Lajmet

Liderët evropianë shfaqin unitet për krizën rreth Ukrainës

Macron ka thënë se sheh rrugë përpara në zgjidhjen e krizës.

Published

on

Liderët evropianë janë zotuar se do të qëndrojnë të bashkuar në qëllimin e tyre për ulje të tensioneve pas pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër Ukrainës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se sheh rrugë përpara në zgjidhjen e krizës, pas negociatave të nivelit të lartë që ka realizuar në Moskë dhe Kiev.

Duke folur nga Berlini, Macron ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut me Kremlinin, duke e konsideruar këtë si mënyrën e vetme për të ulur frikën se Rusia do ta pushtojë Ukrainën.

“Neve na duhet të gjejmë mënyra që bashkërisht të angazhohemi në dialog të fuqishëm me Rusinë”, ka thënë ai më 8 shkurt në kryeqytetin gjerman, ku është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin polak, Andrzej Duda.

Scholz ka thënë se të tre liderët “janë të bashkuar në qëllimin e mbajtjes së paqes në Evropë përmes diplomacisë dhe vullnetin e përbashkët për të vepruar në tërësi”, derisa Duda ka thënë se beson që lufta mund të shmanget.

“Na duhet të gjejmë zgjidhje për të shmangur luftën”.

“Siç e kam thënë, aktualisht kjo është detyra jonë kryesore. Besoj se do t’ia dalim. Për mendimin tim, gjërat më të rëndësishme sot janë solidariteti dhe uniteti”, ka thënë Duda.

Macron nuk ka bërë të ditur ndonjë marrëveshje, por ka thënë se beson që negociatat që ka zhvilluar, kanë ndihmuar në parandalimin e rritjes së tensioneve.

Ai ka bërë thirrje për durim, duke përmendur se zgjidhja e tensioneve të lidhura me Ukrainën, mund të marrë muaj.

Lideri francez, i cili është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin më 7 shkurt në Moskë, ka thënë se lideri rus i ka thënë që Moska “nuk do të jetë burim i përshkallëzimit”, pavarësisht mbledhjes të më shumë se 100 mijë trupave dhe pajisjeve tjera ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden planifikon të angazhohet me Macronin, duke shtuar se të dy kanë biseduar dy herë përmes telefonit këtë javë.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14 mijë persona./REL

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara