Lajmet

Lidhja tragjike midis drogës dhe luftës

Konflikti është vetë thelbi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive njerëzore.

Published

on

Nga Andrea Muratore

Ajo midis luftës dhe drogës është një marrëdhënie e lashtë, komplekse, që merr dhe jep në mënyrë të ndërsjelltë. Konflikti është vetë thelbi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive njerëzore, që nga fillimi i historisë, dhe çdo qytetërim njerëzor është ndërtuar rreth mundësive të luftimit mbi sistemet e vlerave dhe ato politike dhe shoqërore.

Nga ritualizimi i luftërave në Amerikën para-kolumbiane te ‘ius ad bellum’ romak, deri te sistemet më moderne, njeriu është përpjekur të krijojë një sërë ligjesh për të qeverisur atë që në histori është bërë shpesh e pashmangshme: shpërthimin e konflikteve, në të cilat ajo që është tabu në bashkëjetesën civile, pra vrasja e rivalëve, shndërrohet në diçka të programuar.

Në këtë kuadër, droga ka shoqëruar zbritjen në fushën e betejës të ushtrive dhe liderve kudo në botë. Është një lidhje gati e drejtpërdrejtë: ku ka luftë, ka edhe drogë nga të gjitha llojet.

Të kuptuara në këtë aspekt si substanca frenuese, ndaj të cilave pjesëtarë të ushtrive të tëgjitha kohërave kanë qenë të ndërvarur, për të bërë atë që nuk do ta bënin në kushte normale.

Peter Andreas, politolog dhe lektor në Universitetin Braun na çon me librin e tij “Vrasës të droguar: Historia e luftës, e rrëfyer përmes gjashtë lloje drogash” botuar në Itali nga shtëpia botuese “Meltemi”, në një udhëtim historik për të kuptuar marrëdhënien që nga kohërat e lashta, e cila i ka lidhur luftërat me duhanin, alkoolin dhe substanca të tjera psikotrope.

Ashtu siç argumenton Margaret Mekmilan në librin “Lufta, si e formësoi karakterin e njeriut”, se shoqëritë janë të lidhura pazgjidhshmërisht në zhvillimin e tyre me ekzistencën e konfliktit, Andreas thekson se droga ose shndërrimi i substancave të ndryshme në drogë, ka luajtur një rol me peshë në zhvillimin e tyre konkret.

Dhe jo vetëm për shkak të përdorimit të drogës nga gjeneralët dhe komandantët për t’i bërë ushtarët më të gatshëm të luftojnë. Kjo ka të bëjë nga njëra anë, me zhvillimin e madh të trafikut të drogës si një faktor i financimit të konflikteve dhe i destabilitetit.

Mendoni pak për kaptagon, drogën e përdorur si burim financimi në Siri nga pjesë të ndryshme të konfliktit; apo të ardhurat e mëdha që trafiku i drogës u garantoi komandantëve afganë; apo rolin e mafieve ballkanike pranë fraksioneve ndërluftuese në vitet 1990, të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe substancave të tjera.

Nga ana tjetër, sepse droga është bërë, drejtpërdrejt ose jo, objektiv i fushatave të vërteta ushtarake. Siç vëren Andreas policia e përkushtuar për të luftuar trafikun e drogës, duket se është gjithnjë e më shumë e militarizuar. Në Meksikë, qeveritë janë detyruar të përballen me kartelet e drogës të mirë-armatosura, dhe të afta të arrijnë kontrollin e plotë të territoreve tëcaktuara.

Për shembull në Kolumbi ndodhi, guerilët e lëvizjes FARC-ut iu bashkuan trafikut të drogës, në një lloj rrjeti të përbashkët me regjimin venezuelian dhe Hezbollahun libanez. Ndryshe është rasti i  Filipineve dhe ShBA-së, ku “lufta kundër drogës” është një shprehje dominuese në zhargonin publik.

