Lajmet

Lideri izrealit dhe palestinez komunikojnë në telefon pas shumë vitesh, i uron festën e Kurban Bajramit

Bisedimet u përqëndruan në qetësimin e tensioneve dhe koordinimin e sigurisë përpara vizitës.

Published

on

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas mori një telefonatë të premten nga kryeministri i përkohshëm i Izraelit, Yair Lapid, biseda e parë e tillë midis Abbas dhe një kryeministri izraelit në vite.

Bisedimet u përqëndruan në qetësimin e tensioneve dhe koordinimin e sigurisë përpara vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Një deklaratë nga zyra e Lapid tha se ai foli me Abbas për “vazhdimin e bashkëpunimit dhe nevojën për të siguruar qetësinë”. Hussein al-Sheikh, një ndihmës i lartë i Abasit, tha se Lapid e uroi Abasin për Kurban Bajramin dhe “diskutoi shkurtimisht situatën e fundit”, pa dhënë detaje.

Abbas priti ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz, në selinë e tij në qytetin e pushtuar të Ramallah të Bregut Perëndimor të enjten dhe gjithashtu foli me presidentin izraelit Isaac Herzog me telefon.

Procesi i paqes u ndërpre më shumë se një dekadë më parë. Takimet e nivelit të lartë ndërmjet liderëve izraelitë dhe palestinezë janë të rralla dhe priren të fokusohen në koordinimin e përditshëm ekonomik dhe të sigurisë.

Gantz u takua me Abbas disa herë vitin e kaluar dhe njoftoi masa për të përmirësuar kushtet ekonomike në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Lapid dhe Gantz, të dy centristë, po shërbejnë si kujdestar përpara zgjedhjeve të planifikuara për 1 nëntor, në të cilat partitë fetare dhe nacionaliste që mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj palestinezëve pritet të mbajnë shumicën e tyre në Knesset, parlamentin e Izraelit.

Abbas kryeson Autoritetin Palestinez, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor sipas marrëveshjeve të përkohshme të paqes të arritura në vitet 1990. Ai është thellësisht i papëlqyeshëm në mesin e palestinezëve, kryesisht për shkak të koordinimit të ngushtë të sigurisë me Izraelin.

Biden pritet të takohet me udhëheqësit e lartë izraelitë dhe palestinezë javën e ardhshme./UBTNews/

Vendi

Kurti falënderon kryeministrin finlandez, Orpo, për mbështetjen në Këshillin e Evropës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar në Jerevan edhe homologun e tij nga Finlanda, Petteri Orpo.

Në qendër të bisedës ishte mbështetja e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rrugëtimi drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Kurti vlerësoi lart ndihmën e Finlandës në luftimin e dezinformimit dhe veçoi modelin finlandez të “mbrojtjes gjithëpërfshirëse”, të cilin Qeveria e Kosovës tashmë e ka miratuar si koncept për organizimin e sigurisë shtetërore.

Lidhur me rëndësinë e luftimit të fushatave dezinformuese, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësit e bashkpunimit në shumë fusha.

“Bashkëpunimi dhe ndihma e Finlandës në luftimin e dezinformimit është një element kyç për mbrojtjen e hapësirës demokratike dhe informimit publik të saktë”, shprehet Kurti.

Të dy udhëheqësit e mbyllën takimin duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat që prekin sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

 

Continue Reading

Vendi

Mjekiqi: Vendimet politike në Kosovë nuk po e reflektojnë mjaftueshëm interesin publik

Published

on

Profesoresha e Shkencave Politike në UBT, Shqipe Mjekiqi, ka vlerësuar se vendimet politike në Kosovë shpesh nuk arrijnë të reflektojnë interesin më të mirë publik, duke theksuar ndikimin e cikleve të shpeshta zgjedhore në procesin e politikbërjes.

Në podcast-in “Inside Politics with Anisa”, ajo tha se zgjedhjet e shpeshta e pamundësojnë zhvillimin normal të politikave publike dhe e orientojnë fokusin e politikës drejt rezultateve afatshkurtra.

“Konsideroj që vendimet politike në Kosovë nuk kanë arritur ndoshta masën e duhur të reflektojnë gjithmonë interesin më të mirë publik sepse kemi parë kohëve të fundit cikle të shpeshta të zgjedhjeve. Zakonisht kur ka zgjedhje, atëherë kjo e pamundëson zhvillimin e një cikli normal të politikave publike dhe politikbërjes në përgjithësi. Në situata të tilla fokusi kryesor është në implementimin e politikave që sjellin përfitime afatshkurtra,” u shpreh Mjekiqi.

Ajo shtoi se në këto rrethana krijohen edhe marrëdhënie klienteliste ndërmjet përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve, të cilat sipas saj nuk i kontribuojnë zhvillimit të shoqërisë.

“Ekziston një relacion shumë klientelistik ndërmjet përfaqësuesve dhe votuesve, pra shkëmbim kryesisht favoresh: unë ta jap votën, ti më përkrah në forma të ndryshme dhe privilegje të ndryshme dhe kjo nuk i kontribuon zhvillimit të shoqërisë,” tha ajo.

Mjekiqi theksoi se vendimmarrja politike do të duhej të largohej nga ciklet zgjedhore dhe marrëdhëniet klienteliste, duke u bazuar më shumë në evidencë dhe analiza të mirëfillta, me qëllim të krijimit të politikave më të qëndrueshme dhe afatgjata.

Continue Reading

Vendi

Kurti dhe Plenković në Jerevan: Kroacia mbetet partner kyç i Kosovës drejt integrimit evropian

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, gjatë punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Armeni.

Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetja e palëkundur e Zagrebit zyrtar për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike. Kurti vlerësoi miqësinë e sinqertë mes dy vendeve, ndërsa të dy liderët theksuan nevojën për një koordinim më të ngushtë politik përballë sfidave të sigurisë në Evropë.

Lidhur me rëndësinë e këtij partneriteti, në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se u diskutua për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike.

“U theksua nevoja për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë.”

Kryeministri në detyrë Kurti falënderoi homologun kroat edhe për rolin aktiv të Kroacisë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

MINT gjobit KEDS-in me 90 mijë euro për parregullsi me njehsorët elektrikë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndëshkuar KEDS-in me 18 gjoba në vlerë totale prej 90 mijë eurosh. Ky vendim erdhi pasi Inspektorati doli në përfundimin se 18 njehsorë elektrikë kishin afat vlefshmërie të skaduar.

Gjatë muajit prill, një komision i posaçëm ka shqyrtuar mbi 570 ankesa të qytetarëve për devijime në orë dhe datë të njehsorëve. Nga 54 njehsorë të testuar në laborator, 38 prej tyre rezultuan me devijime kohore, ndërsa raportet zyrtare do t’u dorëzohen organeve të drejtësisë për hetime të mëtejshme.

MINT ka kërkuar nga KESCO që të bëjë kompensimin e menjëhershëm të konsumatorëve të dëmtuar. Lidhur me këtë aksion, nga ministria kanë deklaruar se edhe në ditet në vijim do të vazhdojn me trjatimin e ankesave.

“MINT siguron qytetarët se edhe gjatë muajit maj do të vazhdojë me trajtimin e ankesave, verifikimin e njehsorëve dhe shqiptimin e gjobave bazuar në gjetjet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ministria inkurajon qytetarët që të vazhdojnë të denoncojnë parregullsitë në numrin e Viberit: 046 311 000, ose në adresën elektronike të tyre.

Continue Reading

Të kërkuara