Sport

Lojtaret spanjolle pranojnë t’i japin fund bojkotit

Kështu ka thënë sekretari i sportit të shtetit, Victor Francos.

Published

on

Më shumë se gjysma e Kombëtares së femrave të Spanjës kanë rënë dakord që t’i japin fund bojkotit të tyre, ka thënë sekretari i sportit të shtetit, Victor Francos.

Marrëveshja u arrit rreth orës 05:00 në mëngjesin e sotëm, pas më shumë se shtatë orëve bisedime dhe takime.

Dy nga 23 lojtaret e grumbulluara për ndeshjet e këtij muaji të Ligës së Kombeve kanë vendosur që të largohen nga kombëtarja.

Francos tha që Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka qenë e përkushtuar për ndryshime të menjëhershme.

Lojtaret e filluan bojkotin e tyre pasi që presidenti i RFEF, Luis Rubiales e puthi sulmuesen Jenni Hermoso, pas triumfit të Spanjës ndaj Anglisë në finalen e Kupës së Botës për femra.

Puthja, të cilën Hermoso tha se nuk kishte qenë me qëllim të keq, qoi në tërheqjen e Rubiales, ndërsa trajneri i Spanjës, Jorge Vilda u shkarkua.

Spanjollet do të luajnë kundër Suedisë të premten dhe Zvicrës të martën në Ligën e Kombeve për femra. 

Sport

Foda: Nuk jemi favorit, por duam kualifikimin në Kampionatin Botëror

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Franco Foda e ka bërë të qartë se Kosova do ta synojë kualifikimin në Kampionatit Botëror 2026, edhe pse pranon se nuk janë skuadër favorite në një grup ku bëjnë pjesë Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.

Ai konfirmoi se Edon Zhegrova do të mungojë në ndeshjet kundër Zvicrës duke zbuluar edhe arsyen e kësaj mungese.

“Sigurisht se Zhegrova është lojtar i rëndësishëm për ekipin e Kosovës, ai është i pazëvendësueshëm, por tani ka tetë muaj që nuk ka luajtur e vetëm në muajt e fundit ishte në bakë për ekipin e Lille prandaj kur e kemi parë që është ftuar nga Lille e kemi ftuar por gjatë javës së kaluar e kemi telefonuar së bashku dhe e kam pyetur për angazhimet e tani e ka ndryshuar ekipin, është transferuar te Juventusi dhe e kemi parë të arsyeshme që të mos angazhohet”, tha Foda.

Për sfidën me Zvicrën, Foda tha se i njeh pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe se presin së paku një barazim të premten.

“Ne e njohim mirë kombëtaren zvicerane dhe ia njohim mirë njohim mirë pikat e forta dhe ato të dobëta e vendimtare do të jetë si do paraqitemi ne ndeshjen e radhës, nëse do të paraqitemi si ekip i bashkuar dhe nëse i zbatojmë prioritetet tona në fushë atëherë presim që të fitojmë ose së paku një barazim.”, theksoi Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës u shpreh i bindur se Kosova ka ndërtuar skuadër nga e cila mund ta synojë kualifikimin në këtë Kampionat Botëror.

“Unë jam i bindur që kemi ndërtuar një ekip të mirë e këtë bindje do t’ia transmetoj edhe ekipit tani. Sigurisht se nuk jemi favorit, mund të jemi të rrezikshmë. Sigurisht se nuk jemi favorit gjithçka do të bëjmë që të kualifikohemi. Këto dy ndeshjet e radhës do të tregojnë se çfarë drejtimi to të marrë ky udhëtimi ynë, do të jetë një udhëtim jo i lehtë”, shtoi më tutje Foda.

Me pak fjalë Foda e përshkroi si ‘mesfushor shumë fleksibil’, ardhjen e re te Kosova, mesfushorin Leon Avdullahu.

“E kam një përshtypje të mirë nga ai, ka një personalitet shumë të mirë, jemi shumë të lumtur për atë. Është një lojtar mjaftë fleksibil, sidomos në mesfushë, ai mund të luajë ku do që e vendosim prandaj jemi shumë të lumtur dhe të gëzuar që e kemi në ekip”, tha Foda.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 5 shtator në Basel.

Continue Reading

Sport

Milot Rashica po largohet nga Besiktashi, nuk është për shije të trajnerit të ri

Published

on

Beshiktashi do të vlerësojë ofertat për Milot Rashicën, i cili nuk bën pjesë në planet e skuadrës.

Pas eliminimit nga Lausanne në playoff të UEFA Conference League e mbylljes së aventurës evropiane, klubi merr vendime të rëndësishme.

Pasi vendosi të ndahet me Ole Gunnar Solskjaer dhe të emërojë në vend të tij Sergen Yalçın, Beshiktashi ka marrë vendimin edhe për Milot Rashicën. Yalçın ka kërkuar nga presidenti Serdal Adalı, që të largojë nga skuadra 3 lojtarë, Svensson, Joao Mario dhe Milot Rashica.

Sezonin e kaluar reprezentuesi i Kosovës zhvilloi 41 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 8 asistime.

Vlera e tij aktuale është 6.5 milionë euro. Sulmuesi anësor kosovar ka luajtur deri tani në 4 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol.

Continue Reading

Sport

Kur rikthehet Barcelona të luajë në “Camp Nou”?

Published

on

 Klubi pret të marrë miratimin përfundimtar në orët në vijim për të zhvilluar ndeshjen e La Ligas kundër Valencias më 14 shtator në stadiumin e rinovuar. 

Hapi i fundit që mbetet është lëshimi i Certifikatës për Punimet e Përfunduara, e cila do t’i mundësojë klubit të nisë shitjen e biletave.

Barcelona është e bindur se do të marrë dritën jeshile më së largu deri të mërkurën. Nëse ndodh ndonjë vonesë e papritur, rikthimi do të shtyhet për një javë, në ndeshjen ndaj Getafes më 21 shtator.

Rikthimi në ‘Camp Nou’ do të ndodhë në mënyrë graduale, me një kapacitet të kufizuar fillimisht. Në fazën e parë do të lejohen 27,000 tifozë në tribunën kryesore dhe në tribunën pas portës jugore.

Faza e dytë do të shtojë tribunën anësore, duke e rritur kapacitetin në 45,000 deri në fund të tetorit.

Më pas, në fazën e tretë do të hapet tribuna veriore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të spektatorëve në 60,000 deri në fund të nëntorit.

Faza e dytë e madhe e projektit do të përfshijë ndërtimin e unazës së tretë të tribunave, shtimin e zonave VIP dhe vendosjen e një çatie të re.

Pas përfundimit të plotë të punimeve, ‘Spotify Camp Nou’ do të ketë kapacitet prej 105,000 vendesh, duke e bërë stadiumin më të madh në Evropë.  Përveç ndonjë pengese të minutës së fundit, ndeshja e 14 shtatorit ndaj Valencias pritet të shënojë rihapjen historike të ‘Camp Nou’.

Continue Reading

Sport

Përzgjedhësi i Kosovës flet sot në konferencë për media

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar agjendën e aktiviteteve të Kombëtares për ditën e hënë, më 1 shtator 2025, në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës dhe Suedisë.

Sipas njoftimit, përzgjedhësi Franco Foda do të mbajë konferencë për media në orën 12:00, ku pritet të flasë për përgatitjet, pritshmëritë dhe rëndësinë e këtyre dy sfidave të mëdha.

Po ashtu, në orën 17:00 është paraparë seanca stërvitore e “Dardanëve” në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku ekipi do të vazhdojë përgatitjet përballë dy kundërshtarëve të fortë evropianë.

Kosova fillimisht do të përballet me Zvicrën në udhëtim, ndërsa më pas do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Continue Reading

Të kërkuara