Por atje nuk synohet nisja e operacioneve ushtarake kundër grupeve të strukturuara të narko-trafikut. Nëse e vini re me vëmendje propagandën ruse të luftës, qeveria ukrainase e Volodymyr Zelensky etiketohet përveçse si neo-naziste, edhe e përbërë nga “narkomanë”, dhe kjo për të justifikuar irracionalitetin e pretenduar të veprimeve të saj.

“Nuk mund ta kuptosh luftën pa njohur drogën, dhe nuk mund ta kuptosh drogën pa njohur luftën”, thekson Andreas në librin e tij. Autori studion vazhdimësinë midis “luftës nën ndikimin e drogës”, nga inkasit tek amfetaminat që merrnin ushtarët e Vehrmahtit nazist, “luftën falë drogës”, me rastet e përmendura më parë, “luftën për drogën”, të cilave u shtohen” drogat e pasluftës”, pra konsumi dhe abuzimi me alkoolin, duhanin dhe ilaçet kundër depresionit. nga ushtarët për të përballuar stresin e shkaktuar nga përleshjet e luftës.

Një praktikë që siç vëren Andreas, është zgjeruar shumë gjatë shekujve XX-XXI. Këtë e dëshmon rasti i Shteteve të Bashkuara, dhe problemet e mëdha sociale të veteranëve të luftës. Të dërrmuar psikologjikisht nga tmerret e konflikteve, nga ideja e zgjedhjes midis vrasjes dhe vdekjes, luftëtarët perëndimorë kanë pësuar raste të veçanta tronditjeje të këtij lloji në dekadat e fundit.

Ndryshojnë shoqëritë, realiteti i fakteve, narrativa, por lufta mbetet në thelb ajo që ishte në fillimet e historisë njerëzore:një mohim i rregullit të artë të qytetërimit njerëzor, që ështëndalimi i vrasjes së të tjerëve. Në esenë e tij “Përballë një lufte post-heroike”, që u botua nërevistën “Foreign Affairs” në vitin 1995, Eduard Lutvak flet për mënyrën sesi Perëndimi i trajton konfliktet, dhe mbi të qenit gjithnjë e më pak të aftë për të pranuar humbjet në radhët e ushtrive të tyre.

Kjo vlen edhe për luftëtarët e pajisur me pajisje hiper-teknologjike, të cilat krijojnë shpesh iluzionin e një sigurie, e cila e minon ligjin bazë të luftës në perceptimin e ushtarëve dhe drejtuesve të gradave të ndryshme. Prandaj, sot epidemia e rasteve të stresit post-traumatik, dhe sëmundjeve të ngjashme lidhet pikërisht me traumat e luftës dhe varësitë nga drogërat ndryshme.

Ajo shpërtheu në ShBA, kryesisht për shkak të të veteranëve që janë ndër viktimat kryesore të masakrës së heshtur që po shkakton emergjenca e opioideve. Droga dhe lufta janë të lidhura më ngushtë se kurrë më parë. Dhe ndoshta do të mbeten të tilla për sa kohë të ekzistojë lufta si instrument./Il Giornale/Bota.al

Vendi

United Hospital revolucionarizon diagnostikën private në Kosovë – teknologji moderne dhe çmime të reja promocionale për MRI dhe CT

Published

on

By

Me synimin për ta bërë diagnostikën e avancuar më të qasshme për qytetarët, United Hospital, si një nga spitalet e mëdha private të përgjithshme në vend, sjell një ofertë të veçantë për ekzaminimet e avancuara me MRI Philips MR 5300 1.5 Tesla dhe MSCT Philips 128-shtresor.

Përmes kësaj oferte, spitali synon të ndërthurë teknologjinë bashkëkohore të imazherisë, ekspertizën profesionale dhe çmime më të favorshme, duke u mundësuar pacientëve kryerjen e ekzaminimeve diagnostikuese me standarde të larta dhe në kushte komode.

Në kuadër të ofertës promocionale, pacientët mund të përfitojnë nga çmime të reduktuara për një sërë ekzaminimesh:

MRI – 1 regjion: pa kontrast 70€, nga 100€; me kontrast 90€, nga 130€.
ALL BODY MRI, pa kontrast: 300€.
ALL SPINE MRI, pa kontrast: 150€.
MRI Abdomen + Pelvik, me kontrast: 160€, nga 230€.
CT Koronare: 200€, nga 300€.
Angio CT për karotide, torakale dhe aortë: nga 100€.

Kjo nismë vjen në një kohë kur ekzaminimet moderne imazherike kanë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe vlerësimin e shumë gjendjeve shëndetësore. United Hospital thekson se pajisjet moderne të Philips dhe puna e radiologëve specialistë me përvojë synojnë të ofrojnë imazhe të detajuara dhe raporte profesionale.

Një tjetër përparësi e ofertës është edhe qasja e shpejtë në shërbim, me termine të planifikuara dhe pa pritje të gjata, duke i dhënë pacientit mundësinë që procesin diagnostikues ta kryejë në një ambient të përshtatshëm dhe me komfor.

Me këtë ofertë, United Hospital synon të vendosë një standard të ri në qasjen ndaj diagnostikës private, duke e afruar teknologjinë moderne me pacientin dhe duke e bërë më të përballueshme kryerjen e ekzaminimeve të avancuara./rajonipress/

Rezervimet për termin mund të bëhen në numrat:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

Shënim: Ekzaminimet diagnostikuese duhet të kryhen sipas rekomandimit të mjekut dhe nevojës individuale të pacientit. /rajoni press/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i bën thirrje Kosovës për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, duke përcjellë mesazhin e BE-së për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik të institucioneve.

Palatova është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të veprojnë në përputhje me parimet e sundimit të ligjit.

Sipas mesazhit të BE-së, pretendimet për sjellje të pahijshme nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës duhet të hetohen, ndërsa çdo veprim duhet të ndërmerret duke respektuar procedurat e rregullta ligjore.

Në të njëjtën ditë, Palatova është pritur në një takim lamtumirës nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Konjufca e ka falënderuar për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në takim është theksuar rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe vazhdimit të bashkëpunimit me BE-në në fushat me interes të përbashkët.

Palatova ka përcjellë mesazhin se BE-ja vazhdon ta mbështesë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, ndërsa ka theksuar se Kosova duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në këtë proces.

Në fund të takimit, Konjufca i ka uruar Palatovës sukses në angazhimet e saj të ardhshme./A.K/

Continue Reading

Vendi

Ekzekutohen pagesat për Masat Aktive të Tregut të Punës dhe Pushimin e Lehonisë

Published

on

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e Masave Aktive të Tregut të Punës dhe për Pushimin e Lehonisë.

Sipas njoftimit të ministrisë, përfituesit e të dyja skemave kanë marrë pagesat përkatëse, duke mundësuar realizimin e mbështetjes financiare të paraparë për ta.

Ministria ka bërë të ditur se procesi i pagesave është përfunduar për përfituesit e të dy kategorive./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ulen çmimet e mjeteve shkollore, pakicat duhet t’i shesin të paktën 15% më lirë

Published

on

Qeveria ka marrë vendim për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore, në kuadër të masave për të lehtësuar shpenzimet e familjeve para fillimit të vitit të ri shkollor.

Nga sot deri më 30 shtator, tregtarët me shumicë duhet t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10%, ndërsa tregtarët me pakicë duhet të ofrojnë ulje prej të paktën 15%, krahasuar me çmimet që kanë qenë në fuqi në qershor.

Masa përfshin një gamë të gjerë produktesh, si çanta, fletore, blloqe, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë, flomasterë, markerë, tempera, furça, vizore, goma, mprehëse, gërshërë, futrola, ngjitëse, kompasë, kalkulatorë, dosje dhe materiale për punë praktike.

Sipas Qeverisë, tregtarët janë të detyruar të shfaqin përkrah çmimit të ri edhe çmimin e vjetër të produktit, të vlefshëm më 1 qershor 2026, në mënyrë që konsumatorët të mund të verifikojnë uljen.

Qeveria ka vlerësuar se kjo masë synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet në periudhën kur shpenzimet për përgatitjen e fëmijëve për vitin shkollor janë më të larta./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara