Lajmet

Lirohen Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së

Published

on

Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Qëndrim Sahiti, Agron Kabashi edhe Zgjim Hyseni janë liruar në procedurë të rregullt pasi u arrestuan këtë të martë në aksionin që zhvilluan për të penguar fjalimin e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, duke thënë se veprimet e aktivistëve ishin determinim për reagimin e policisë.

“Rreth orës 10:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash, të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Veprimet që kanë karakterizuar këtë aktivitet kanë determinuar reagimin policor dhe për rrjedhojë pesë nga këta persona janë shoqëruar në stacionin policor. Hetuesit policorë të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet preliminare hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen. Së këndejmi me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” përderisa ndaj të gjithëve është iniciuar “Procedurë Kundërvajtëse”’, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Ronaldo: Së shpejti do të tërhiqem nga futbolli

Published

on

Cristiano Ronaldo ka pranuar se po i afrohet fundit të karrierës së tij futbollistike, duke zbuluar se pensionimi është shumë afër. Në një intervistë me gazetarin anglez Piers Morgan, sulmuesi 40-vjeçar i Al-Nassr foli me sinqeritet për fundin e rrugëtimit të tij në futboll dhe krahasimin e përjetshëm me Lionel Messin.

“Kur do të dal në pension? Së shpejti, por mendoj se do të jem gati,” tha Ronaldo. “Sigurisht, do të jetë shumë e vështirë dhe ndoshta do të qaj. Por jam përgatitur për të ardhmen time që kur isha 25 vjeç, kështu që besoj se do ta përballoj mirë. Asgjë nuk krahasohet me adrenalinën që ndien kur shënon një gol, por gjithçka ka një fillim dhe një fund. Kam pasione të tjera dhe do të kem më shumë kohë për veten dhe familjen time.”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur për Lionel Messin, Ronaldo ishte i prerë.

“Fitimi i Kupës së Botës nuk është një ëndërr për mua, sepse nuk më përcakton si futbollist. Fitimi i një turneu në 6 ose 7 ndeshje nuk mjafton për t’u bërë një nga më të mirët në histori. Numrat nuk gënjejnë, e di vlerën time dhe jam në krye të listës së rekordeve. A është Messi më i mirë se unë? Nuk pajtohem, nuk dua të jem modest.”

Ronaldo, aktualisht pjesë e klubit Al-Nassr në Arabinë Saudite, është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me mbi 870 gola në karrierë dhe një nga emrat më të mëdhenj të të gjitha kohërave./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë 2025: Nuk respektohen të drejtat e shqiptarëve

Published

on

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës është përfshi edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë 2025, ku theksohet se kjo është një praktikë diskriminuese, duke shtuar edhe se aty nuk ka përfaqësim të shqiptarëve në administratë, polici dhe drejtësi.

Për këtë Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka thënë se do të kërkojnë zbatim të plotë të rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, duke theksuar se dinjiteti dhe barazia nuk mund të jenë premtime, por standarde.

Postimi i plotë i Rexhepit:

Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë 2025 konfirmon atë që flet Lugina:

Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk respektohen në mënyrë të barabartë. Në dokument theksohen qartë:

Pasivizimi i adresave si praktikë diskriminuese,

Nën-përfaqësimi i shqiptarëve në administratë, polici dhe drejtësi,

Vonesa në zbatimin e planit të veprimit për pakicat kombëtare,

Mungesa e qasjes së barabartë në arsim dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Këto janë fakte që kërkojnë zgjidhje institucionale, jo vetëm konstatime periodike.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të kërkojë zbatim të plotë të rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, sepse dinjiteti dhe barazia nuk mund të jenë premtime por standarde.

Shqiptarët e Luginës nuk kërkojnë as më shumë, as më pak se të jenë qytetarë të barabartë në shtetin ku jetojnë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Një shtetas i huaj theret me thikë në Gjakovë, dërgohet për mjekim në QKUK

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi dyshohet se ishte therur me thikë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa viktima dyshohet se ka pasur dy plagë kur ka pranuar trajtim mjekësor.

Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK teksa Policia ka nisur hetimet për rastin./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Njëmbëdhjetë të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri në shtëpinë e pleqve në Tuzlla

Published

on

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnje.

Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë.

Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Kryetari i Bashkisë së Tuzllës, Zijad Llugaviq, thirri takim të jashtëzakonshëm mëngjesin e së mërkurës, në të cilin do të paraqiten të dhëna rreth shkaqeve të zjarrit, numrit të viktimave dhe gjendjes së të lënduarve.

Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.

Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara