Kulturë

“Lutje nënës sime” poezia prekëse për nënën nga Pier Paolo Pasolini

Është një lutje prekëse drejtuar nënës.

Published

on

“Lutje nënës sime” është një ndër poezitë më të bukura të poetit Pier Paolo Pasolini. Është një lutje prekëse drejtuar nënës për të jetuar sa më gjatë pasi autori, sikundër çdo fëmijë për nënën e tij, ka nevojë për të.

Fundi i poezisë, i cili përkon edhe me kulmin e saj, ka një përulje të autorit ndaj nënës së tij me vargun: “Të përulem, ah, të lutem; të mos duash të vdesësh”. Ky është ndoshta vargu më domethënës i gjithë poezisë, i cili nga njëra anë e tregon autorin disi egoist (autori i kërkon nënës së tij të mos vdesë, pasi ai ka nevojë për të), por nga ana tjetër shpreh dhe lutjen më të madhe të çdo fëmije për nënën (për tëdy prindërit) që të mos largohen kurrë nga kjo jetë, pasi janë baza më e fortë mbështetëse për këdo nga ne.

Lutje nënës sime


Është e vështirë të ta them me fjalë biri
Atë që në zemër paksa ndiej
Ti je e vetmja në botë që e di, për zemrën time
Atë që ka qenë gjithmonë
Përpara çdo dashurie tjetër.

Për këtë duhet të ta them atë
Që është e llahtarshme ta njohësh
Është brenda hirësisë sate që lind ankthi im.
Je e pazëvendësueshme. Për këtë është dënuar
Në vetmi jeta që më ke dhënë.

E nuk dua të jem vetëm. Kam një uri të pasosur dashurie.
Dashurie trupash pa shpirt,
Sepse shpirti është në ty, je ti, por ti je nëna ime.
Dhe dashuria jote është skllavëria ime.

Kam kaluar fëmijërinë skllav i këtij sensi
i lartë, i pazgjidhshëm, në një luftë të thellë.
Ishte e vetmja mënyrë për të ndjerë jetën
E vetmja ngjyrë, e vetmja formë; tani ka mbaruar.

Mbijetojmë dhe është konfuzioni
I një jete të lindur jashtë arsyes.
Të përulem, ah, të lutem; të mos duash të vdesësh
Jam këtu, i vetëm, me ty, në një prill të ardhshëm.

Continue Reading

Kulturë

Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” sjell frymën shqiptare në Bronx

Published

on

By

Komuniteti shqiptar në New York po përgatitet për një ngjarje të veçantë kulturore që premton të bashkojë traditën, artin dhe shpirtin komunitar. Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” do të mbahet më 3 maj 2026 në Bronx, duke sjellë një atmosferë festive me muzikë, valle dhe shije autentike shqiptare.

Ky aktivitet synon të nderojë figurën historike të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e lidhur trashëgiminë e tij me identitetin dhe kulturën shqiptare në diasporë. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë performanca live nga artistë shqiptarë, valle tradicionale, si dhe gatime tipike që pasqyrojnë pasurinë e kuzhinës shqiptare.

Panairi pritet të tërheqë familje, të rinj dhe dashamirës të kulturës, duke krijuar një hapësirë ku brezat lidhen përmes historisë dhe traditës. Organizatorët theksojnë rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe promovimit të vlerave shqiptare në një qytet multikulturor si New York.

Ky event është më shumë se një festë, është një rikujtim i rrënjëve, një bashkim komunitar dhe një mundësi për të ndarë kulturën shqiptare me botën.

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Të kërkuara