Aktualitet

Maldivet ndalojnë turistët nga Azia e Jugut

Published

on


Maldivet kanë ndaluar turistët nga Azia e Jugut, duke prerë një rrugë shpëtimi për indianët e pasur që ikin nga kriza e vendit të tyre Covid-19.

Ministria e Turizmit dhe emigracionit e kombit të atollit njoftoi ndalimin e përkohshëm të martën, i cili zbatohet për të gjithë mbajtësit e vizave nga India, Nepali, Butani, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Sri Lanka, si dhe për njerëzit që kanë kaluar tranzit ato vende në 14 ditët e fundit.

Ndalimi, i efektshëm të enjten, do të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër pasi Maldivet përpiqen të kontrollojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, i cili u rrit nga rreth 100 raste të reja në mes të prillit në 1,572 të mërkurën.

Ky është numri më i lartë i rasteve të reja ditore në vend që nga fillimi i pandemisë, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Shëndetit. Dhe kjo vjen në mes të një rritjeje të rasteve të reja në të gjithë rajonin, veçanërisht në Indi, ku një valë e dytë po vret mijëra njerëz çdo ditë.

Maldivet ishin një nga vendet e para që u rihap plotësisht për turistët vitin e kaluar, dhe në javët e fundit ajo është bërë një strehë popullore për indianët e pasur, duke përfshirë yjet e Bollywood, pushimet luksoze të të cilëve provokuan zemërim.

Ndalimi i udhëtimit nuk vlen për njerëzit në arkipelag, por do të prishë planet e atyre që kishin shpresuar për një arratisje të mundshme në Maldive.

Rajoni

MPJ e Malit të Zi: Nismat komunale kundër Kosovës zero efekt 

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi që drejtohet nga Emrin Ibrahimovci kanë thënë se vendimet e disa komunave malazeze për “çnjohjen” e pavarësisë së Republikës së Kosovës s’përfaqësojnë asgjë dhe s’kanë kurrfarë efekti.

“Sa i përket vendimeve të miratuara nga disa kuvende komunale lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës, dëshirojmë të theksojmë se njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk kanë as kompetencë kushtetuese dhe as ligjore në fushën e politikës së jashtme, e po ashtu nuk janë të autorizuara të miratojnë akte që prodhojnë çfarëdo efekti sipas së drejtës ndërkombëtare” kanë thënë në një përgjigje për Express.

Podgorica zyrtare ka sqaruar se politika e jashtme dhe aspektet që kanë të bëjnë me njohjen e shteteve dhe vendosjen e raporteve diplomatike është kompetencë ekskluzive e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.

MPJ e Malit të Zi ka kërkuar nga bartës të funksioneve publike respektim të rendit kushtetues të Malit të Zi dhe që të njëjtit të sigurohen që nuk e prishin imazhin e vendit dhe që s’krijojnë tensione të panevojshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme pret që të gjithë bartësit e funksioneve publike ta respektojnë rendin kushtetues, kompetencat e institucioneve shtetërore dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Malit të Zi, si dhe të sigurojnë që veprimet e tyre të kontribuojnë në ruajtjen e reputacionit të vendit dhe avancimin e rrugës së tij evropiane, e jo në krijimin e tensioneve të panevojshme politike dhe konfuzionit institucional”, kanë shtuar tutje nga MPJ e Malit të Zi.

Vendime te marra nga disa Komuna, MPJ e Malit të Zi thotë se mund vetëm të krijojnë perceptim të gabuar për atë se si funksionon shteti dhe të kenë ndikim negativ ne besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare.

“Për rrjedhojë, vendimet e miratuara nga kuvende të veçanta komunale nuk mund të ndikojnë në pozitën ndërkombëtare të Malit të Zi, të ndryshojnë detyrimet e tij ndërkombëtare apo të ndryshojnë politikën e jashtme të vendosur të shtetit. Vendime të tilla përbëjnë akte politike pa efekt juridik dhe mund të kontribuojnë vetëm në krijimin e një perceptimi të gabuar për funksionimin e institucioneve shtetërore dhe besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare”, thekson përgjigja.

Sa i përket raporteve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se përgjatë viteve ka pasur raporte të mira dypalëshe dhe se Podgorica zyrtare do të përkrah Kosovën për pjesëmarrje e anëtarësim në organizata e nisma ndërkombëtare e rajonale.

“Gjatë viteve, falë një dialogu intensiv politik, Mali i Zi dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie shumë të mira dypalëshe, të bazuara në besim të ndërsjellë, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një perspektivë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Dy vendet tona vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në dobi të qytetarëve të tyre. Në këtë kontekst, Mali i Zi do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare e rajonale”, kanë thënë për Gazetën Express në një përgjigje me shkrim nga MPJ e Malit të Zi.

Nisma kundër pavarësisë së Kosovës është nisur në maj të vitit 2026 nga Komuna e Zetës dhe pasur nga Komuna e Plevljes. /Zhurnal MK/

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Përmbyllet me sukses edicioni i 15-të i “Global UBT Fest 2026”: Dhjetëra akademi verore dhe konferenca ndërkombëtare për inovacion e teknologji

Published

on

By

Ka përmbyllur punimet me sukses ngjarja më e madhe akademike e verës, “Global UBT Fest 2026”.

Përgjatë edicionit të 15-të, pothuajse në të gjitha programet studimore të UBT-së janë mbajtur akademi verore me tema specifike e bashkëkohore, duke mbledhur studentë të interesuar nga fusha të ndryshme, akademikë, si dhe ekspertë të shquar nga industria vendore e ajo ndërkombëtare.

Ndër aktivitetet qendrore që shënuan nisjen e këtij edicioni ishte Konferenca Ndërkombëtare e Lidershipit me temën “Qeverisja e Inovacionit: Lidershipi në Epokën e Inteligjencës Artificiale”.

Gjithashtu, akademitë e shumta verore të organizuara sipas departamenteve ofruan një ndërthurje të fuqishme mes teorisë dhe praktikës profesionale, ku pjesëmarrësit thelluan njohuritë në temat më aktuale të kohës.

Në fushën e Shkencave Kompjuterike u trajtuan teknologjitë e së ardhmes si përdorimi i algoritmeve të Machine Learning kundër sulmeve kibernetike, robotika, siguria kibernetike përmes garës HackBound, teknologjitë e dronëve dhe mikrorrjetet inteligjente.

Paralelisht, Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë i kushtoi vëmendje “Sfidave të Tranzicionit të Energjisë së Qëndrueshme”, duke mbuluar operimin e rrjetit të shpërndarjes, efiçiencën e energjisë, ndërtesat inteligjente (Smart Buildings & BMS), si dhe rolin e hidrocentraleve.

Në shkencat mjekësore, si Biokimi Mjekësore, Bioteknologji dhe Stomatologji, u adresuan biofizika e diagnostika bashkëkohore, strategjitë rigjeneruese në kirurgji, materialet moderne protetike, përdorimi i realitetit virtual në stomatologji dhe teknologjitë e avancuara si CBCT e MRI.

Nga ana tjetër, Fakulteti Juridik ndërthuri teorinë ligjore me teknologjinë, duke diskutuar mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale në etikë, privatësi, demokraci dhe lidership, i shoqëruar me vizita praktike mediale.

Zhvillime të rëndësishme pati edhe në fushën e Ndërmarrësisë, Inovacionit dhe Produkteve Profesionale (FMBE), ku u zhvilluan punëtori mbi marketingun e orientuar ndaj klientit, ndërmarrësinë sociale, platformat për startup-e, metodat Agile, si dhe u ndanë përvoja suksesi nga kompani si Elkos Group dhe Frutex.

Po ashtu, Fakulteti i Shkencave të Ushqimit, Agrikulturës dhe Mjedisit u përqendrua te shkenca e inovacioni në shërbim të cilësisë së ushqimit, sigurisë ushqimore dhe prodhimit të qëndrueshëm agro-bujqësor, ndërsa Fakulteti Media dhe Komunikim, në bashkëpunim ndëruniversitar, mbajti sesione të veçanta për mësuesit e diasporës mbi krijimin e podkasteve edukative, storytelling-un digjital dhe digjitalizimin e tregimeve popullore.

Një kontribut të madh këtij festi i dhanë edhe Fakulteti i Arkitekturës dhe ai i Inxhinierisë Ndërtimore. Në kuadër të Akademisë Verore me temë “NEO HABITAT: Rethinking Urban Space, Architecture & Heritage”, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor trajtoi ndërlidhjen e njohurive teorike me praktikat bashkëkohore, ku u ligjërua mbi trashëgiminë urbane, mekanizmat perceptualë të hapësirave dhe dizajnin parametrik përmes optimizimit në Grasshopper.

Ndërkaq, Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës organizoi akademrinë verore nën moton “Green Buildings and Green Infrastructure”, duke ndërlidhur teorinë e ndërtimit të qëndrueshëm me praktikën në terren përmes vizitave studimore profesionale, si ajo në fabrikën e çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit, ku studentët u njohën nga afër me teknologjinë, laboratorët dhe provat kimiko-fizike të prodhimit.

