Kuriozitete

Legjenda e kalasë së Gjirokastrës

Publikuar

Legjendat e kalave të Shqipërisë ndonjëherë janë shumë të ngjashme pasi në bazë të tyre kanë një sakrificë të madhe dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me të njëjtën bazë do ta kishte edhe ajo e Argjiros prej nga mendohet se ka marrë edhe emrin kalaja po edhe qyteti, po kjo mbetet hipotezë.

Kështjella e qytetit të Gjirokastrës, njihet dhe me emrin kalaja e Argjirosë. Princesha Argjiro mendohet të ketë qenë sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XIV. Ajo ishte e martuar me princin e këtij qyteti.

Princesha Argjiro luftoi me turqit kur ata rrethuan kalanë e Gjirokastrës. Megjithatë, turqit e morën Gjirokastrën me tradhti. Prandaj princesha Argjiro për të mos rënë e gjallë në duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë bashkë me djalin e saj foshnje.

Ajo ra drejt tek një shkëmb dhe u copëtua, por djali i saj mbeti gjallë, dhe për ta bekuar filloi të pikojë qumësht. Sipas legjendës thuhet se foshnja mbeti gjallë nga guri që pikonte qumësht.

Legjenda thotë që emri i Gjirokastrës vjen pikërisht nga emri i princeshës./Bordo.al

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Shitet në ankand penda më e shtrenjtë në botë

Publikuar

nga

Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re, i zhdukur tashmë, ka shënuar rekord të ri botëror, pasi u shit për 46 mijë e 521 dollarë në një ankand.

Kjo pendë, e cila fillimisht parashihej të shitej deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëhershëm që ishte për një pendë të së njëjtës specie me 450%, njoftoi shtëpia e ankandeve Webb.

Ky lloj zogu është i shenjtë për popullin Maori. Puplat e këtyre zogjve shpesh mbaheshin si koka nga krerët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Huia ishte një zog i familjes së zogjve në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara