

Aktualitet
Makakët në Japoni vazhdojnë të sulmojnë njerëzit, gjuetarët vranë një
Gjuetarët e gjetën kafshën në terrenin e shkollës së mesme.
Published
3 years agoon
By
UBT newsAutoritetet lokale në qytetin japonez të Yamaguchi kanë njoftuar se kanë vrarë një nga, siç shkruan BBC, një “bandë majmunësh” që ka terrorizuar banorët e qytetit prej javësh. Deri më tani, makakët kanë plagosur pothuajse 50 njerëz në Yamaguchi.
Gjuetarët e gjetën kafshën në terrenin e shkollës së mesme dhe e futën në gjumë pasi u konfirmua se ai ishte pjesë e “bandës së majmunëve” përgjegjës për sulmet.
Autoritetet janë vënë në ndjekje të majmunëve që kur filluan sulmet ndaj të rriturve dhe fëmijëve rreth tri javë më parë. Shumica e lëndimeve ishin gërvishtje.
Ende raportohen incidente dhe kërkimet për majmunët e tjerë agresivë vazhdojnë. Është vlerësuar se majmuni i kapur ishte katër vjeç dhe rreth gjysmë metri i gjatë.
Makakët japonezë janë të zakonshëm në disa pjesë të Japonisë, dhe në disa zona ata janë dëmtues pasi hanë të lashtat dhe ndonjëherë hyjnë në shtëpi. Megjithatë, sulmet ndaj njerëzve janë të pazakonta, raporton BBC.
Bota
Ndryshe nga Perëndimi, Rusia bëhet vendi i parë që njeh regjimin e talibanëve
Published
52 minutes agoon
July 4, 2025By
UBTnews
Qeveria e Afganistanit deklaroi të enjten se Rusia është bërë vendi i parë që e ka njohur zyrtarisht regjimin e talibanëve, duke e quajtur vendimin “të guximshëm”.
Lajmi u bë publik pas takimit të ministrit të Jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, me ambasadorin rus në Kabul, Dmitry Zhirnov.
“Ky është një hap i ri në marrëdhënie pozitive, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim konstruktiv“, tha Muttaqi.
Ministria e Jashtme ruse theksoi se njohja do të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, përfshirë energjinë, bujqësinë dhe infrastrukturën.
Në prill, Moska hoqi talibanët nga lista e saj e organizatave terroriste dhe pranoi ambasadorin e tyre në kryeqytetin rus, raporton AFP.
Njohja është dënuar nga aktivistet afgane, të cilat thonë se ajo legjitimon një regjim që ndalon shkollimin e vajzave dhe shkel të drejtat e njeriut.
Edhe ish-deputetet afgane paralajmëruan se ky vendim rrezikon sigurinë globale.
Talibanët u rikthyen në pushtet në gusht 2021, pas tërheqjes së forcave të NATO-s. Që atëherë, shtetet perëndimore nuk i kanë njohur zyrtarisht, duke i kushtëzuar marrëdhëniet me respektimin e të drejtave të grave dhe lirive themelore.
SHBA, BE dhe aleatë të tjerë kanë ngrirë ndihmat dhe kontaktet mbeten të kufizuara, kryesisht për çështje humanitare dhe sigurie. Perëndimi kritikon ashpër ndalimin e arsimit për vajzat dhe përfshirjen e figurave të sanksionuara në qeveri./REL
Bota
Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës
Published
4 hours agoon
July 4, 2025By
UBTnews
Valë sulmesh me dronë dhe raketa goditën Kievin, në atë që konsiderohet si sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, duke lënë të plagosur 23 persona dhe duke shkaktuar dëme në disa rajone të kryeqytetit.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi gjithsej 550 dronë dhe raketa në të gjithë territorin e Ukrainës gjatë natës. Shumica ishin dronë të tipit Shahed, ndërsa në sulm u përdorën edhe 11 raketa.
Gazetarët e Associated Press në Kiev dëgjuan gjatë gjithë natës zhurmën e pandërprerë të dronëve mbi qytet, shpërthime të fuqishme dhe të shtëna të dendura armësh ndërsa forcat ukrainase përpiqeshin të zmbrapsnin sulmin ajror.
Kievi ishte objektivi kryesor i sulmit. Sipas kryetarit të bashkisë Vitali Klitschko, të paktën 23 persona janë plagosur, ndërsa 14 prej tyre janë shtruar në spital.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 270 objektiva, përfshirë dy raketa lundruese. Ndërkohë, 208 objektiva të tjerë u zhdukën nga radarët dhe dyshohet se janë penguar përmes ndërhyrjeve elektronike.
Rusia goditi me sukses tetë lokacione, duke përdorur nëntë raketa dhe 63 dronë. Mbeturina nga dronët e rrëzuar ranë në të paktën 33 lokacione në qytet.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe dha komentet e para publike për vendimin e administratës së tij për të pezulluar disa dërgesa armësh për Ukrainën.
Ky vendim përfshin municione si raketat Patriot, raketat ajër-ajër AIM-7 Sparrow dhe raketat më të shkurtra Stinger, të cilat janë të domosdoshme për të ndaluar raketat dhe dronët që vijnë nga Rusia, si dhe për të rrëzuar avionët rusë.
Kanë kaluar më pak se shtatë ditë nga sulmi ajror më i madh i mëparshëm i Rusisë gjatë luftës. Forcat ajrore të Ukrainës kishin raportuar se Rusia kishte lëshuar 537 dronë, mjete mashtruese dhe 60 raketa në atë sulm.
Shërbimet emergjente raportuan dëme në të paktën pesë nga dhjetë distriktet e kryeqytetit./REL
Bota
Situata në Ukrainë, Trump shpreh pakënaqësi pas bisedës telefonike me Putin
Published
4 hours agoon
July 4, 2025By
UBTnews
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi për situatën aktuale në Ukrainë pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Gjatë një konferencë për mediat në Bazën e Përbashkët Andrews pranë Uashingtonit, Trump tha se biseda e zhvilluar me Putin nuk kishte sjellë asnjë përparim në zgjidhjen e konfliktit ukrainas.
“Ne folëm për shumë çështje, përfshirë Iranin dhe luftën në Ukrainë. Nuk jam i kënaqur me atë situatë. Nuk bëra asnjë përparim,” tha Trump, duke theksuar se ende nuk ishte arritur ndonjë zgjidhje për këtë krizë të vazhdueshme.
Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, gjithashtu konfirmoi bisedën telefonike midis dy udhëheqësve, duke e cilësuar si një diskutim që zgjati pothuajse një orë. Ushakov njoftoi se gjatë bisedës, Putin dhe Trump diskutuan një gamë të gjerë temash, përfshirë situatën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
Përveç kësaj, një temë e veçantë që ka ngritur interes ishte mundësia e shkëmbimit të filmave që promovojnë vlerat tradicionale të përbashkëta midis Rusisë dhe administratës amerikane. Ky propozim sugjeron një mundësi për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, ndonëse çështja kryesore mbetet konflikti në Ukrainë, që vazhdon të shqetësojë të dy udhëheqësit.
Bota
Kongresi e miraton projektligjin e Trumpit për shpenzime dhe taksa pas disa ditëve debate e vonesa
Published
5 hours agoon
July 4, 2025By
UBTnews
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e miratoi projektligjin e tij të madh për taksat dhe shpenzimet.
Projektligji vuri në pah mbizotërimin e presidentit mbi Partinë Republikane, e cila ishte kapluar nga dilemat rreth përmbajtjes së tij, pasi projketligji pritet ta rrisë ndjeshëm borxhin kombëtar dhe ta shkurtojë ndihmën shëndetësore dhe sociale.
Një grup i vogël kundërshtarësh brenda partisë në fund u pajtuan për ta votuar atë, pasi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, punoi gjatë gjithë natës së kaluar për t’i bindur kundërshtarët në Dhomën e Përfaqësuesve ta mbështesnin “Projektligjin e Madh dhe të Bukur”.
Projektligji kaloi në votimin përfundimtar me 218 për dhe 214 kundër.
Shtëpia e Bardhë tha se Trump do ta nënshkruajë projektligjin të shtunën, më 5 korrik, për ta kthyer atë në ligj.
“Një nga projektligjet më të rëndësishme ndonjëherë. SHBA-ja është vendi më i ‘NXEHTË’ në botë, pa diskutim!!!” shkroi Trump në rrjetet sociale pasi u miratua projektligji.
Koha e votimit u shty pasi udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries, foli për afro nëntë orë për t’i vonuar procedurat.
Dëbime masive dhe ulje taksash
Projektligji voluminoz kaloi në Senat të martën dhe duhej të kthehej në Dhomën e Përfaqësuesve për t’i miratuar ndryshimet e bëra nga senatorët.
Paketa përmbush shumë nga premtimet elektorale të Trumpit: rritje të shpenzimeve ushtarake, financim për një fushatë të dëbimit të imigrantëve dhe një zotim prej 4.5 trilionë dollarësh për t’i zgjatur lehtësimet tatimore nga mandati i tij i parë.
“Sot po vendosim një gur themel të rëndësishëm për Epokën e Artë të re të Amerikës”, tha Johnson.
Por, pritet që kjo t’i shtojë 3.4 trilionë dollarë të tjerë mbi deficitin në rritje të vendit gjatë një dekade, ndërkohë që shkurton ndjeshëm ndihmën ushqimore federale dhe bën shkurtimet më të mëdha në programin Medicaid – sigurimi shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta – që nga krijimi i tij në vitet ‘60.
Disa vlerësime tregojnë se deri në 17 milionë njerëz mund të humbasin mbulimin e sigurimeve shëndetësore sipas këtij projektligji. Dhjetëra spitale rurale pritet të mbyllen.
Shpenzimet shtesë për ushtrinë dhe sigurinë kufitare do të financohen pjesërisht përmes ndërprerjes së subvencioneve për energjinë e pastër dhe automjetet elektrike – një faktor që ka nxitur një përplasje të ashpër publike mes Trumpit dhe ish-mbështetësit të tij, Elon Musk./REL

Studimi: Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

Pse Amal Clooney ua “merr” telefonat mysafirëve në shtëpinë e saj?

Ndryshe nga Perëndimi, Rusia bëhet vendi i parë që njeh regjimin e talibanëve

Krasniqi uron 4 Korrikun: Amerika, shtylla e lirisë së Kosovës

Presidentja paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses për të sqaruar afatin 30 ditësh

Policia e Kosovës sekuestron mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, ja ushqimet për të lehtësuar problemin

Hajrizi: UBT, institucioni i parë akademik në Evropë me bazë të plotë në Inteligjencë Artificiale
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës