Lajmet

Lideri i bandës së Haitit ekstradohet në ShBA

Ai u arrestua për kontrabandë armësh dhe rrëmbimin e qytetarëve amerikanë.

Published

on

Një nga liderët e bandës më të fuqishme në Haiti, 400 Mawozo, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrabandë armësh dhe rrëmbimin e qytetarëve amerikanë.

Germine Joly, i njohur si Yonyon, u dërgua me një aeroplan të FBI në Uashington të martën, thanë autoritetet haitiane. Ai ishte në burg në Haiti për disa vjet para ekstradimit të tij.

Banda e Jolyt ishte përgjegjëse për rrëmbimin e vitit të kaluar të 17 misionarëve të krishterë, të cilët u mbajtën peng për dy muaj.

Javën e kaluar, 400 Mawozo rrëmbeu edhe një diplomat nga Republika dominikane./UBTNews/

Lajmet

​KQZ sot hedh shortin për renditjen e subjekteve politike

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas njoftimit të lëshuar për media nga KQZ-ja tërheqja e shortit bëhet sot nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak që deklaron se Kurti është i lidhur me Serbinë

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të ftojë Ramush Haradinajn për akuzat që ai ka bërë ndaj Kryeministrit Albin Kurti, se është i lidhur me Serbinë.

Haxhiu theksoi se kjo është një deklaratë e rëndë dhe kërkoi të dijë pse Prokuroria nuk e ka ftuar Haradinajn. Ajo gjithashtu ka përmendur lidhjet e Haradinajt me Serbinë dhe figura të dyshimta si Milan Radojiçiq.

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiç”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

​Prokuroria ka ngritur aktakuzë në rastin e njohur “KEK”

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.

Sipas njoftimit, të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

“Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori Isufaj: Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili i ka ftuar prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

Isufaj ka kërkuar nga Qeveria që të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe ta shmangë retorikën që synon politizimin e drejtësisë.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët e lartë shtetërorë. Ftesa për dhënie të dëshmisë është procedurë e rregullt dhe çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, andaj u bëj thirrje të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës që të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt se fare nuk më interesojnë, po flas atë që unë di dhe që mendoj se duhet bërë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nuk ka informacione nëse ndokush ndonjëherë është intervistuar në zyrën e Kryeministrit.

“Sistemi Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk janë për të bërë skenarë, ne punën tonë e kemi të përcaktuar me ligj dhe Kushtetutë dhe nuk bëjmë dallime as për nga pozita as për nga emërimi. Unë nuk kam informacione nëse ndokush ndonjëherë është intervistuar në zyrën e Kryeministrit, ndoshta edhe mund të ketë, por unë nuk e di. Në këto pesë vjet sa jam kryeprokuror i kësaj prokurorie, raste të tilla nuk ka pasur. Deklaratat denigruese dhe fyerjet ndaj prokurorëve dhe Prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin dhe sistemin e drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”, ka shtuar ai

Continue Reading

Të kërkuara