ka ndërruar jetë është një 65 vjeçar nga Shkupi, te i cili është konstatuar influenca A/H3. Pacienti, i cili ka ndërruar jetë nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, ndërsa ka qenë duke u kuruar në Klinikën Infektive.

Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik është bërë e ditur se pacienti, i cili ka ndërruar jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të zemrës si dhe nga mushkëritë e bardha. Nga Klinika Infektive nuk kanë dhënë detaje për këtë rast. Jo zyrtarisht është mësuar se ai ka qenë i shtruar një muaj në Klinikë, përkatësisht gjatë gjithë dhjetorit, ndërsa ka ndërruar jetë më 1 janar.

Gjatë sezonit të gripit, gjithsej janë regjistruar 3 viktima. Dy nga Shkupi dhe një nga Dibra. Raporti i fundit i institutit të Shëndetit Publik ka treguar se gjatë javës së parë të janarit janë regjistruar 821 raste me grip stinor, që është për rreth 350 raste më shumë krahasuar me një javë më parë, ndërsa për rreth 75% ky numër është më i lartë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Moshat nga 0-4 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi. Autoritetet shëndetësore bëjnë apel për vaksinim kundër gripit, shkruan AlsatM Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup kanë thënë se me rritjen e numrit të të prekurve nga gripi është rritur dhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

“Kohëve të fundit kemi rritje drastike të të sëmurëve nga gripi stinor dhe me këtë është rritur interesi për vaksinim. Në Qendrën për shëndet publik vetëm javën e kaluar janë vaksinuar rreth 500 persona me vaksinën kundër gripit. 1:07 Vaksinohen të gjithë qytetarët pa marrë parasysh moshën. Vaksina kundër gripit sezonal është mbrojtja e vetme e sigurt kundër gripit”. Ne kemi kontraktuar 2000 vaksina që janë private, me pagesë të pacientëve dhe mbi 1500 veçmë janë harxhuar. 1:35 Personat që kanë mbetur pa u vaksinuar apeloj që të vaksinohen në numër sa më masiv me qëllim që të mbrojmë komplikimet nga gripi sezonal”, ka thënë Besim Zeqiri, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik.

Deri më tani, me vaksina kundër gripit sezonal janë imunizuar rreth 60 mijë qytetarë.

Live

Trump bën thirrje për mbështetje nga kjo betejë vendimtare për ekonominë dhe Kongresin

Published

on

By

Teksa amerikanët po u drejtohen masivisht kutive të votimit në këto zgjedhje përcaktuese, Presidenti Donald Trump ka shfrytëzuar fjalën e tij për t’u bërë thirrje votuesve që të mbështesin kandidatët e partisë së tij.

Përmes një sërë mesazhesh në platformën Truth Social dhe një interviste telefonike për Fox News, Trump veçoi atë që e cilësoi si përparim ekonomik nën administratën e tij, ndërsa pretendoi gjithashtu se ka “kontroll të plotë” mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Sondazhet e fundit tregojnë se ekonomia dhe çmimet e larta mbeten faktori kryesor që po përcakton votën e qytetarëve, ku një pjesë e mirë e elektoratit po shprehet e shqetësuar për menaxhimin e sfidave ekonomike dhe efekteve të konflikteve ndërkombëtare.

Rezultati i këtij votimi do të jetë përcaktues për të ardhmen e legjislativit amerikan, pasi do të vendosë nëse Republikanët do të ruajnë shumicën në Kongres apo nëse Demokratët do të marrin kontrollin e dhomave përfaqësuese.

Continue Reading

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

Lajmet

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Të kërkuara