

Kulturë
Leona Lewis rikthehet me album
Published
4 years agoon
By
Betim GashiLeona Lewis po rikthehet me një album. 36-vjeçarja po punon në albumin e ri me këngë për Krishtlindje dhe shpreson të ndjekë hapat e këngëtares Mariah Carey.
Një burim i tha gazetës The Sun: “Mund të jetë herët të flasim për Krishtlindje në shtator, por për këtë album u punua mbi një vit. Leona i ka incizuar disa këngë të reja, dhe disa prej tyre janë vërtetë të jashtëzakonshme. Mariah Carey fiton miliona dollarë për çdo vit nga kënga e saj, ‘All I Want For Christmas Is You’, dhe albumet me muzikës të festive të fundvitit të cilat i realizon tash e sa vjet. Prandaj, kjo duket një mundësi shumë e mirë edhe për Leonan. Ajo nuk e ka pasur një rrugëtim të lehtë në industrinë e muzikës, veçanërisht në dekadën e fundit, për shkak të problemeve me studio incizuese. Por tani, ajo është përkushtuar e tëra në rikthimin e saj në muzikë dhe ekipi me të cilin ajo bashkëpunon, beson që albumi i ardhshëm do t’ia kujtojë publikut britanik pse ajo e fitoi shoun ‘The X Factor’ para 15 vjetëve”.

Gjatë karrierës së saj, Lewis i ka shitur më shumë se 30 milionë albume anembanë botës./UBTNews
Magazinë
Nëna e Beyoncés zbulon padashje sekretet e vajzës së saj
Published
3 minutes agoon
April 29, 2025
Edhe pse sot është një nga yjet më të mëdha të muzikës botërore, Beyoncé ka qenë natyrë e qetë dhe e rezervuar, ka thënë nëna e saj, Tina Knowles, sipas të cilës ajo nuk ka ndryshuar as me kalimin e viteve.
Në një intervistë për The Guardian, Knowles ka treguar se Beyoncé ishte një fëmijë i turpshëm që u transformua falë kërcimit.
“Performanca i ndryshoi jetën. Edhe kur ishte e turpshme, kur kërcente dhe bënte shfaqje, ajo ndriçonte. Prandaj e regjistruam në kurse kërcimi. Kur kërcente, nuk kishte më turp”, ka thënë Knowles.
Megjithatë, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm, Beyoncé, sot 43 vjeçe, mbetet një person i mbyllur.
“Ajo ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet e rezervuar. Nuk është ai lloj personi që hyn në dhomë e thotë ‘Ja ku jam!’. Kjo nuk ka ndryshuar. Thjesht, në skenë ajo aktivizon një tjetër personalitet”, ka shtuar ajo.
Knowles ka ndarë disa kujtime për marrëdhënien mes Beyoncés dhe motrës së saj më të vogël, Solange, sot 38 vjeçe. Ajo ka kujtuar periudhën kur Beyoncé ishte rreth 10-11 vjeç dhe nisi të dallonte një distancë midis vajzave.
Beyonce dhe Solange si fëmijë
“U tremba kur Beyoncé mbushi rreth 10 vjeç. Ishte pjesë e një grupi muzikor dhe fëmijët i thoshin Solanges çdo ditë ‘Hesht, Solange’, sepse ajo përpiqej të bënte koreografi apo të merrte pjesë. Ajo kishte dëshirë të ishte pjesë e gjithçkaje, por nuk e pranonin”, ka thënë Knowles në një intervistë për CNN.
Beyoncé madje filloi të kërkonte që Solange të largohej gjatë provave, gjë që e shqetësoi nënën e tyre.
“Më duhej t’i kujtoja Beyoncés se kjo ishte shtëpia e Solanges dhe ajo duhej trajtuar me dashuri. Por ndjeva se nuk po më dëgjonin më, dhe pashë një mur duke u ndërtuar mes tyre, prandaj vendosa t’i çoj në terapi”, ka treguar tutje Knowles.
Edhe pse terapia për fëmijët ishte tabu e bashkëshorti i atëhershëm, Matthew Knowles, mendonte se vajzat ishin të vogla për atë gjë, Knowles këmbënguli.
“S’po kërkoja leje. E dija që duhej bërë diçka e gjetëm një terapist të mrekullueshëm”, tha ajo. Solange e adhuronte terapinë, Beyoncé nuk ishte entuziaste.
“Është interesante, sepse terapisti i tha Beyoncés të njëjtat gjëra që i kisha thënë unë, por nga ai ajo i pranoi, edhe pse e urrente terapinë. Solange, përkundrazi, e donte, e adhuronte të shprehej dhe të fliste”, ka treguar nëna e yjeve.
Sot, ajo ka thënë se falë asaj ndërhyrjeje në kohë, Beyoncé dhe Solange kanë një marrëdhënie shumë të afërt.
“Rezultati ishte i mrekullueshëm. Ato janë shumë të lidhura që atëherë”, ka thënë ndër të tjera Knowles.
Magazinë
Ç’po ndodh? Brad Pitt frikësohet nga ajo që Angelina po bën me fëmijët e tij
Published
18 hours agoon
April 28, 2025
Beteja e gjatë e Brad Pitt për kujdestarinë me Angelina Jolie ka marrë tjetër kthesë shqetësuese. Ylli i Hollivudit thuhet se po bëhet gjithnjë e më i shqetësuar se Jolie po ndikon tek fëmijët e tyre kundër tij, duke krijuar atë që e sheh si mur emocional mes tij dhe familjes.
Burime pranë Pitt-it pohojnë se aktori ndihet “zemërthyer” dhe “i pafuqishëm” teksa shikon se marrëdhëniet me fëmijët dobësohen.
Kanë kaluar vite që nga divorci i rrëmujshëm i vitit 2016, por beteja për fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne – mbetet e pazgjidhur.
Pitt dyshohet se beson se ndikimi i Jolie po i shtyn fëmijët më larg, deri në pikën ku pajtimi duket pothuajse i pamundur. Edhe pse Pitt është përpjekur të ruajë lidhjet me fëmijët përmes takimeve e këshillimeve private, të brendshëm thonë se ai ndihet i mbingarkuar.
Çdo hap i vogël drejt rindërtimit të besimit duket se minohet, duke e lënë atë gjithnjë e më të izoluar. Miqtë e aktorit e përshkruajnë si të shkatërruar nga distanca e dukshme emocionale që zhvillohet mes tij dhe fëmijëve të vegjël.
Disa raporte madje sugjerojnë se Pitt ka frikë se disa nga fëmijët janë inkurajuar ta shohin atë në një këndvështrim negativ, duke dëmtuar lidhjen në mënyra që mund të duhen vite për t’u riparuar, nëse ndonjëherë. Angelina Jolie ka mbajtur një profil relativisht të ulët publik në lidhje me specifikat e betejës për kujdestari, por shumë besojnë se veprimet e saj flasin më shumë se fjalët.
Magazinë
“Ajo duket shumë e sëmurë”, Demi Lovato përballet me kritika pas humbjes së peshës
Published
3 days agoon
April 26, 2025
Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një sërë fotosh që tregojnë figurën e saj të hollë si dhe momente nga jeta private.
Edhe pse shumica e komenteve në Instagram ishin pozitive, disa i referoheshin në mënyrë specifike humbjes së saj të konsiderueshme në peshë, gjë që shkaktoi spekulime të reja mes ndjekësve.
Vëmendjen më të madhe e tërhoqi një foto e saj duke pozuar para një pasqyre me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të ngritur që i zbulonte barkun.
Përveç kësaj, ra në sy edhe një foto me një fustan të ngushtë lëkure, shumë e vlerësuan pamjen e saj, disa pretenduan se këngëtarja po përdor ilaçin Ozempic, i cili është bërë i njohur në mesin e të famshmëve vitet e fundit si mjet për humbje peshe.
“Mbretëresha Ozempic”, “Duket shumë e hollë, më pëlqente më shumë kur kishte kthesa” dhe “Të gjithë janë në Ozempic tani”, “Kur i humbi këto kilogramë”, “Duket kaq e sëmurë. Këtë herë nuk mund të fajësojë ekipin e saj”, ishin vetëm disa nga komentet.
Në mars 2021, këngëtarja postoi një foto ku tregonte belin më të hollë, me komentin se “ka humbur peshë aksidentalisht”, duke theksuar se nuk numëron më kalori, nuk e tepron me stërvitjen ose nuk kufizon dietën e saj. Vitin e kaluar, deklaroi se ka gati gjashtë vjet që është në procesin e rikuperimit nga bulimia, me mbështetjen e një ekipi profesional terapistësh dhe dietologësh të specializuar në çrregullimet e të ngrënit.
“Unë punoj më së shumti për të pranuar trupin tim. Nuk përpiqem të jem pozitive për këtë, sepse kjo ende më duket shumë larg. Për momentin, synimi im është të paktën të jem neutrale”, tha ajo në atë kohë.
Ajo shtoi se praktikon pohime për të forcuar marrëdhënien me trupin e saj.
“Shikohem në pasqyrë dhe i them vetes: “Ky trup është i fortë, më shpëtoi jetën kur e teprova”. “Janë mendimet që më mbajnë të qëndrueshme”, tha Lovato.
Demi Lovato është bërë një zë i fortë në luftën për shëndetin mendor, vetëpranimin dhe kundër standardeve të imponuara të bukurisë vitet e fundit. Pavarësisht përpjekjeve të saj publike për të inkurajuar ndryshime pozitive, transformimi i saj fizik vazhdon të ketë reagime të ndryshme nga publiku.
Lifestyle
Meditimi e largon stresin dhe ju furnizon me energji
Published
3 days agoon
April 26, 2025
Në një botë plot zhurmë e stres, ndalo për një moment… mbyll sytë dhe merr frymë thellë.
Nëse jeni person i mbushur me stres nga jeta personale apo profesionale dhe çdo ditë keni nevojë për më shumë energji, atëherë duhet ta keni në konsideratë meditimin.
Meditimi është një mënyrë e mahnitshme për ta zvogëluar stresin. Kur meditoni, ju keni kohë të reflektoni dhe ta relaksoni mendjen dhe trupin.
Ka plot mënyra se si mund të meditoni. Mund edhe të luteni nëse keni dëshirë. Mund të relaksoheni herët në mëngjes në park dhe të thithni ajër të freskët nën ambientin e zërave të zogjve dhe njerëzve që flasin në distancë.
Meditimi ju ndihmon ta rritni kapacitetin për relaksim dhe ta përmirësoni shëndetin kardiovaskular sepse përqendroheni në frymëmarrje.
Gjatë meditimit, trupi kalon në gjendje relaksimi të thellë, ndihmon në uljen e nivelit të kortizolit hormonit të stresit e përmirëson përqendrimin e vetëdijen.
Kjo qetësi mendore ndihmon jo vetëm në largimin e tensioneve emocionale, por dhe në rritjen e energjisë dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme
Nëse Buda ka praktikuar meditimin dhe është lidhur me anën e tij shpirtërore, atëherë edhe ju mund ta bëni këtë!
Çdo minutë që i kushton vetes përmes meditimit, është një hap drejt një versioni më të qetë, më të fokusuar dhe më të lumtur të vetes.

Nëna e Beyoncés zbulon padashje sekretet e vajzës së saj

Si të përballeni me kapilarët e pëlcitur?

29 prilli – Dita Botërore e Vallëzimit

Moti për ditën e sotme

Rriteni vetëbesimin përmes këtyre teknikave

Irani akuzon Netanyahun se po tenton t’i pengojë bisedimet me SHBA-në

Dubois vs Usyk më 19 korrik për unifikimin e katër titujve në peshën e rëndë

Gazetaria e sotshme dhe ajo hulumtuese, e skajshme, periferike dhe larg problemeve akute që po na rrethojnë

Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet3 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim
-
Kulturë1 month ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur