Sport

Liga e Kampionëve rikthehet sonte, derbi i madh zhvillohet në Itali

Published

on

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një seri përballjesh të forta në fazën e ligës, ku në program janë ndeshje si Bodo/Glimt–Manchester City, FC Copenhagen–Napoli, Real Madrid–Monaco, Sporting CP–PSG, Dortmund–Tottenham dhe Villarreal–Ajax. Megjithatë, vëmendja kryesore është te dueli i orës 21:00 mes Interit dhe Arsenalit, një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë pozitat më të larta në renditje.

Arsenali hyn në këtë sfidë si lider absolut i tabelës. Pas gjashtë ndeshjeve, “Topçinjtë” kanë regjistruar gjashtë fitore nga gjashtë takime, me golavarazh 17:1 dhe plot 18 pikë, duke qenë skuadra më konstante e këtij edicioni. Forma e tyre perfekte e bën Arsenalin favorit në letër, sidomos duke pasur parasysh stabilitetin defensiv dhe efikasitetin në sulm që e kanë shfaqur deri tani.

Në anën tjetër, Interi renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë nga gjashtë ndeshje, me bilanc katër fitore dhe dy humbje, si dhe golavarazh 12:4. Zikaltrit vijnë në këtë përballje me nevojën për një rezultat pozitiv për të forcuar pozicionin e tyre në zonën e kualifikimit dhe për t’iu afruar skuadrave të kreut. Ndeshja ndaj Arsenalit pritet të jetë një test i madh për ambiciet e Interit, ndërsa për londinezët një mundësi për të konfirmuar dominimin në krye të tabelës.

Continue Reading

Sport

Llapi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Klubi i Futbollit Llapi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores 2-1 ndaj FC Dritës.

Llapi tregoi efikasitet dhe qetësi në momentet vendimtare të takimit.

Golat për skuadrën e Llapit u shënuan nga Arbnor Ramadani në minutën e 17-të dhe Muhamet Hyseni në minutën e 58-të, ndërsa në të dy golat asistuan Elvir Gashijani dhe Edon Sadriu.

FC Drita tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të shmangë eliminimin nga gara. Me këtë fitore, KF Llapi vazhdon rrugëtimin në Kupën e Kosovës dhe siguron një vend në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Continue Reading

Sport

Laporta jep dorëheqjen, Barcelona drejt zgjedhjeve më 15 mars

Published

on

By

Siç pritej, Joan Laporta ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Barcelonës për t’i hapur rrugë kandidimit të tij në zgjedhjet që do të mbahen më 15 mars 2026.

Vendimi vjen në përputhje me rregullat e klubit, ndërsa Laporta synon një mandat të ri në krye të gjigantit katalanas.

Në deklaratën e tij, Laporta theksoi se po largohet duke e lënë klubin në gjendje më të mirë sesa e gjeti pesë vite më parë, duke nënvizuar rikthimin e gëzimit te tifozët dhe sukseset e arritura nga skuadra.

Ai vlerësoi lojtarët si arkitektë të trofeve të fituar dhe e cilësoi projektin e rinovimit të “Camp Nou” si trashëgiminë më të madhe në historinë e klubit. Përveç Laportës, në garën zgjedhore për presidencën e Barcelonës kanë konfirmuar kandidaturën edhe Victor Font, Marc Ciria, Xavi Vilajoana dhe Joan Camprubi Montal. balkanweb D.L

Continue Reading

Sport

Ylli i Javës – Almir Kryeziu

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i dedikuar futbollistit më të dalluar të xhiros në Superligën e Kosovës.

Për xhiron e 19-të të këtij edicioni, çmimi i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 2:1 ndaj Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Kryeziu u shpreh i lumtur për çmimin dhe theksoi se synimi i Ballkanit mbetet titulli kampion dhe suksesi në Kupën e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen e tyre. /D.L/

Continue Reading

Sport

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Published

on

By

Distria Krasniqi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, një nga turnetë më prestigjioze të xhudos botërore. Medalistja e dyfishtë olimpike e Kosovës konfirmoi edhe një herë nivelin e saj elitar në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.

Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, në një duel të fortë të zhvilluar para një audience të madhe në kryeqytetin francez. Me paraqitje të sigurt gjatë gjithë turneut, Distria tregoi se forma e saj mbetet në nivel të lartë.

Kjo medalje e artë përbën një sinjal të fortë për ciklin olimpik që çon drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028, ku Krasniqi synon të vazhdojë historinë e suksesit për veten dhe për xhudon e Kosovës./KosovaPress/

Continue Reading

Të kërkuara