Lajmet

Në Idlib të Sirisë janë rreth 1.2 milionë jetimë

Published

on

“Ne kemi jetimore për djem dhe vajza në (qytetin sirian) Jarabulus, ku jetimët tanë janë strehuar, arsimuar”, tha kreu i organizatës joqeveritare turke, “Fondacioni Jetimi”, Murat Yilmaz

Ka rreth 1.2 milionë jetimë në provincën veriore siriane të Idlibit që kanë nevojë për mbështetje të madhe, tha kreu i organizatës joqeveritare turke, “Fondacioni Jetimi”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse nënat e jetimëve janë gjallë, ata i përqafojnë këta fëmijë, por nëse jo, atëherë janë të afërmit e tyre më të ngushtë si hallat, xhaxhallarët dhe gjyshërit. Por, për fëmijët që janë privuar nga një mbështetje e tillë, ka jetimore”, tha Murat Yilmaz për AA.

Yilmaz nënvizoi se nevojat e këtyre jetimoreve janë të mëdha – agjencitë e ndihmave bëjnë përpjekje për të përmbushur shpenzimet e ushqimit, veshjeve, artikujve të shkrimit, shëndetit dhe akomodimit të fëmijëve (siç janë ngrohja).

Ai theksoi se ka dhjetëra jetimore në Idlib. Duke kujtuar se ekziston një mjedis lufte 10-vjeçar në Siri, ai tha se fondacioni i tij ka qenë aktiv në vend që nga viti 2017.

“Seriozisht, vëllezërit dhe motrat tona kanë lëvizur në veri të vendit drejt kufirit turk për shumë vite”, tha ai.

Yilmaz tha se fondacioni i tij përpiqet të mbështesë refugjatët sirianë si në Turqi dhe në këtë rajon.

“Si Fondacioni Jetimi, ne gjithashtu punojmë për strehimin e fëmijëve në rajon. Ne kemi jetimore për djem dhe vajza në (qytetin sirian) Jarabulus, ku jetimët tanë janë strehuar, arsimuar. Dhe sigurisht, lufta do të thotë dhimbje e madhe, trauma dhe vuajtje të mëdha”, tha ai.

Yilmaz vuri në dukje se fondacioni gjithashtu jep kontribut serioz për fëmijët në aspektin psiko-shoqëror.

Ndihmë më e gjerë

Duke thënë se fondacioni po ashtu ka një qendër të shërbimit social në rajonin Babiska të Idlibit, ai theksoi: “Kjo qendër e shërbimit social është vendi i vetëm që ndodhet midis çadrave dhe shtëpive të briketave, ku jetojnë 10 mijë njerëz.

“Dhe në këtë vend, ne ofrojmë arsim dhe aftësim profesional për të dy jetimoret dhe jetimët tanë. Ne kemi klube sportive për fëmijët tanë, dhe po ashtu sigurojmë informacione në lidhje me artet pamore”, tha Yilmaz.

Ai shtoi se nuk është e mundur të plotësohen të gjitha këto nevoja të gjera nga disa institucione dhe ekziston nevoja për ndihmë dhe mbështetje më të gjerë.

Derisa konflikti midis regjimit të Bashar al-Asadit dhe sirianëve vazhdon, qindra mijëra njerëz kanë vdekur dhe miliona janë zhvendosur. Aktualisht, 4.3 milionë sirianë jetojnë në Idlib.

Continue Reading

Lajmet

Lirohen nga akuza tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Published

on

Pejë- Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Të tre – Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj –  akuzoheshin se, më 26 nëntor 2021, nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, kurse Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”. Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe për armëmbajtje pa leje.

Me aktvendim të veçantë, tre të akuzuarve iu ndërpre masa e paraburgimit.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.

Më 21 qershor 2023, në seancën fillestare, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare). Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Continue Reading

Lajmet

Shërbimi Meteorologjik Gjerman korrigjon hartën: Kosova paraqitet me kufijtë e saj kushtetues

Published

on

By

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka përmirësuar paraqitjen e hartës së tij zyrtare, duke e pasqyruar tashmë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur brenda kufijve të saj kushtetues dhe jo si pjesë të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se ky korrigjim erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, deklaroi Ajeti.

Ambasadori u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin pasaktësi të ngjashme në institucione apo kompani të tjera gjermane ku Kosova apo qytetet e saj nuk paraqiten korrektësisht, të njoftojnë ambasadën në adresën e emailit [email protected] duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e gruas në Malishevë: Arma dyshohet se ishte me leje të babait të të dyshuarit

Published

on

By

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e 25-vjeçares shtatzënë në fshatin Kërvasari të Malishevës. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka konfirmuar se arma me të cilën dyshohet se u krye krimi kishte leje dhe i përkiste babait të të dyshuarit.

“Në momentin e marrjes së informatës, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të lëndimeve shumë të rënda, personat janë transportuar me urgjencë për në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Zogaj për mediat.

Më tej, komandanti i stacionit sqaroi rrethanat e armës së përdorur në këtë ngjarje: “Dyshohet se arma është me leje dhe është e prindit të dorasit. Prokuroria e ka cilësuar rastin si vrasje të rëndë, ndërsa ne jemi në fazën fillestare të hetimeve për të zbardhur të gjitha rrethanat”.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se 25-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas ka mbetur i plagosur rëndë dhe po vazhdon të trajtohet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Hetimet nga organet e rendit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i shtohet botimi i ri “La Scanderbeide”

Published

on

Koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u është shtuar botimi i vitit 2025 i veprës “La Scanderbeide: Edizione integrale commentata” të Margherita Sarrocchi-t.

Botimi është përgatitur nga Olimpia Gargano dhe është publikuar nga Centro di Cultura e Storia Amalfitana, në serinë Biblioteca Amalfitana.

“La Scanderbeide” konsiderohet një vepër e rëndësishme e letërsisë italiane të shekullit XVII dhe poema e parë epike e shkruar nga një grua në letërsinë italiane të asaj periudhe. Vepra e Sarrocchi-t e vendos figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kontekstin e letërsisë evropiane dhe dëshmon jehonën e tij përtej botës shqiptare.

Botimi i vitit 2025 ka rëndësi të veçantë pasi sjell një edicion të ri dhe më të qasshëm të veprës për lexuesit dhe studiuesit.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ky pasurim i koleksioneve përbën një burim me interes të veçantë për studiuesit e letërsisë, historisë, albanologjisë dhe marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara