Lajmet
Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e vetë qeverive të Ballkanit Perëndimor
“Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi.”
Published
4 years agoon
By
Betim GashiDeutsche Welle; Zonja Prokiç, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka pësuar rënie në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Cila është arsyeja?
Lidija Prokiç: Është e vërtetë që Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë indeksi në krahasim me vitin e kaluar. Por rëniet ose rritjet me nga një pikë nuk janë as për t’u shqetësuar shumë e as për t’u krenuar. Ajo që duhet të theksohet në rastin e Shqipërisë, është se, po ta shohim në një periudhë dhjetëvjeçare, ajo është ngritur vetëm me dy pikë. E kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin.
Për shembull?
Për shembull, shansin për të bërë një ligj elektoral që rrit transparencën dhe garanton për të gjitha partitë kushte të barabarta kandidimi në zgjedhje. Reforma zgjedhore nuk arriti ta zgjidhte këtë problem shumë të rëndësishëm dhe kjo ka ndikuar në rëndimin e situatës politike në vend dhe ka çuar në rënien e besueshmërisë te organet vendimmarrëse.
Shqipëria lëvdohet nga shumë vende perëndimore për procesin e vettingut. A nuk luajti ky fakt rol që së paku Shqipëria të mos e humbte nivelin e një viti më parë?
Sa i përket vettingut, është pozitiv fakti që tani procesi ka filluar të marrë formë. Një element pozitiv, të cilin dua ta theksoj është fillimi nga puna i Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke bërë që të ulet ndikimi i Ministrisë së Drejtësisë mbi gjyqësorin. Por, ajo që duhet të ndodhë tani është që gjyqtarët dhe prokurorët e porsa zgjedhur të fillojnë me ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe kjo është diçka që do të jetë me rëndësi vendimtare.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë dy vendet e vetme në Ballkanin Perëndimor që kanë bërë progres. Cila ishte receta e tyre?
Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi.Tani ajo është ngjitur me tre pikë në indeks, pra, ka 39 pikë. Mendojmë se ka luajtur rol pozitiv përmirësimi në fushën e demokracisë, pra, fakti që Kosova ka pasur një dorëzim paqësor të pushtetit në dy zgjedhje të zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër. Një tjetër element shumë pozitiv në rastin e Kosovës ishte fakti që Kosova ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë. Është e rëndësishme që institucionet ta ruajnë pavarësinë edhe në kohë krize. Kosova e rriti në këtë mënyrë besimin e popullit në vendimet e marra në krizën e pandemisë.
Maqedonia e Veriut, e cila ka shënuar 39 pikë, pra, katër pikë më shumë se vitin e kaluar, ka bërë progres në ndjekjen e zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe në forcimin e institucioneve mbikëqyrëse të kapaciteteve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Por të mos harrojmë, se edhe Maqedonia e Veriut, ka vetëm 39 pikë, dhe është nën nivelin mesatar botëror, 43.
Mali i Zi megjithatë rezulton mbi mesataren me 46 pikë…
Në fakt më duhet të them se nuk duhet të mjaftohemi vetëm tek shifrat. Ne kemi një krizë politike në Mal të Zi, pas ndryshimit të qeverisë, dhe situata në vend nuk i pasqyron më shifrat. Por megjithatë, Mali i Zi arriti të bënte ca ndryshime të rëndësishme në ligjin e informacionit, pas një përpjekjeje të gjatë dhe këmbëngulëse të qeverisë së mëparshme për të kufizuar lirinë e informacionit. Një tjetër përmirësim është se qeveria e Mali të Zi, për herë të parë bëri të hapura informacionet për shpenzimet publike. Dhe kjo mundëson që organet mbikëqyrëse të jenë shumë më të pavarura se më parë.
Bosnja-Hercegovina këtë vit është një vend që Transparency International e ka vënë nën vëzhgim. Cila është arsyeja?
Kriza politike aktuale në Bosnjë-Hercegovinë është shumë shqetësuese. Shqetësues është edhe fakti se antikorrupsioni nuk zë vend fare në agjendën e qeverisë. Qeveria në Bosnjë-Hercegovinë duhet të jetë shumë më aktive në luftën kundër korrupsionit, ajo duhet të adresojë reformën elektorale, për të garantuar zgjedhje vërtet të lira dhe pa presion ndaj votuesve.
Një çështje tjetër serioze është se gazetarët janë duke u përballur me kërcënime, sulme fizike, dhe me manipulimin e medias. Asnjë nga këto nuk jep shpresë se situata do të ndryshojë së shpejti. Është shumë zhgënjyese të shohësh se politikanët nuk po e marrin seriozisht luftën kundër korrupsionit, sidomos kur ke parasysh deklaratat e tyre për afrim me BE-në
Serbia në raportin tuaj kritikohet më së shumti për mungesën e demokracisë. Është ky shkaku se përse nuk po bën përparime në luftën kundër korrupsionit?
Serbia ka ngecur në vend me 38 pikë në krahasim me një vit më parë dhe është në nivelin më të ulët prej dhjetë vjetësh. Disa organizata ndërkombëtare të specializuara në fushën e demokracisë, si Freedom House dhe International Idea konstatojnë një ndikim të përsëritur të qeverisë mbi media dhe kufizimin e lirisë së medias. Dhe një shkak tjetër janë zgjedhjet, të cilat nuk janë të lira, e për të cilat shoqëria civile ka paralajmëruar vazhdimisht.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të korruptuara, por BE vazhdon të derdhë miliona. A janë të mjaftueshme mekanizmat e BE-së për të kontrolluar përdorimin e mjeteve?
BE ka një sërë instrumentesh për të kontrolluar përdorimin e fondeve, por ka edhe disa dobësi, sepse kemi shumë situata kur fondet europiane nuk harxhohen në mënyrë adekuate në këto vende. Por në këtë kontekst, duhet thënë se janë qeveritë përgjegjëse, dhe sa më pak përgjegjëse që ato tregohen në luftën kundër korrupsionit, aq më pak të gatshme do të jenë vendet e BE-së që t’i pranojnë ato në BE dhe kjo ka të bëjë direkt me përvojën që BE ka pasur më parë me disa vende anëtare.
You may like
Lajmet
Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare
Published
3 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.
Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.
Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.
Lajmet
Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike
Published
4 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.
Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.
“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.
Lajmet
UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik
Published
6 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.
Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.
“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.
Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.
Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.
Lajmet
5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë
Published
6 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.
Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.
Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.
Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.
/Kosovapress/
700 mijë euro të paqarta, Sigal Prishtina: Nuk dorëzohemi
Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare
Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike
UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik
5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë
Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2027
REL: Kosova dhe Ukraina: Kur historia përsërit pamjet e saj
Ylli i Javës-Ruben Silva Richards
Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, paraburgim 30 ditësh
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
