Lajmet

​Mantelbardhët paralajmërojnë protestë

Published

on

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor, ku një ndër kërkesat e tyre është rritja e pagave.

Sipas njoftimit të federatës, pas diskutimit të sfidave kryesore me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë, kryesia ka marr vendim për protestë.

Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së”, thuhet tutje.

FSSHK ka theksuar se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

Lajmet

​Deputetja e VV- Çitakut: Secila fytyrë që del për të folur më e pakëndshme për historinë e Kosovës

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka reaguar pas padisë së paralajmëruar nga Partia Demokratike e Kosovës për masat sanksionuese të BE-së ndaj Kosovës.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku tha sot në një konferencë për media se për shkak të shpifjes ndaj dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, do të ngrihet padi ndaj deputetes Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Kjo e fundit në një reagim në Facebook ka ironizuar me deklarimet e partisë më të madhe opozitare, duke thënë se “secila fytyrë që del për të folur më e pakëndshme për historinë e Kosovës”.

Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku. Ndoshta është e udhës të reagojë kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mos heqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani u bashkohet amerikanëve për Ditën e Falënderimeve në Bondsteel

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier, ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kremtuan Festën e Falënderimeve në kampin Bondsteel.

Osmani u shprehu mirënjohjen ushtarëve amerikanë për angazhimin e tyre për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Dita e Falënderimeve është festë kombëtare vjetore në Shtetet e Bashkuara që feston të korrat dhe bekimet e tjera të vitit. Ajo është modeluar sipas një feste të korrave të vitit 1621 dhe është veçanërisht e pasur me legjenda dhe simbolikë.

Ushqimi tradicional i vaktit të Falënderimeve zakonisht përfshin gjelin e detit, mbushjen e bukës, patate, boronicat e kuqe dhe byrek me kunguj.

Continue Reading

Lajmet

Mbledhja e AKP-së, këto janë vendimet që u morën

Published

on

By

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se Bordi i kësaj agjencie ka miratuar dokumente strategjike dhe ka shqyrtuar disa kërkesa të ndryshme.

Sipas AKP-së, Bordi shqyrtoi dhe miratoi Planin Vjetor të Punës dhe Performancës së AKP-së për vitin 2025 si dhe Raportin e Komisionit të Banesave (1 aprovim dhe 5 refuzime).

Sa i përket shitjeve me tender publik Bordi aprovoi transakcionet e SHAL 69 (10 aprovime dhe 12 refuzime). Ndërsa sa i përket shitjeve direkte Bordi në këtë mbledhje aprovoi klasifikimin dhe kategorizimin sipas shfrytëzimit aktual të pronës për 69 raste sipas vendimeve paraprake për inicimin e shitjes direkte”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Bordi shqyrtoi dhe miratoi kërkesën nga KGJK për Miratimin e vazhdimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencisë për financimin e Ofruesve të Shërbimeve për nevojat e administratës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Më tej thuhet se Bordi shqyrtoi dhe miratoi një numër kërkesash për qiradhënie të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, përfshirë kërkesat nga subjekte të ndryshme për transferim të qirave dhe qiradhënie direkte.

Veç kësaj Bordi i Drejtorëve miratoi shpërndarjen plotësuese të mjeteve për: NSh “Energoinvest” dhe NSh “Tregtia” ndërkaq për NSh “NHT Rugova” miratoi raportin korrigjues për shpërndarje. Në vazhdën e kësaj mbledhje Bordi miratoi propozimet për heqje dorë nga 5 parcela, asete të NSh-ve në emër të interesit publik.

Continue Reading

Lajmet

Kurti thotë se ka komunikim të vazhdueshëm me Osmanin për politikën e jashtme

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të premten se ka komunikim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për politikën e jashtme, pas fjalimit të saj kritikues se marrëdhëniet e vendit me aleatët po vihen në rrezik.

Në fjalimin e saj vjetor para deputetëve më 21 nëntor, Osmani bëri thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën.

I pyetur rreth kësaj deklarate gjatë një ngjarjeje në Podujevë të premten, Kurti tha se “unë vazhdimisht kam qenë në komunikim dhe bashkërendim edhe me presidenten Osmani edhe kryeparlamentarin [Glauk] Konjufca edhe ministren e jashtme [Donika] Gërvalla sa i përket politikës së jashtme”.

Besoj që të arriturat i kemi të përbashkëta edhe kësisoj duhet të vazhdojmë. Nuk ka vështirësi dhe sfida të tilla që nuk i tejkalojmë”, tha Kurti.

Osmani theksoi se aleanca e Kosovës me vendet e tjera “është më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”.

Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e republikës sonë”, tha ajo.

Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr Kurti, është kritikuar dhe akuzuar nga Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i vendit, si dhe nga Bashkimi Evropian, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në 12 muajt e fundit, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë hapash për ta shtrirë autoritetin në veriun e banuar me shumicë serbe, duke mbyllur institucionet paralele serbe, duke ndaluar dinarin dhe duke ndërtuar stacione policore.

Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovësdhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, me gjithë mospajtimet për disa çështje.

Presidentja Osmani tha gjatë adresimit të saj se “asnjëherë nuk i kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e tyre për të fituar pushtet. As njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës”.

Marrëdhëniet mes Kurtit dhe Osmanit filluan të pësojnë çarje gjatë verës së këtij viti, kur Presidenca e Kosovës tha në qershor se Qeveria nuk ishte konsultuar me të, lidhur me hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Kurti kishte thënë asokohe se nuk kishte dallime të patejkalueshme me Osmanin.

Lista Guxo, e themeluar nga presidentja Osmani së bashku me ministren Gërvalla, pati garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021.

Guxo, së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, patën fituar mbi 50 për qind të votave.

Qeveria e re, në krye me Kurtin, u formua më 22 mars të vitit 2021.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente pak ditë më vonë, më 4 prill 2021./REL/

Continue Reading

Të kërkuara