Përmes kësaj platforme gjithëpërfshirëse, “Global UBT Fest 2026” dëshmoi edhe një herë angazhimin e UBT-së për të lidhur studentët me fushat më aktuale të shkencës, teknologjisë e sipërmarrjes, duke forcuar urat e bashkëpunimit mes arsimit të lartë dhe tregut global të punës.

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Sulm ndaj zyrtarit policor në Lipjan, një person ndalohet

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar për një sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas raportit, i dyshuari burrë me shtetësi të huaj ishte nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjate kryerjes se detyrës zyrtare.

Si pasoj e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtime mjekësorë. Ndërsa, i dyshuari është dërguar ne QKUK për trajtime mjekësorë.

Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /A.M/

 

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 4 gusht 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

Foto: Gjatë një jave 60 të vrarë në Shqipëri

4 gusht 1993

Gjashtë serbë me uniforma çetnike hynë në lokalet e ASHAK-ës në Prishtinë

Pardje, në Prishtinë rreth orës 15, gjashtë persona me uniforma dhe kapela çetnike, prej tyre dy civilë, hynë në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Merret vesh se njëri prej këtyre personave ishte prishtinas dhe, me gjasë, quhej Selajtin.

Personi në fjalë hetoi se po e njihte një nëpunëse e Akademisë dhe urdhëroi grupin e tij që të dalin jashtë. Njëri prej këtyre personave të uniformuar, kësaj nëpunëseje iu kërcënua me thikë.

 

4 gusht 1994

Serbia bën diskriminim në Kosovë

Dje në Gjenevë filloi punimet 26-ditëshe Nënkomisioni për luftë kundër masave diskriminuese dhe mbështetjen e minoriteteve, organ ky i Komisionit për të Drejtat e Njeriut i OKB-së.

Pos përfaqësuesve të shumë vendeve anëtare të OKB-së, në punimet e këtij Nënkomisioni po marrin pjeësë edhe të deleguar nga shumë organizata humanitare dhe joqeveritare, në mesin e të cilëve edhe përfaqësuesit e KMDLNJ nga Kosova, kurse Shqipërinë këtu është duke e përfaqësuar Zef Simoni, ambasador i Misionit të Përhershëm Shqiptar në selinë e OkF-së në Gjenevë.

Në debatin që po zhvillohet në sesionin e 46-të të Nënkomisionit për luftimin e masave diskriminuese dhe mbrojtje të minoriteteve, temë dominuese është situata katastrofale e shkeljes së të drejtave të njeriut në Ruandë, pasojat e së cilës gjendje i pagoi popullata e pafajshme e këtij vendi, me ]’rast humbën jetën afro gjysmë milioni njerëz.

Përfaqësuesja e grupit për të Drejtat e Minoriteteve, zonja Anne Bouvier, kërkoi nga Nënkomisioni që të ndërmarrë gjithçka “për nevojën e ngutshme, që personat përgjegjës për gjenocin ruandez, sa më parë të nxirren para organeve të drejtësisë”.

Një pjesë të madhe të fjalës së saj zonja Anne Bouvier, ia kushtoi situatës së rëndë në trojet e ish-Jugosllavisë, e cila duke folur për diskriminimin e hapët racial të pushtetit serb, shtoi: “Është mëse evidente se Jugsollavia ka qenë dhe ka mbetur vendi i parë për shkeljen flagrante të të drejtave njerëzore. Mbi të gjitha kjo ka të bëjë me fillimin e këtyre shkeljeve të cilat nisën me aplikimin e politikës raciste serbe, kundruall popullit shqiptar të Kosovës, politikë kjo e cila ka filluar shumë më herët se të bëhet ndarja e Jugosllavisë. Politika diskriminuese serbe i është e njohur kaherë këtij Nënkomisioni, si përmes burimeve të ndryshme, ashtu edhe përmes raporteve të Tadeush Mazovieckit, shënime dhe konstatime këto që provojnë haptas se në këto troje, kjo politikë ka nxitur dhe ka shkaktuar krime të luftës, kryerësit e të cilave duhet të dalin para gjyqit”,

njofton gazeta e sotme “Bujku”.

 

4 gusht 1995

Filloi ofensiva kroate

Sot në mëngjes forcat kroate filluan ofensivën kundër kryengritësve serbë në Knin, njoftoi në emisionet e mëngjesit radio “Dojçe Vele”.

Sipas njoftimeve të zyrtarëve të OKB-së, vetëm në bazën serbe në Knin, brenda gjysmë ore u hodhën 300 mortaja.

Kryetari i Kroacisë, Franjo Tugjman u bëri thirrje “serbëve të Krainës që t’i dorëzojnë armët, ndërsa popullësisë i bëri thirrje që të përcjellin radion dhe televizionin kroat, që të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe që të presin ardhjen e pushtetit kroat”, thuhej në njoftim.

Njoftohet se kryengritësit serbë sulmuan disa qytete të mëdha kroate, ndërsa lëvizje të këmbësorisë serbe nuk janë hetuar.

Negociatat në mes serbëve dhe qeverisë kroate përfunduan dje pa suksese në Gjenevë.

Përfaqësuesi kroat në ato bisedime Pashaliq në një emision të televizionit kroat tha mbrëmë se serbëve të Kroacisë u ishte bërë me dije se në rast të dështimit të bisedimeve do të pasojnë sulmet e forcave kroate për “integrimin e viseve të okupuara”.

Ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me iniciativën e Grupit të Kontaktit u mblodh urgjentisht dhe u bëri thirrje Kroacisë dhe kryengritësve serbë në Kroaci që të shmangen nga aksionet luftarake dhe t’i vazhdojnë bisedimet.

Në kumtesën e shpallur të KS të OKB-së thuhet se konflikti në Kroaci nuk mund të zgjidhet me luftë.

 

4 gusht 1997

Gjatë një jave 60 të vrarë në Shqipëri

Vetëm gjatë javës së shkuar së paku 60 persona u vranë në Shqipëri gjatë qërimit të hesapeve në mes bandave të armatosura ose në mënyra të tjera. Numri i të plagosurve është gjithashtu i madh.

Të dhënat tregojnë se dhuna nuk ka shënuar rënie pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe marrjes së pushtetit nga ana e Partisë Socialiste dhe koalicionit të majtë. Koalicioni i ngushtë i këtyre forcave politike me rebelët në jug të Shqipërisë krijoi anarkinë në vend dhe shkatërrimin e strukturave shtetërore.

Shpartallimi i bandave të armatosura dhe rivendosja e rendit janë ndër kushtet më të vështira që ia vunë Qeverisë së kryeministrit Nano vendet pjesëmarrëse në konferencën Ndërkombëtare në Romë javën e kaluar.

 

4 gusht 1998

Drenica po digjet në flakën e luftës

Drenica po digjet tërësisht, ndërsa për fatin e civilëve që ishin të strehuar në ambulancën e fshatit Izbicë ende nuk dihet edhe pse është informuar Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që t’i tërheqë ata, tha sot Murat Musliu nga fshati Likoc.

Në bazë të njoftimeve nga burime të ndryshme mirret vesh se gjendja në Drenicë ka marrë përmasa të katastrofës. Sulmet e forcave serbe, ushtrisë dhe policisë po vazhdojnë pandërprerë. Luftime të ashpra u zhvilluan në Polac dhe në Morinë, në rrugën që hy për Rezallë e Likoc. Açareva është sulmuar nga ana e Klinës. Ky fshat vazhdon të sulmohet edhe sot.

Disa dëshmitarë thanë se forcat serbe kanë shtrënguar dje rrethimin e fshatit Llaushë dhe nuk përjashtuan mundësinë që këmbësoria serbe të ketë hyrë në fshat. Llausha mbahej e rrethuar që nga 5 marsi kur u masakrua fshati Prekaz.

Një dëshmitar i tha QIK-ut se ushtria serbe kishte shtënë dje me armë të fuqishme kundër këtij fshati dhe kishte rrafshuar me tikë shumë shtëpi.

Vala e njerëzve të ikur nga shtëpitë e fshatrat e veta është e madhe. Prej mbrëmë kolona të tëra njerëzsih ia kanë mësyrë Vushtrrisë e Mitrovicës.

Nga luftimet e djeshme ka të vrarë e të plagosur, mirëpo nuk ka njoftime për numrin e tyre.

Në një njoftim tjetër thuhet se disa mijëra banorë të fshatrave të komunës së Klinës e të fshatrave të Skënderajt kanë mbetur tash disa ditë në malet e fshatrave Rakinicë, Tushilë e Açarevë.

Në dëshmitar që kishte arritur të largohet nga kjo anë që është objekt i sulmeve të ashpra të forcave serbe, tha se në mesin e këtyre banorëve ka më së shumti fëmijë, gra e pleq, si dhe ka gra shtatzëna e lehona, të cilat kanë nevojë për ndihma urgjente.

Continue Reading

Të kërkuara