Lajmet
Leksione të rëndësishme për t’u mësuar nga Anna Delvey
Lista e frikërave është e pafundme, por koha juaj jo.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNga Filiz Behaettin (A2S)
Me serialin më të fundi të “Netflix”, nuk ka asnjë njeri që të mos e ketë dëgjuar emrin e Anna Delvey.
Unë dëgjova për herë të parë për të disa vite më parë. Trashëgimtarja e rreme e aristokracisë gjermane, arriti të përvetësojë përmes mashtrimit mijëra dollarë nga elita e Amerikës.
Ndërsa nuk i mbështes metodat e saj për të fituar para, nuk mund të mos pyesja veten se si ia doli të arrinte synimet e saj për aq kohë sa zgjati ky mashtrim. Por, më shumë se kaq, më bëri shumë përshtypje besimi që ajo kishte tek vetja.
Sukses apo dështim?
Siç e shihni, sistemi ynë i besimit është faktori kryesor nëse kemi sukses apo dështojmë në përpjekjet tona dhe në jetë në përgjithësi. Pasi kalova vitet e fundit duke trajnuar klientët se si të kapërcenin besimin e tyre të dobët tek vetja, dhe të shfrytëzonin fuqinë e mendjes së tyre, nuk ishte çudi që kur u futa më thellë në historinë e Anna Delvey, kuptova se ajo kishte një qasje të ngjashme për të arritur atje ku donte.
Unë nuk kam ndërmend të krijoj një grup kriminal për të arritur qëllimet e tij në jetë, duke u angazhuar në aktivitete të paligjshme. Por merita i takon Anna Delvey, pasi ajo kishte besimin dhe sistemin e besimit, që shumica e njerëzve vetëm mund ta ëndërrojnë.
Besoni tek vetja!
Nëse doni të arrini qëllimet tuaja, duhet që të besoni tek vetja tuaj. Një individ që i vendos një qëllim vetes, dhe më pas heq dorë që pas disfatës së parë, është ai që nuk e ka ende sistemin e tij të besimit. Besimi tek vetja është hapi i parë për të pasur sukses dhe për të pasur jetën që ëndërroni.
Shumë vite më parë, kur isha i sapodiplomuar, doja të gjeja një punë në fushën që kisha studiuar. Dhe si shumë studentë të tjerë, u detyrova të nisja punë në një call–center përshërbimin ndaj klientit për të paguar shpenzimet e mia, derisa të mund të angazhohesha në profesionin tim.
Dita ime përfshinte dëgjimin në telefon të njerëzve të bezdisshëm që ankoheshin për gjithçka. Madje mbaj mend një ditë një zonjë që mori në telefon, duke dashur të ankohej për zhurmën e disa fëmijëve që luanin në oborrin e shtëpisë së tyre. E kush e bën këtë?
Mos e humbni besimin tek synimet tuaja!
Ndërsa roli në të cilin punoja mund të më kishte vënë në dyshim ekzistencën time, unë u fokusova tek synimet e mia më të mëdha. Unë kisha besim në aftësinë time për të arritur atje ku duhej të isha, dhe e dija se do të arrija destinacionin tim. E njëjta gjë vlen edhe për ju.
Mos lejoni që një disfatë e përkohshme të shkatërrojë besimin tuaj apo të vërë në dyshim aftësitë tuaja.
Për sa kohë që përqendroheni tek rezultati përfundimtar dhe besoni tek aftësitë tuaja, do të arrini atje ku duhet të jeni. T.Harv.Eker ka thënë: ”Njerëzit e suksesshëm kanë frikë, njerëzit e suksesshëm kanë dyshime, dhe njerëzit e suksesshëm kanë shqetësime. Dallimi është se ata nuk i lejojnë këto ndjenja që t’i pengojnë në arritjen e qëllimeve të tyre”.
Lëreni mënjanë frikën tuaj
Një tjetër pengesë për të pasur një sistem të fortë besimi dhe për të pasur sukses është frika. Frika është origjina e të gjitha dështimeve, dhe ajo që e pengon një individ të arrijë synimet e tij. Frika se mos bëni një gabim, se mos ndoshta nuk dini diçka. Lista e frikërave është e pafundme, por koha juaj jo.
Riçard Branson thotë: Nëse dikush ju ofron një mundësi të mahnitshme dhe nuk jeni të sigurt se mund ta bëni, thoni po, dhe mësoni më vonë se si ta realizoni. Dhe në fakt ka të drejtë. Mos lejoni që frika të kufizojë mundësinë tuaj për t’u rritur. Nëse zgjidhni të hiqni dorë nga frika që ju pengon, dhe të hidhni një hap përpara plot besim, atëherë në dispozicion do të keni mundësi të pafundme.
Mos lejoni që t’ju kontrollojnë mendimet e të tjerëve
Të gjithë kanë një mendim për dikë a diçka. Ju mund të keni edhe një mendim për mua nga artikujt që unë shkruaj. Sido që të jetë, është thelbësore të vendosni kufij të shëndetshëm me ata që ndodhen përreth jush, përfshirë personazhet pa fytyrë në mediat sociale në rast se jeni i ekspozuar në sytë e publikut.
Mësoni se opinionet që të tjerët kanë për ju, janë të ndërtuara mbi imazhin që ata kanë krijuar për ju në mendjet e tyre. Pra ju nuk mund të kontrolloni se çfarë mund të mendojë një individ për ju, por mund të kontrolloni opinionet që keni për veten tuaj!
Pra, ashtu si nuk do të pinit helm dhe ta lejonit atë në trupin tuaj, mos lejoni që mendimet negative të të tjerëve të depërtojnë në mendjen tuaj. Ju duhet të përqendroheni tek mendimi që keni mbi veten dhe atë gjë mund ta arrini.
Ju mund të arrini gjëra të mëdha vetëm nëse keni një sistem të fortë besimi. Një gjë është e sigurt, e doni apo urreni “Anna Delvey”, leksioni i vetëm që mund të nxirrni nga ky serial, është se si mund t’i realizoni qëllimet tuaja duke pasur një besim të fortë tek vetja dhe bindjet tuaja. / Filiz Behaettin (A2S) – Bota.al
Lajmet
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
7 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
7 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.
Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.
Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.
Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.
Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.
Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.
Lajmet
Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave
Published
8 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.
Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.
Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.
“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.
Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
