Aktualitet

Reagimet e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve

Shqetësim – kohëzgjatja e negociatave.

Published

on

Gjermania ka përpara muaj të vështirë të negociatave për krijimin e një koalicioni. Marcel Fratzscher, president i DIW, Institutit Gjerman të Ekonomisë, shprehet se ai shpreson që partitë të mos bien dakord vetëm për emëruesin më të vogël të përbashkët, por të ndajnë detyrat me njëra-tjetrën me mençuri, guxim dhe me vendosmërinë e nevojshme për ndryshim. Gjermania ndodhet para sfidës më të madhe prej kohësh. Qeveria e re duhet shpejt të marrë vendime të së ardhmes në lidhje me klimën, transformimin digjital dhe rinovimin social. Nëse nuk ia del me këtë, atëherë vihet në pikëpyetje mirëqenia ekonomike e Gjermanisë dhe Europa rrezikon të humbë në konkurrencën e sistemeve me Kinën dhe SHBA.

Lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur

Kurse ekonomisti Jens-Oliver Niklasch, nga Banka e landit të Baden-Vyrtembergut, LBBW shprehet se nga pikëpamja e tregut është një lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur. “Partitë e tjera që mund të qeverisin nuk dallojnë shumë në temat ekonomike dhe politike-financiare, që kompromiset të bëhen të pamundura.” 

Edhe Jörg Krämer kryekonomisti i Commerzbank shprehet se “shumë sipërmarrës dhe aksionerë duhet të jenë të lehtësuar, që një aleancë me SPD-Të Gjelbrit-dhe e E Majta nuk arrin shumicën në Bundestag. Kjo forcon pozicionin negociues të FDP-së, pa të nuk mund të krijohet një koalicion stabil, po të lesh mënjanë koalicionin e madh.” Për Krämerqeveria e re ka detyra të vështira përpara. Ndryshe nga Angela Merkel në vitin 2005, qeveria e re nuk merr përsipër një ekonomi popullore me avantazhe në vend. Po të matet me faktorë si kohëzgjatja e proceseve të lejeve apo gjyqësore, tatimet etj, me rëndësi për funksionalitetin konkret të sipërmarrjeve, Gjermania brenda BE zë vende mesatare. Para 10 vjetësh Gjermania ndodhej në çerekun e parë të renditjeve.”

Shqetësim – kohëzgjatja e negociatave

Kurse Gabriel Felbermayr, presidenti i Institutit për Ekonominë botërore, IFW e sheh me shqetësim, që Gjermania ka përpara muaj të vështirë të krijimit të qeverisë. Pavarësisht se cili koalicion krijohej, …duhet të llogaritet me atë që qeveria e re do të jetë relativisht e dobët, sepse partitë me pozicione ideologjike të ndryshme, do të duhet të bien dakord për një program. Paralizimi i gjatë dhe pasiguria politike nuk ndihmojnë aspak ekonominë, sidomos para detyrave të vështira të së ardhmes.”

Për Thomas Gitzel, kryekonomist i VP Bank, rezultati zgjedhor në Gjermani do të pritet me qetësi nga tregjet financiare. Për një aleancë të majtë me shumë gjasa nuk mjafton rezultati. Me këtë është mënjanuar rreziku më i madh për tregjet financiare. Me këtë rezultat kuptohet edhe diçka tjetër: nuk ka një ndërprerje të plotë me punën e deritanishme qeveritare. Edhe nëse SPD-së merrzyrën e kancelarit do të thotë vijimësi. Për Olaf Scholz kanë rëndësi finanacat solide edhe kjo do t’i qetësojë tregjet financiare.DW

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim të një gruaje: Dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Ngacmim”, pasi i njëjti dyshohet se ka shqetësuar një grua në rrugët e kryeqytetit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:00. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se e ka përcjellë dhe e ka ofenduar viktimën femër përgjatë rrugës.

Prokurori kujdestar ka vendosur masën e ndalimit, duke e dërguar të dyshuarin në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Dyshime për dhunim në Ferizaj: I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Një rast i dyshuar për veprën penale “Dhunim” është raportuar të ketë ndodhur më 27 tetor në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dhe viktima janë liruar, ndërsa rasti ka kaluar për hetim në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Magazinë

Elon Musk ironizon humbjen e Republikanëve me “laserët e hapësirës”

Published

on

By

Ndonëse është tërhequr nga një rol i drejtpërdrejtë publik në administratën e Donald Trumpit, miliarderi Elon Musk ka mbetur një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Partisë Republikane. Megjithatë, pas rezultateve të pafavorshme dhe humbjes së thellë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Musk ka reaguar me disa komente ironike në rrjetet sociale.

Përmes një sërë postimesh, miliarderi amerikan u shpreh me sarkazëm për dështimin e kandidatëve që mbështeti financiarisht. Në reagimin e tij të parë ai shkroi se “qendrat e të dhënave në hapësirë po duken gjithnjë e më tërheqëse tani”, duke ironizuar debatin e fortë gjatë fushatës në Teksas rreth ndërtimit të këtyre qendrave, temë kjo qënxiti pakënaqësi te votuesit dhe ndihmoi fitoren e demokratëve.

Veprimi jo i zakonshëm u pasua vetëm një minutë më vonë nga një tjetër mesazh ku Musk ironizonte pretendimet për ndërhyrje: “Me sa duket, laserët e mi hapësinorë për të ndërhyrë në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”.

Këto deklarata vijnë pas një cikli zgjedhor ku u shpenzuan miliarda dollarë nga të dyja kampet politike. Musk vetë derdhi më shumë se 480 milionë dollarë në mbështetje të republikanëve, duke u renditur ndër donatorët më të mëdhenj individualë të këtyre zgjedhjeve. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Goditet grupi kriminal në Kosovë: Sekuestrohen 37 kg heroinë dhe arrestohen pesë persona

Published

on

By

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka finalizuar me sukses një operacion të madh me ç’rast ka goditur një grup kriminal ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili konfirmoi se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 37 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Droga ishte e ndarë në 62 paketime, ndërsa vlera e saj në tregun e zi përllogaritet të jetë mbi gjysmë milioni euro.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Përmes një deklarate publike, ministri Sveçla përgëzoi organet e rendit për punën profesionale dhe nënvizoi se angazhimi i institucioneve të sigurisë do të rritet edhe më tej.

Tutje ai shtoi se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të shërbejë asnjëherë si zonë e sigurt për grupet kriminale apo për aktivitete që cenojnë shëndetin, mirëqenien e rinisë dhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara