Aktualitet

Letra drithëruese të fëmijëve në kampet naziste të përqendrimit drejtuar nënave

Në kampin e fëmijëve, të burgosurit ishin të moshës nga disa muaj deri në 16 vjeç.

Published

on

/ATSH-PAP/ – Letrat e dërguara nga fëmijët e burgosur në kampin nazist të përqendrimit, të cilët vinin nga getoja e Litzmannstadt, u zbuluan nga studiuesit e Muzeut Polak të Fëmijëve – Viktima të Totalitarizmit.

Letrat japin një pasqyrë tronditëse mbi vuajtjet që pësuan fëmijët në geto, e cila ndodhej në qytetin e atëhershëm të pushtuar nga Gjermania, Lodz.

“Disa ditë më parë, ndërsa po shqyrtonim koleksionet private, zbuluam tetë letra origjinale të dërguara në kampin nazist të Litzmannstadt”, theksoi Ireneusz Maj, drejtor i Muzeut të Fëmijëve Polakë – Viktima të Totalitarizmit.

”Ato u shkruan nga fëmijët polakë në 1944 dhe iu drejtoheshin të dashurve të tyre”, thanë studiuesit e muzeut.

“Është një zbulim unik, sepse ka vetëm një duzinë letrash të tilla nga ky kamp”, vuri në dukje ai, duke shtuar se ato ishin shkruar nga të burgosurit më të rinj të Rajhut të Tretë.

Për momentin dokumentet janë duke u shqyrtuar dhe po ruhen dhe restaurohen.

Në fragmentet e letrave pjesërisht të dëmtuara të fëmijëve të burgosur drejtuar prindërve të tyre, të cilët gjithashtu ishin shpesh në kampet e përqendrimit gjerman, gjejmë fjali të tilla si “unë dua sapun dhe një lugë sepse nuk kam asgjë për të ngrënë” apo ”nënë, më bëj 20 petulla”.

“Këto letra janë për ne një formë e veçantë dhe intime e kontaktit me përvojat e këtyre fëmijëve, përvoja vërtet tragjike”, vuri në dukje historiani Andrzej Janicki.

Ekspozita e letrave dhe dokumenteve të tjera nga kampi do të dalin në dritë në dhjetor të këtij viti, në Qendrën Kulturore Lodz.

Kampi, i themeluar në mesin e vitit 1942, ishte vendi ku pushtuesit nazistë gjermanë arrestuan hebrenjtë para se të transportoheshin në kampet e shfarosjes.

Në kampin e fëmijëve, të burgosurit ishin të moshës nga disa muaj deri në 16 vjeç.

Disa prej tyre u dërguan në kamp për krime të tilla si vjedhje të vogla dhe lypje.

Fëmijët u mbajtën në kushte primitive, u përdorën si skllevër dhe gjithashtu u rrahën, u torturuan dhe vdiqën nga uria.

Të dhëna të ndryshme tregojnë se rreth 3 000-4 000 fëmijë u burgosën atje dhe disa qindra vdiqën.

Kur përfundoi pushtimi nazist gjerman i Lodzit, kishte mbi 800 të burgosur të mitur në kamp.

Continue Reading

Aktualitet

Luis Enrique drejt historisë: Fiton Superkupën e 3-të evropiane

Published

on

By

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Aston Villës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, një sukses ky që po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja në futbollin botëror.

Në këtë përballje, Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave për parisienët, Brian Madjo barazoi përkohësisht shifrat për Aston Villën, ndërsa goditja e saktë nga Désiré Doué siguroi fitoren 2-1 dhe trofeun për kampionët në fuqi.

Për timonierin e PSG-së, ky është trofeu i 13-të në krye të gjigantit francez që prej marrjes së drejtimit në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli ka fituar nga tri herë kampionatin dhe Superkupën e Francës, nga dy herë Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Me triumfin e fundit, Enrique arrin kuotën e gjashtë trofeve evropianë në karrierën e tij si trajner (tri Superkupa Evropiane dhe tri Liga të Kampionëve).

Sipas rrjetit të statistikave Opta, me gjashtë trofe evropianë, Luis Enrique u është afruar vetëm dy emrave që qëndrojnë mbi të në historinë e futbollit evropian: Pep Guardiolës me 7 trofe dhe Carlo Ancelottit me 10 sosh. /E.A/

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive më 14 gusht, dorëzon kërkesën zyrtare

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbahet më 14 gusht 2026, në orën 11:00.

Kërkesa u dorëzua në Zyrën e Sekretarit nga anëtari i PDK-së, Përparim Gruda, dhe i është adresuar kryesuesit të seancës, deputetit më të vjetër në moshë, Avni Dehari.

“Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”, deklaroi Gruda pas dorëzimit të kërkesës.

Në letrën e protokolluar, PDK thekson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Subjekti politik sqaron se, sipas jurisprudencës kushtetuese, tejkalimi i afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e institucionit legjislativ, prandaj vonesat e mëtejshme vetëm sa e thellojnë bllokadën politike.

Po ashtu, PDK i rikujton kryesuesit se roli i tij si deputeti më i vjetër është i kufizuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit vetëm në lehtësimin e ecurisë së seancës. Në letër potencohet se ai nuk ka kompetencë të vendosë mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike se kur duhet të vazhdojë ky proces.

“Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë”, nënfundohet në letrën e PDK-së. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mblidhet sot grupi parlamentar i LDK-së

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mblidhet sot për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend.

Kjo mbledhje vjen menjëherë pas ngjarjeve të së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe nga radhët e Aleancës qëndruan në sallën plenare duke i kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, thirrjen e seancës konstituive.

Përveç zhvillimeve në Kuvend, sipas raportimeve në media, temë e diskutimeve brenda grupit parlamentar të LDK-së pritet të jetë edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

LDK-ja e ka pasur në fokus edhe më parë këtë temë, me deputetë të saj që kanë deklaruar publikisht synimin se pozita e kreut të shtetit duhet t’i takojë këtij subjekti politik. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Deputetët e PDK-së mblidhen para Qeverisë, kërkojnë thirrjen e seancës konstituive

Published

on

By

Disa deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku pritet të mbahet një konferencë për media e paralajmëruar nga kjo parti.

Në mesin e deputetëve të pranishëm është edhe Artan Behrami, i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur praninë e tij para objektit të Qeverisë.

Përmes këtij reagimi, Behrami i ka bërë thirrje organit kompetent që të thërrasë ditën e sotme seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara