Botë

Paralajmërimet për vizitën e Pelosit në Tajvan, Biden pritet të flasë me presidentin kinez

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimin për lëvizjet e fundit nga Kina.

Published

on

Presidenti Joe Biden do të flasë të enjten me presidentin kinez Xi Jinping, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN, ndërsa tensionet mes dy vendeve rriten mes raporteve se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi po shqyrton një vizitë në Tajvan.

Thirrja që pritet të realizohet vjen pasi zyrtarët e sigurisë kombëtare po punojnë në heshtje për të bindur Pelosin për rreziqet që mund të paraqesë udhëtimi i saj i mundshëm gjatë një momenti shumë të ndjeshëm midis ishullit vetëqeverisës dhe Kinës.

Burimet thonë se ajo po planifikon të vizitojë javët e ardhshme si pjesë e një udhëtimi më të gjerë në Azi dhe ka ftuar demokratët dhe republikanët që ta shoqërojnë.

Udhëtimi i mundshëm i Pelosit po nxjerr në pah shqetësimet brenda administratës Biden lidhur me planet e Kinës për Tajvanin pasi Pekini ka rritur retorikën dhe veprimet e tij agresive ndaj ishullit muajt e fundit, duke përfshirë dërgimin e avionëve luftarakë disa herë në zonën e identifikimit të vetëshpallur të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimin se këto lëvizje mund të jenë pararendëse për hapa edhe më agresivë nga Kina në muajt e ardhshëm, që synojnë të pohojnë autoritetin e saj mbi ishullin./UBTNews/

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Skandali me spiunazh kinez: Shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, pranon aferën jashtëmartesore

Published

on

By

Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i gjigantit të inteligjencës artificiale Nvidia, është përfshirë në një skandal të madh personal dhe gjeopolitik pas raportimeve se ka pasur një marrëdhënësi jashtëmartesore me një grua të dyshuar si spiune e inteligjencës kineze.

Raportimet e New York Times bëjnë të ditur se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin identifikuar Alice Huang (e njohur edhe si Huang Le), ish-ekzekutive në kompaninë e qendrave të të dhënave Megaspeed me seli në Singapor, si person të rekrutuar nga agjencitë kineze të zbulimit. Përgjimet e inteligjencës zbuluan komunikimet e saj me Huang, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare.

Lidhur me ngjarjen, 63-vjeçari Huang ka reaguar me anë të një deklarate publike ku pranoi tradhtinë bashkëshortore, duke shprehur keqardhje të thellë ndaj bashkëshortes së tij Lori dhe dy fëmijëve të tyre:

“I kam qenë i pabesë gruas sime. Veprimet e mia e kanë lënduar atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë arsyetim për atë që kam bërë. Më vjen thellësisht keq.”

Bordi i drejtuesve të Nvidia-s ka njoftuar nisjen e një hetimi të brendshëm, por për momentin ka konfirmuar besimin te udhëheqja e Huang, duke pasur parasysh edhe peshën financiare të kompanisë e cila kap vlerën e rreth 4.5 trilonë dollarëve. Skandali vjen në një periudhë delikate të rivalitetit teknologjik mes SHBA-së dhe Kinës, ku Nvidia luan një rol kyç në furnizimin e tregut global me çipa të avancuar të inteligjencës artificiale. /BBC/

Continue Reading

Live

Alarm pasigurie në Evropë: Kërcënime për bomba në katër shtete shtyjnë autoritetet të rrisin masat e sigurisë

Published

on

By

Një seri kërcënimesh të rreme për bomba ka përfshirë katër vende evropiane – Danimarkën, Çekinë, Rumaninë dhe Irlandën – duke prekur aeroporte, fluturime pasagjerësh dhe selinë e transmetuesit publik irlandez RTE.

Incidentet vijnë pas një jave të ngarkuar me alarme të ngjashme, ku më shumë se 20 fluturime kanë pranuar kërcënime anonime, duke detyruar devijimin e disave prej tyre.

Në Rumani, një avion i kompanisë “TAROM” që udhëtonte nga Praga për në Bukuresht mori kërcënim për bombë, mirëpo vazhdoi fluturimin dhe u ul i sigurt në destinacion, ku autoritetet konfirmuan se alarmi ishte i rremë.

Në Danimarkë, policia forcoi praninë në aeroportin e Kopenhagës për të dytën ditë me radhë pas kërcënimeve ndaj trafikut ajror, duke njoftuar se situata mbetet nën kontroll dhe fluturimet po zhvillohen normalisht.

Në Çeki, policia ndërmori masa shtesë sigurie në bashkëpunim me aeroportin “Vaclav Havel” të Pragës pas sinjaleve të reja ndaj avionëve.

Në Irlandë, selia e televizionit publik RTE në Dublin u evakuua pas një kërcënimi për bombë, gjë që solli ndërprerjen e transmetimeve të drejtpërdrejta. Policia irlandeze konfirmoi se po heton kërcënimet e drejtuara ndaj mediave atje dhe në Evropë.

Vëllimi i madh i kërcënimeve brenda një kohe të shkurtër konsiderohet i pazakontë nga ekspertët e sigurisë. Incidentet po ndodhin në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike dhe paralajmërimesh se rajoni mund të jetë cak i sulmeve hibride. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Shtëpia e Bardhë mohon zërat për largimin e Hegseth dhe Rubio pas humbjes së republikanëve në zgjedhje

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë zyrtarisht spekulimet se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohen nga detyrat e tyre në kuadër të një riorganizimi të administratës Trump pas zgjedhjeve të fundit.

Njoftimet në mediat amerikane kishin sugjeruar thirrje për zëvendësimin e Hegseth, veçanërisht për shkak të menaxhimit të luftës me Iranin, e cila po cilësohet si shkaktarja kryesore e humbjeve të thella të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit. Si pasojë e këtyre zgjedhjeve, Demokratët kanë marrë kontrollin e plotë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.

Një kongresmen republikan në largim ka kërcënuar se do të spastrojë rrugën për një votim shkarkimi (impeachment) ndaj Hegseth që javën e ardhshme. Megjithatë, Sekretari i Mbrojtjes ka publikuar një video-deklaratë ku mbron punën e tij dhe dënon këto përpjekje.

“Ata më sulmojnë mua dhe na sulmojnë ne sepse jemi efektivë. Kjo nuk do të funksionojë. Ne nuk do të terhiqemi”, deklaroi Hegseth.

Edhe pse si presidenti Donald Trump ashtu edhe zëvendëspresidenti JD Vance kanë fajësuar luftën në Iran për rezultatin zgjedhor, Trump konfirmoi se ka ndërmend ta mbajë Hegseth në detyrë, duke vlerësuar punën e tij gjatë muajve të kaluar.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka përgënjeshtruar raportimet se po planifikon dorëheqjen për t’u përgatitur për një garë të mundshme presidenciale në vitin 2028.

“Të punoj për Trumpin deri në fund të mandatit ka qenë gjithmonë plani im. E dua punën që po bëj. Po ashtu gjithmonë qesh kur thonë se ai do të largohet nga puna. Unë pyes: ‘Cilën punë?'”, tha Rubio për The New York Times.

Të dyja institucionet, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit, i kanë cilësuar si “lajme të rreme” zërat për largimin e mundshëm të Rubios./BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara