Sport

Trajneri i Spanjës ia hap derën Ramosit për rikthim në kombëtare

36 vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë për kombëtaren që prej fitores 3:1 kundër Kosovës në mars të vitit 2021.

Published

on

Sergio Ramos ka shumë shanse që të rikthehet në Kombëtaren e Spanjës, sipas trajnerit të ri Luis de la Fuente.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain është rekordmeni që ka bërë më së shumti paraqitje te Spanja, me gjithsej 180 sosh, përgjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës triumfuese të Kupës së Botës në vitin 2010, dhe gjithashtu në triumfet e Kampionateve Evropiane të viteve 2008 dhe 2012.

Sidoqoftë, 36 vjeçari, i cili ka bërë 27 paraqitje për PSG këtë sezon, nuk ka luajtur asnjëherë për kombëtaren që prej fitores 3:1 kundër Kosovës në mars të vitit 2021, duke humbur Euro 2020 dhe Kupën e Botës 2022.

Po ashtu, De La Fuente e ka lënë derën e hapur për mbrojtësin në ndeshjen e parë në krye të Spanjës kundër Norvegjisë në kualifikimet drejt Kampionatit Evropian 2024 në mars.

“Ta bëjë seleksionimin është një proces i gjatë. Fillimisht, ne e fillojmë duke kontrolluar të gjithë lojtarët spanjoll, dhe pastaj e shkurtuam në 70 ose 80 lojtarë, e cila i bie gjashtë ose shtatë për pozicion, dhe më pastaj e shkurtojmë më shumë”, tha De La Fuente.

“Sigurisht në idenë e parë, edhe Sergio Ramos e Iago Aspas ose futbollist të tjerë spanjollë që janë tejet të mirë edhe në buzët e çdo tifozi do e kenë mundësinë të vinë. Sidoqoftë, ajo nuk nënkupton që ata do të vinë, sepse ka lojtarë të tjerë që janë gjithashtu tejet të mirë, dhe duhet të shikoni shumë aspekte kur e bëni thirrjen”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

Sport

Galatasaray kujton Xhevat Prekazin me një video emocionuese: Legjenda që la gjurmë në Stamboll

Published

on

By

Galatasaray ka nderuar kujtimin e legjendës së klubit, Xhevat Prekazit, i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, duke publikuar një video me disa nga momentet më të bukura të tij me fanellën e skuadrës turke.

Në videon e publikuar, klubi nga Stambolli ka rikthyer në vëmendje golat spektakolarë të futbollistit nga Mitrovica, i cili shquhej për teknikën, goditjet e fuqishme nga distanca dhe aftësitë e jashtëzakonshme individuale.

Prekazi ishte një prej figurave të rëndësishme në historinë e Galatasarayt, me të cilin fitoi dy tituj të kampionit të Turqisë, në sezonet 1986/87 dhe 1987/88. Para ardhjes së tij, klubi turk kishte pritur plot 17 vjet për të fituar titullin e kampionit.

Gjatë periudhës 1985–1991, Prekazi regjistroi 229 paraqitje me fanellën e Galatasarayt, duke shënuar 44 gola.

Videoja e publikuar nga klubi përmban edhe një deklaratë të veçantë të vetë Prekazit, ku ai kishte shprehur dëshirën që edhe pas vdekjes të mbetet i lidhur me dy klubet e zemrës, Galatasarayn dhe Partizanin.

“Kur të vdes, pasi të gjithë asaj rruge jemi, i them gruas time, dua të ma vendosin në arkivol fanellën e Galatasarayt, por edhe të Partizanit, natyrisht”, dëgjohet duke thënë Prekazi në videon e publikuar.

Me golat, teknikën dhe kontributin e tij, Xhevat Prekazi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Galatasarayt, duke mbetur një emër i paharruar për tifozët e klubit turk.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ferizaj drejt Çekisë, gati për aventurën në CEV Challenge Cup

Published

on

By

KV Ferizaj ka bërë të ditur destinacionin e radhës, duke paralajmëruar pjesëmarrjen në garat evropiane të volejbollit, CEV Challenge Cup.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi ferizajas ka publikuar mesazhin “Next Stop to Czech Republic”, duke konfirmuar se Çekia do të jetë ndalesa e radhës për ekipin.

KV Ferizaj do të ketë mundësinë të përfaqësojë volejbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, në një tjetër sfidë të rëndësishme evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Granit Xhaka mungon në ndeshjet e fundit të vitit me Zvicrën

Published

on

By

Kombëtarja e Zvicrës do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në dy ndeshjet e fundit të këtij viti, për shkak të një lëndimi.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar të hënën se mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për shkak të lëndimit në pulpë, të cilin e pësoi në ndeshjen e së dielës mes Sunderlandit dhe Chelseat.

Xhaka u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e katërt të takimit, pas shqetësimeve fizike.

Kështu, kapiteni zviceran nuk do të mund të rikthehet në përfaqësuese, pasi kishte munguar edhe në grumbullimin e kaluar për shkak të zhvillimeve lidhur me rastin e certifikatës së falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Zvicra në dy ndeshjet e ardhshme do të përballet me Slloveninë dhe Skocinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përveç Xhakës, përfaqësueses zvicerane do t’i mungojë edhe Miro Muheim.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke grumbulluar gjithsej 10 medalje, prej të cilave një e artë, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Dita e fundit e garave solli tri medalje të bronzta në konkurrencën ekipore. Ekipi i djemve për kadetë, ekipi i vajzave për kadete si dhe ekipi i djemve për juniorë arritën të ngjiten në podiumin e fituesve duke siguruar medalje të bronzta për Kosovën.

Në garat individuale, suksesin më të madh e shënoi Emira Maqedonci, e cila u kurorëzua kampione e Ballkanit duke fituar medaljen e artë. Me medalje të argjendta u nderuan Suela Arifi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, ndërsa medaljet e bronzta në konkurrencën individuale i rrëmbyen Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Rezultati i arritur në Stamboll rikonfirmon ngritjen e karatesë kosovare në arenën rajonale, me federatën, trajnerët dhe sportistët që morën urime të shumta për përfaqësimin dinjitoz të flamurit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara