Aktualitet

Linjë e re hekurudhore mes Shqipërisë e Greqisë

Published

on

Së shpejti, linjë e re hekurudhore 140 kilometra që do të lidhë Greqinë dhe Shqipërinë.

Mediat greke shkruajnë për krijimin e një linje të re hekurudhore me një gjatësi totale prej rreth 130 km, përcjell albinfo.ch.

Kjo linjë është në proces dhe do të lidhë Greqinë me Shqipërinë.

Media greke “Star.gr” raporton se Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjen e investitorit në projekt.

Vlen të theksohet se projekti është pjesë e planit të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë përmes linjës hekurudhore nga Krystallopigi (Follorina) në Pogradec me një gjatësi totale prej rreth 130 km.

Nisma është pjesë e projektit ERGOSE, CEO i të cilit Christos Vinis vuri në dukje: “Projekti ka të bëjë me ndërlidhjen e Greqisë me Ballkanin dhe Evropën përmes hekurudhave. Ky është një hap tjetër, vendimtar drejt arritjes së qëllimit kombëtar për ta kthyer Greqinë në një qendër rajonale për sektorin e logjistikës dhe transportit në rajon e më gjerë”.

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur theren në Istog, njëri në gjendje kritike

Published

on

By

Dy persona të mitur janë therur me thikë të enjten në Istog, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është transferuar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se personi tjetër i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Prokurorisë, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe prokurorja kompetente për të kryer veprimet hetimore.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për rastin, pasi bëhet fjalë për persona të mitur./Kosova Press/

Continue Reading

Sport

Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, Ferizaj refuzon medaljet pas finales me tensione

Published

on

By

KF Dukagjini ka shkruar histori duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës në futboll, pasi mposhti KF Ferizaj me rezultat 2:1 në finalen e zhvilluar në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri.

Finalja ishte e mbushur me shumë tensione, gola spektakolarë dhe vendime të shumta të VAR-it. Altin Mërlaku kaloi Dukagjinin në epërsi në minutën e 16-të me një supergol nga distanca, ndërsa Ferizaj barazoi shpejt përmes Kushtrim Shabanit në minutën e 23-të.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 75-të, kur 20-vjeçari Berisha realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës, duke i dhënë trofeun skuadrës nga Klina, edhe pse luante me një futbollist më pak pas përjashtimit të Erlis Xhemajlit.

Ndeshja u mbyll mes polemikave për referimin. Ferizaj kërkoi penallti në minutat shtesë, por gjyqtari Genc Nuza nuk akordoi faull. Pas protestave, kapiteni Betim Haxhimusa u përjashtua me karton të kuq, ndërsa trajneri Arsim Abazi e tërhoqi ekipin nga fusha në shenjë revolte.

Lojtarët e Ferizajt u kthyen më vonë në fushë, por refuzuan t’i pranojnë medaljet pas përfundimit të ndeshjes, duke protestuar ndaj gjykimi

Continue Reading

Aktualitet

Republikanët shtyjnë votimin për kufizimin e Trumpit ndaj Iranit

Published

on

By

Udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së shtynë votimin për një rezolutë që do të kufizonte kompetencat e presidentit Donald Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit, pasi rrezikonin ta humbnin votën për shkak të mungesës së mbështetjes së mjaftueshme.

Rezoluta, e propozuar nga kongresmeni demokrat Gregory Meeks, synon që presidenti të mos ndërmarrë aksione ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.

Demokratët akuzuan republikanët për “lojë politike”, duke thënë se rezoluta do të kalonte me mbështetje dypartiake. Ndërkohë, Senati amerikan ka avancuar një masë të ngjashme gjatë kësaj jave.

Trump, nga ana tjetër, deklaroi se veprimet e SHBA-së ndaj Iranit janë “shumë popullore”, duke argumentuar se lidhen me kërcënimin nga armët bërthamore.

/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Kredi 25 mijë euro pa dijeninë e qytetares, Policia arreston dy zyrtarë bankarë

Published

on

By

Dy zyrtarë bankarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përfshirje në një skemë financiare, përmes së cilës një qytetare dyshohet se ishte ngarkuar me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari i parë, në cilësinë e menaxherit bankar, dyshohet se ka tejkaluar autorizimet ligjore duke urdhëruar lirimin e mjeteve në vlerë prej 24 mijë eurosh. Ai dyshohet se ka udhëzuar në mënyrë kundërligjore analistin bankar që të transferojë shumën në llogaritë e dy bizneseve.

Sipas Policisë, analisti bankar ka ekzekutuar urdhrin verbal të menaxherit, duke transferuar nga 12 mijë euro për secilin biznes nga llogaria e të dëmtuarës, e cila paraprakisht dyshohet se ishte ngarkuar me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas këtyre veprimeve, ndaj viktimës ishte iniciuar edhe procedurë përmbarimore, ndërsa banka kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurori lidhur me kredinë në emër të saj, pa ofruar prova që dëshmojnë se ajo kishte aplikuar apo përfituar kredinë.

Sipas Policisë, të dyshuarit me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm financiar viktimës duke e ngarkuar me kredi fiktive dhe procedura përmbarimore pa dijeninë e saj.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për rastin do të vazhdojnë në aspektin financiar, me qëllim të zbardhjes së plotë të mënyrës së realizimit dhe shpërndarjes së shumës prej 25 mijë eurosh.

Continue Reading

Të kërkuara