Aktualitet

Largohet nga KFOR-i dhe FSK-ja një mjet shpërthyes në Drenas

Published

on

Është larguar një mjet i dyshimtë shpërthyes nga ana e KFOR-it dhe FSK-së në fshatin Arllat të Gllogocit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, mjeti i dyshuar është gjendur në parcelën e ankuesit, i cili ka lajmëruar policinë.

“Fsh. Arllat, Gllogoc, 30.08.2021 – 15:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se në parcelën e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin (kasetë bombë) në mënyrë të kontrolluar dhe pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Prishtinë: Tre persona dyshohet se dhunuan dhe grabitën një shtetase të huaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të rëndë të dhunimit dhe grabitjes të ndodhur të martën mbrëma në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, ku tre persona të panjohur dyshohet se nën kanosje kanë dhunuar një grua, shtetase e huaj. Përveç sulmit, të dyshuarit i kanë grabitur viktimës gjësende të ndryshme si dhe dokumentet personale.

Lidhur me rastin janë informuar prokurori kujdestar dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intenzivisht për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim i vdekjes në Prishtinë: Një grua vdes pas rënies nga kati i tretë i banesës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e mërkurë në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese banimi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 12:13, me ç’rast njësitet kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rastet po trajtohen nga policia si “Hetim i vdekjes” /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës i bëri një ditë më parë në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ligjvënësit kosovarë e ndryshuan ligjin për t’ia kufizuar kompetencat gjykatës me bazë në Hagë gjatë një votimi pak para mesnatës të martën.

Zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk bën të cenohet.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës dhe mbështetën në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, thuhet në përgjigje.

Ambasada gjithashtu theksoi se e mbështet qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve në këtë ligj.

Continue Reading

Lajmet

Studio Master në Të Drejtën Penale në UBT me bursën Engaged Scholarship 20%

Published

on

By

Zgjedhja e studimeve Master në drejtësi shënon kalimin nga përvetësimi i koncepteve bazë ligjore te specializimi i thelluar profesional. Programi Master në Të Drejtën Penale në UBT është strukturuar për t’u ofruar juristëve të rinj platformën e nevojshme për të marrë rolin e liderit, kërkuesit shkencor dhe ekspertit në fushën e drejtësisë penale. Misioni i këtij programi mbështetet në edukimin e profesionistëve me integritet të lartë etik, të pajisur me njohuri të avancuara praktike në përputhje me Kornizën Evropiane, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

Për t’i mbështetur kandidatët në këtë rrugëtim akademik, UBT ofron bursën Engaged Scholarship prej 20% për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve. Kjo mbështetje financiare u dedikohet posaçërisht punonjësve në institucionet e drejtësisë, avokaturës, noterëve, zyrtarëve ligjorë në institucione, zyrtarëve të burimeve njerëzore, si dhe të gjithë punonjësve në institucione të tjera publike dhe private.

Kurrikula përmban metodologjinë më të avancuar të zbatimit praktik, duke përgatitur studentët për zbërthimin kritik të normave të së drejtës penale të Kosovës, procedurës penale dhe të drejtës krahasuese.

Studentët thellohen në analiza të specializuara multidisiplinare që përfshijnë kriminologjinë, viktimologjinë, penologjinë, mjekësinë ligjore dhe strukturat e luftimit të krimit të organizuar. Përmes simulimit institucional të proceseve gjyqësore, hartimit preciz të aktakuzave e aktgjykimeve dhe zhvillimit të kërkimeve shkencore me ndikim në reformën ligjore, programi garanton aftësimin e menjëhershëm të kandidatëve për përballjen me çështje me kompleksitet të lartë juridiko-penal.

Për më tepër, fokusi i këtij programi shtrihet në zhvillimin e aftësive strategjike për menaxhimin e hetimeve parapenale dhe penale, si dhe në interpretimin analitik të jurisprudencës kombëtare e ndërkombëtare.

Përmes integrimit të standardeve të Sistemit Evropian të Drejtësisë, studentët trajnohen për të vlerësuar me saktësi burimet parësore e dytësore të së drejtës, si dhe për të udhëhequr ekipe profesionistësh në zgjidhjen e rasteve më sfiduese në sallën e gjyqit.

Ky format i integruar i studimit konsolidon profilin e absolventit si një ekspert i kompletuar, i gatshëm për të dhënë kontribut të menjëhershëm në avancimin e sistemit të drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave themelore.

 

Continue Reading

Të kërkuara