Magazinë

Liam Neeson shet apartamentin luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Published

on

Nuk është vetëm suksesi në kinema që po i sjell fitime Liam Neeson këto ditë.

Aktori hollivudian, i cili sapo ka dalë në ekran me“The Naked Gun”, ka shitur së fundmi apartamentin e tij në New York City për plot 10.3 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga dokumentet zyrtare të qytetit dhe u raportua fillimisht nga New York Post, ndërsa PEOPLE konfirmoi gjithashtu transaksionin.

Bëhet fjalë për një super-apartament me 5 dhoma gjumi, 5 banjo, me sipërfaqe prej 4,524 metrash katrorë, kombinim i tre njësive banimi të bashkuara.

Prona u listua në treg në mars për 10.75 milionë dollarë, por përfundimisht u shit pak më lirë. Neeson dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, aktorja Natasha Richardson, e kishin blerë apartamentin më 1999 për 3.9 milionë dollarë, duke realizuar kështu një fitim të konsiderueshëm pas më shumë se dy dekadash.

Shtëpia ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të Manhatanit, vetëm një bllok larg Central Park. Dhomat ofrojnë pamje panoramike të parkut dhe lumit Hudson, kuzhinë të madhe me dritare të plota, dhomë familjare dhe një suitë master me spa private, dhomë për fëmijë dhe palestër personale.

Ndërtesa, siç pritej, është e pajisur me portier 24 orë, supermarket brenda kompleksit, pishinë dhe palestër moderne të markës Equinox, si dhe fushë basketbolli për rezidentët.

Magazinë

Koncerti i Robbie Williams në Stamboll anulohet “anë interes të sigurisë publike”

Published

on

Këngëtari britanik Robbie Williams ka njoftuar se koncerti i tij i planifikuar në Stamboll, më 7 tetor, është anuluar nga autoritetet turke “në interes të sigurisë publike”.

Vendimi vjen pas fushatave të zhvilluara nga OJQ-të pro-Gazës e përdorues të mediave sociale, që protestuan kundër mbajtjes së ngjarjes.

Data e koncertit përkonte me përvjetorin e dytë të sulmit të Hamasit ndaj komuniteteve jugore izraelite – ngjarje që çoi në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gazë.

Për disa ditë me radhë, rrjete sociale turke dhe organizata aktiviste kërkuan anulimin, duke e akuzuar këngëtarin britanik si “sionist”, raportoi Reuters.

Koncerti i artistit 51-vjeçar është vënë në qendër të vëmendjes në Turqinë kryesisht myslimane, për shkak të origjinës hebraike të familjes së tij dhe performancës së tij në Izrael në vitin 2015, e cila asokohe shkaktoi kritika nga grupet pro-palestineze.

Kompania e biletave Bubilet deklaroi se anulimi u bë me kërkesë të Zyrës së Guvernatorit të Stambollit.

Në një postim në Instagram, Williams tha se siguria e fansave të tij “vjen e para”, duke shprehur keqardhje për anulimin e koncertit dhe theksuar se “vendimi ishte jashtë kontrollit tonë”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Madonna rikthehet në publik pas sëmundjes së rëndë, surprizon me paraqitjen e thjeshtë

Published

on

Madonna mbajti një profil të ulët gjatë një daljeje të rrallë publike në Londër, ku u pa në stadiumin “Stamford Bridge” për të ndjekur ndeshjen mes Chelseat dhe Liverpoolit, në shoqërinë e të dashurit të saj, Akeem Morris.

Ajo dhe partneri i saj u përzien me turmën e tifozëve ndërsa mbështesnin ekipin londinez, që fitoi me rezultatin 2-1.

E veshur me një pallto të zezë dimërore, Madonna kishte lënë mënjanë pamjen e saj karakteristike glamuroze, duke zgjedhur një stil më të thjeshtë dhe diskret. Akeem qëndronte pranë saj gjatë gjithë kohës, shkruan DailyMail.

Çifti është parë më parë në ndeshje të Chelseat, lidhja e tyre u bë publike në korrik 2024, pas muajsh të tërë spekulimesh. Ata njihen që prej vitit 2022, kur pozuan së bashku për revistën Paper.

Paraqitja e fundit e këngëtares vjen pas periudhës së vështirë që kaloi për shkak të një sëmundjeje kërcënuese për jetën, e cila e detyroi të qëndronte katër ditë në kujdes intensiv. Në një intervistë Madonna rrëfeu se kishte pësuar një infeksion bakterial që u shndërrua në sepsë gjatë përgatitjeve për turneun e saj “Celebration Tour”.

Ajo pranoi se rikuperimi ishte i gjatë dhe i vështirë, por shprehu mirënjohje për mbështetjen e fansave duke shtuar:

“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi, dhe i dyti ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që kishte besuar tek unë.”

Dy vjet pas incidentit, Madonna duket në formë të mirë, duke u rikthyer ngadalë në jetën publike dhe skenën muzikore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Vanessa Hudgens tregon për kiminë me Zac Efron në “High School Musical”

Published

on

Aktorja Vanessa Hudgens ka rrëfyer për kiminë e vërtetë që kishte me kolegun Zac Efron gjatë xhirimeve të “High School Musical” (2006), e cila e bëri skenat të dukeshin shumë reale.

Hudgens, 36 vjeçe, luante Gabriella Montez, ndërsa Efron ishte Troy Bolton. Ata patën një lidhje edhe jashtë filmave nga 2005 deri në 2010.

Në podcastin “Get Your Head In The Game”, Hudgens tha se emocionet gjatë skenave të para, përfshirë skenën e karaokes, ishin të vërteta: “Kimia mes nesh ishte shumë reale. Po, kjo vërtet ndihmonte punën, sidomos kur je i ri dhe gjithçka është e pafajshme dhe e ëmbël.”

Aktorja kujtoi edhe audicionin për rolin e Gabriellas, ku lidhi menjëherë kontakt me Efronin.

Ajo riktheu rolin e Gabriellas edhe në dy filmat e tjerë të serisë, megjithëse ka pasur momente kur donte të shihej ndryshe si adoleshente.

Aktualisht, Hudgens është shtatzënë me fëmijën e dytë me bashkëshortin Cole Tucker. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Halloween në Netflix! Top 5 filma horror që duhet të shikoni

Published

on

Ka ardhur tetori, muaji i përsosur për maratonat e filmave horror.

Në këtë stinë, adhuruesit e zhanrit kërkojnë të përfshihen në atmosferën e frikës dhe tensionit. Netflix ka përgatitur surpriza të shumta.

Platforma ofron përzgjedhje filmash – që nga klasikët që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë së horrorit, deri te produksionet moderne që premtojnë emocione të forta.

Pra, qoftë nëse preferoni frikën e ngadalshme dhe atmosferën e errët të klasikëve apo tronditjen e menjëhershme të filmave të rinj, këtu do të gjeni gjithçka.

Fear Street, Prom Queen, His House, The Ritual, Cobweb dhe Apostle. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara