Lajmet

Maqedonci ftohet në Komision, deputetët kërkojnë sqarime për ushqimin e largimin e pjesëtarëve të FSK-së

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ministri është ftuar në Komisionin me propozim të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni. Sipas Qunit, Maqedonci duhet të raportojë para deputetëve për shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.

“Kemi parë lajmet në media që kohën e fundit ngritën disa shqetësime. Kam pasur kërkesa për shërbimet e FSK-së me ushqim. E kam konsideruar që është e pandershme me u deklaruar pa pasur informata zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Po ashtu çështja e fundit është largimi i FSK-së, kërkoj që të jeni sa më korrekt dhe të mospolitizuar këtë çështje. Të diskutohen këto çështje të shohim sa janë të vërteta, nëse janë ku qëndron problemi. Mundemi të vijmë në një epilog të përbashkët edhe të shohim ku është problemi që pjesëtarët e FSK-së po largohen nga FSK-ja”, deklaroi Quni.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli u pajtua me propozimin e Qunit.

“Pajtohem me këtë diskutim, me mënyra e qasjes profesionale dhe pajtohem ta kemi ministrit në takim. Pajtoj që sa më shpejt që ka mundësi ai të bashkëbisedojë dhe të raportoj të gjitha shqetësimet”, tha Dugolli.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka propozuar që të intervistohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Komisioni miratoi plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Përderisa pjesë e grupit punues do të jen Erxhan Galushi, Anton Quni dhe Enver Dugolli.

Aktualitet

Pse burrat janë më të rrezikuar nga sulmi në zemër se gratë? Shpjegon kardiologu Edis Demiri

Published

on

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv Edis Demiri shpjegoi arsyet pse burrat preken më shpesh nga sulmet në zemër në krahasim me gratë.

Ai theksoi rolin kyç të hormoneve mashkullore, si testosteroni dhe dihidrotestosteroni, të cilat gjenden në nivele shumë më të larta tek burrat.

“Së pari, këto hormone janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit mashkullor, por njëkohësisht ato përshpejtojnë procesin e aterosklerozës – ngushtimin dhe ngurtësimin e arterieve”, shpjegoi Demiri.

Ai shtoi se testosteroni ndikon edhe në intensifikimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke i përkeqësuar në mënyrë indirekte.

Në anën tjetër, Demiri theksoi se gratë kanë nivele shumë më të ulëta të testosteronit, ndërsa hormone femërore si estrogjeni ushtrojnë një efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të zemrës, duke reduktuar rrezikun e infarktit dhe ngushtimit të arterieve.

Për më shumë informacion dhe këshilla të dobishme, shikoni episodin e plotë të podcastit “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktualitet

Pejë: Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në pompë derivatesh

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në komunikatën për media thuhet se sipas aktakuzës, të pandehurit me datën 21 maj të këtij viti rreth orës 23:35 në Pejë, duke vepruar si anëtarë të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në këtë qytet, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë.

Më pas me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905 euro, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575 euro, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale.

Continue Reading

Aktualitet

30 ditë paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi 30 ditë paraburgim Sinisha Spasiqit, i dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dhe sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë edhe në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Gjykata ka bërë të ditur se S.S dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë.

“S.S. dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë”, njoftoi gjykata.

Sinisha Spasiq u arrestua të dielën në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Spasiq ka shërbyer si rezervist aktiv në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP). Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Published

on

Ka vdekur një 23-vjeçar i cili ra në kontakt me energjinë elektrike ditën e djeshme në Gjilan.

I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK.

Mirëpo përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.

Continue Reading

Të kërkuara