Lajmet

Gola: Investimi për Lojërat Mesdhetare 2030, më i madhi që nga shpallja e pavarësisë

Ai tha se ky organizim pritet të ketë ndikim në zhvillim të vendit.

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola tha se fitimi i të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, do të kërkojë investimin më të madh që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, kjo është ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare që i mundësohet vendit. Po ashtu, Gola theksoi se Kosova do të jetë shteti i parë që do të organizojë këto lojëra në një vend i cili nuk ka det.

Në emër të Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola tha se ky organizim pritet të ketë ndikim në zhvillim të vendit, ku do të mirëpriten mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

“Ky votim me 55 vota pro, tetë vota kundër dhe tri vota të pavlefshme nuk ishte vetëm dhënie e të drejtës për të organizuar ngjarjen më të madhe sportive në vend të mbajtur ndonjëherë, por mbi të gjitha ishte një përmasë e re ndërkombëtare që i jepet Republikës së Kosovës, sidomos në kuptim të faktorizimit dhe fuqizimit të mëtejmë ndërkombëtar. Organizimi i lojërave mesdhetare 2030 do të kërkojë një investim të konsiderueshëm dhe do të kap shumën rreth 250 milionë eurosh. Dhe ky investim do të jetë më i madhi pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Madje, nëse krahasohet me rajonin katalonas të Spanjës, Teragona dhe Oronin e Algjerisë të cilat organizuan edicionet e tyre mç 2018 dhe 2022, investimi i Kosovës në këto lojëra do të jetë shumëfish më i madh”, tha Gola.

Investimi i shpërndarë në gjithë territorin e Kosovës, siç shtoi Gola, do të ndihmojë për përfitimin nga investimet.

“Risia e këtij besimi të dhënë është edhe fakti që Kosova do të jetë shteti i parë që do të organizojë këto lojëra në një vend i cili nuk ka det, ose dalje në det. Dhe për këtë falënderojmë Republikën e Shqipërisë e cila ka ofruar Durrësin si vend që do të zhvillohen lojërat e lundrimit. 29 për qind e infrastrukturës sportive do të jetë e koncentruar në Prishtinë dhe 71 për qind në komuna të tjera”, shtoi Gola.

Ndryshe, Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare të mbajtur më 8 shtator në Kretë të Greqisë me 55 vota pro dhe 8 kundër.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara