Sport

Man City ul ofertën për Leo Messin

Published

on

Manchester City provoi të bindë Lionel Messin të transferohet në “Etihad Stadium” që gjatë verës së kaluar dhe mediat angleze raportuan se ylli argjentinas mori një ofertë vërtetë joshëse prej 600 milionë paundësh për një periudhë 4-vjeçare.

Bëhej fjalë për një ofertë për të luajtur dy sezone me fanellën e “citizens’ dhe dy të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me klubin tjetër në pronësi të shoqërisë nga Katari, New York City.

Megjithatë kriza ekonomike ka dhënë efektin e vet edhe te klubet më të pasura dhe “The Sun” raporton se Manchester City ka ulur ofertën në drejtim të Messit me plot 170 milionë paundë, duke njoftuar menaxherët e tij se nuk mund të shkojnë përtej shifrës së 430 milionë paundëve.

Kjo lëvizje e skuadrës nga Manchesteri mund të ndikojë jo pak në garën për të marrë shërbimet e yllit argjentinas, pasi “citizens” do të duhet të duelojnë deri në fund me Paris Saint Germain, që gjithashtu ka shprehur hapur interesin për Messin.

Vetë ylli argjentinas duket gjithmonë e më i bindur për të lënë Barcelonën, duke qenë se klubi katalan po përjeton një periudhë kaosi dhe vështirësish ekonomike dhe rikthimi në garën për trofe do të kërkonte disa vite.

Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni dhe deri tani nuk është bërë asnjë përpjekje për rinovim, ndaj klubi që do të bindë argjentinasin, do të marrë falas kartonin e tij.

Lajmet

​Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu të madh

Published

on

Napoli dhe Bologna përballen në stadiumin universitar King Saud në Riad në finalen e Superkupës së Italisë, në një duel mes kampionëve në fuqi të Serie A dhe fituesve të Kupës së Italisë.

Napoli vjen pas një periudhe jo të qëndrueshme, por fitorja 2-0 ndaj Milanit në gjysmëfinale i riktheu besimin ekipit të Antonio Contes, i cili synon ta fitojë këtë trofe për herë të tretë me klubin napolitan. Partenopei kanë fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit zyrtare, edhe pse efikasiteti në sulm mbetet një pikëpyetje.

Në anën tjetër, Bologna siguroi finalen pas triumfit me penallti ndaj Interit dhe synon ta fitojë Superkupën për herë të parë në histori. Trajneri Vincenzo Italiano ka përvojë në ndeshje të mëdha dhe skuadra e tij po tregon stabilitet jashtë fushe, duke mos humbur në nëntë ndeshjet e fundit larg shtëpisë. Vendndodhja neutrale në Arabinë Saudite mund t’u përshtatet Rossoblù, që kërkojnë vazhdimësi në rezultate.

Historia e përballjeve i jep shpresë Bolognës, e cila ka mbetur e pamposhtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Napolit, përfshirë fitoren 2-0 në nëntor. Megjithatë, në një finale gjithçka nis nga e para dhe detajet pritet ta vendosin fituesin e trofeut.

Ndeshja nis nga ora 20:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Malisheva dhe Drita mbesin barazim në ndeshjen e fortë të Liman Gegaj

Published

on

Malisheva dhe Drita kanë ndarë pikët pas një ndeshjeje të luajtur në Liman Gegaj, e cila përfundoi 1-1.

Pjesa e parë ishte e barabartë dhe e tensionuar, me Dritën që u paraqit pa disa lojtarë kyç, përfshirë portierin Faton Maloku, mbrojtësin Egzon Bejtullai, mesfushorët Rron Broja e Vesel Limaj, dhe sulmuesin kryesor Arb Manaj.

Malisheva rrezikoi me goditje nga Laurent Xhylani, ndërsa Drita iu kundërpërgjigj me Jorgo Pëllumbin, por portieri Ilir Avdylit e ndali. Pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.

Edhe në pjesën e dytë, Malisheva e nisi mirë, me Feratin që gjuajti rrezikshëm, por u ndal nga portieri i Dritës, Laurit Behluli.

Në minutën e 73-të, Xhylani pati një rast të pastër, por edhe këtë herë Behluli ndërhyri për të mbajtur portën të paprekur.

Drita kaloi në avantazh në minutën e 83-të me një gol të bukur të Jorgo Pëllumbit, por vetëm pesë minuta më vonë, Xhemal Ibishi barazoi për Malishevën me kokë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Me këtë barazim, Malisheva mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Drita ndodhet e pesta me një pikë më pak./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Published

on

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi dhe ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti.

Sipas klubit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në njoftimin e klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales.

Në videon e publikuar, i riu shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.

“Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij. Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, thuhet në njoftim.

Klubi i pingpongut “Gani Maloku” ka bërë të ditur se kjo ishte hera e katërt që merrte pjesë në turneun e hapur “Podgorica Open”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës organizoi mbrëmjen tradicionale “Laureatët 2025”, ku u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë vitit. Ceremonia mblodhi figura të rëndësishme të futbollit vendor e ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën dhe ministrin në detyrë Hajrulla Çeku, si dhe përshëndetje nga presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s.

Çmimi kryesor i mbrëmjes, “Futbollisti i Vitit 2025”, iu nda sulmuesit të FC Drita, Arb Manaj, i vlerësuar nga gazetarët sportivë për rolin vendimtar në titullin kampion dhe suksesin historik të klubit në UEFA Conference League.

Ndërkohë, çmimi “Fadil Vokrri” shkoi për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës dhe kampion me Napolin, i cili për shkak të angazhimeve nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për arritjet historike të vitit 2025, investimet në infrastrukturë dhe synimin e madh të Kombëtares për kualifikim në Kupën e Botës.

Vlerësime për progresin e futbollit kosovar dhanë edhe Hajrulla Çeku dhe Armand Duka, duke theksuar konkurrueshmërinë e Kosovës në arenën evropiane.

Zekirija Ramadani u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa FC Drita u vlerësua si Klubi më i Mirë i Vitit dhe “Fair Play”, duke dominuar edhe në 11-shen ideale të sezonit.

Në futbollin e vajzave u dalluan Aurora Muliqi dhe KFF Mitrovica, ndërsa në futsall u vlerësuan FC Prishtina 01 dhe Fitim Krasniqi.

U ndanë gjithashtu çmime për referimin, arritje ndërkombëtare, kontribute ndër vite dhe mirënjohje për partnerët institucionalë, me një moment emocional të mbrëmjes të shënuar nga kori i fëmijëve “Okarina”./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara