Lajmet

LVV: Qeveria bëri disa lëvizje me qëllim të përmbushjes së kërkesave sindikale

Sipas tij, ekzekutivi nuk është barrikaduar karshi sindikatave.

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë disa lëvizje me qëllim të përmbushjes së kërkesave sindikale.

Gola, në debatin parlamentar për grevat sindikale në Kuvend, tha se ekzekutivi nuk është barrikaduar karshi sindikatave, por ka ofruar zgjidhje.

“Shpesh herë po dëgjoj se qeveria Kurti është barrikaduar, s’ka lëvizje, por përbesë kjo është duke prodhuar një inflacion të fjalëve. Nuk ka barrikadim, unë nuk mundem me kuptu qysh munden me u quajt barrikadim, kur Qeveria Kurti ka bërë disa lëvizje me qëllim të përmbushjes së kërkesave sindikale. Ka qenë kërkesë që të sigurohet një garanci financiare për mësimdhënësit me sëmundje kronike, janë ndarë 1.7 milionë euro. Ka qenë kërkesë që mësimdhënësit që po rezultojnë si tepricë për shkak të pakësimit të numrit të nxënësve t’iu ofrohet një mbështetje financiare që t’i ruhet një ekzistencë e dinjitetshme. Më pastaj është hartu edhe udhëzimi administrativ që rregullon statusin e mësimdhënëseve për marrëdhënie pune mbi 10 vite. Është e qartë se edhe kërkesa që është themra e akilit që është 100 euro. Praktikisht kjo kërkesë është dhënë nën supozimin që do tatohet. 50 eurot e ofruara nga qeveria Kurti është e patatimueshme, nëse t’i e largon tatimin mbet 80 euro dhe anën tjetër 50 eurot e ofruara nga qeveria. Pra jemi në një relacion konstruktiv sa i përket qeverisë”, tha ai.

Lajmet

Çitaku: Papërgjegjësi e LVV-së

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se Kosova është shumë më e madhe se egoja e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti. Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit edhe për të 37-tën herë, ajo tha se kjo situatë është e papranueshme.

Para mediave, sekretarja e përgjithshme e PDK-së u shpreh se deklarimet e kryeministrit në detyrë janë qersharake.

Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes së pa përgjegjësisë politike, qytetare, të subjektit të parë parlamentar. Kjo gjendje, kjo situatë është tërësisht e papranueshme. Mirëpo, në këtë pikë të bllokadës së plotë jemi si rezultat i kryeneçësisë, e papërgjegjësisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Madje, madje dëgjojmë edhe deklarime qesharake, ku gjoja thuhet se i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentare. Kjo situatë s’do koment, është papërgjegjësi. I bëjmë thirrje kryetarit të LVV-së që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe shumë më e rëndësishme se egoja e tij”, deklaroi Çitaku.

Ka dështuar për të tridhjeteshtatën (37) herë konstiuimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës është caktuar të premten (më 27 qershor) në ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Zogaj: Çdo 48 orë i njëjti dështim, fajtor është partia që i fitoi zgjedhjet

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, tha se vendi po përballet me të njëjtin rezultat çdo 48 orë dhe vlerësoi protestën e shoqërisë civile si një shenjë pozitive.

“Edhe sot në dështimin e radhës po vijmë çdo 48 orë dhe kemi të njëjtin rezultat. Shoqëria civile ka protestë dhe kjo është shenjë e mirë. Fajtori kryesor është partia që ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje bëri sërish përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc që do të mundësonte votimin e fshehtë, por pa arritur konsensus mes partive politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për përbërjen e komisionit. Megjithatë, këto subjekte nuk pranuan të marrin pjesë në këtë proces dhe refuzuan të votojnë.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 52 votuan për formimin e komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përballë mungesës së përkrahjes së gjerë parlamentare, Dehari vendosi që seanca të ndërpritet. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të mbahet më 22 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Të kërkuara