

Kulturë
Lana Del Rey rikthehet në skenë
Në dy vitet e fundit, Del Rey është shfaqur vetëm në disa emisione.
Published
2 years agoon
By
UBT newsLana Del Rey performoi shfaqjen e saj të parë live në skenë në më shumë se tre vjet në Festivalin MITA 2023 në Rio De Janeiro gjatë fundjavës.
Këngëtarja e “Summertime Sadness”, dukej si Marilyn Monroe teksa mbante një parukë bionde ndërsa performonte këngë nga albumi i saj i fundit, “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd”.
Festivali i Brazilit shënon herën e parë që këngëtarja – emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Woolridge Grant – ka kryer një koncert të plotë që nga nëntori 2019.
Në dy vitet e fundit, Del Rey është shfaqur vetëm në disa emisione.
Marsin e kaluar, ajo mori çmimin Visionary në Billboard Women in Music 2023 për karrierën e saj të jashtëzakonshme.
“Unë nuk kam fare një vizion afatgjatë, por nëse keni qenë kurioz, jam shumë, shumë e lumtur”, tha Del Rey gjatë fjalimit të saj.
“Kur publikova albumin tim të parë 14 vjet më parë, ujërat nuk ishin aq të ngrohtë. Jam shumë e lumtur për të gjithë ata që mendojnë se është një kohë e mrekullueshme për të qenë vetvetja dhe për t’u shprehur. Nuk u ndjeva kështu në vitin 2008”./UBTNews/
Magazinë
Aktori britanik Ray Brooks, zëri i “Mr Benn”, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare
Published
1 hour agoon
August 11, 2025By
UBT News
Aktori i njohur britanik, Ray Brooks, një figurë e dashur e ekranit të vogël dhe zëri i paharrueshëm i serialit të famshëm për fëmijë “Mr Benn”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtë.
Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e tij, e cila bëri të ditur se u nda nga jeta të shtunën, i rrethuar nga të afërmit. Gjatë karrierës pesëdekadëshe, Brooks luajti në disa nga serialet dhe dramat më të njohura të televizionit britanik, shkruan DailyMail.
Ai u bë i famshëm me rolin e Reg në dramën “Cathy Come Home”, një produksion i BBC-së me regji të Ken Loach, i cili trajtonte krizën e strehimit dhe mbeti një nga transmetimet më me ndikim në historinë e televizionit. Në vitet e 80-ta fitoi zemrat e publikut me rolin e Robbie Box në “Big Deal” dhe si Max Wild në “Running Wild”. Brooks ishte një nga të paktët aktorë që u shfaq në “Coronation Street” dhe “EastEnders”, duke lënë gjurmë me interpretimet e tij.
Zëri i tij u bë pjesë e fëmijërisë së miliona britanikëve përmes “Mr Benn”, ku fraza “sikur me magji!” mbetet ikonike. Edhe pse seriali pati vetëm 13 episode, ai u transmetua vazhdimisht për më shumë se dy dekada.
Përveç televizionit, aktori pati role të suksesshme në kinema dhe teatër, përfshirë filmin fitues të Palmës së Artë “The Knack… and How to Get It” dhe komedinë “Carry On Abroad”. Ai gjithashtu kontribuoi si narrator në programe të tjera dhe bëri zërin për qindra reklama.
Familja e tij kujtoi dashurinë e Brooks për futbollin, veçanërisht për klubin Fulham, dhe për kohën e kaluar në Brighton, vendlindjen e tij.
Në vitet e fundit, ai jetoi me demencë, por deri në fund ruajti lidhjen e ngushtë me të afërmit. Larg nga skena dhe kamerat, Ray Brooks mbeti një njeri i thjeshtë, i përkushtuar ndaj familjes dhe pasioneve të tij.
Lifestyle
Harroni kremrat e shtrenjta, hani fruta kundër rrudhave
Published
2 hours agoon
August 11, 2025By
UBT News
Sekreti për t’u dukur e re mund të gjendet në tasin e frutave – nëse jeni femër.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që konsumojnë një dietë të pasur në fruta dhe perime kanë më pak rrudha kur kalojnë të 50-at, krahasuar me ato që nuk ushqehen shëndetshëm. Gratë që konsumojnë më shumë bukë, mish të kuq, ëmbëlsira dhe alkool kanë më shumë rrudha.
Rezultatet e studimit të kryer nga Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam sugjerojnë se ngrënia e frutave mund të jetë një alternativë më e lirë se kremrat e pomadat për gratë që duan të kenë një lëkurë pa rrudha. Shumë gra harxhojnë shuma para për blerjen e kremrave kundër plakjes, serumeve, zbutësve etj.
Shkencëtarët mendojnë se një dietë me fruta parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës duke i siguruar trupit një sërë vitaminash dhe flavonoidesh.
Ato stimulojnë prodhimin e kolagjenit që mban lëkurën elastike. Gratë shfaqin më shpejtë rrudha sepse kanë densitet më të ulët të kolagjenit në lëkurë, krahasuar me burrat.

Sapo erdhi një lajm i mirë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka publikuar këngë të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.
Në rrjetet sociale, Ora ndau një foto shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.
“Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.
Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt.
“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti.
Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.
Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe shprehur vlerësime për vokalin e mesazhin që përcjell. /UBT News/
Lifestyle
Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë
Published
3 days agoon
August 8, 2025By
UBT News
Fiksatorët janë formula të krijuara për mbrëmje dhe ditë të nxehta vere, kur çdo dalje jashtë është sfidë për grimin. Ata e hidratojnë lëkurën dhe i japin shkëlqim, pa e bërë të duket e yndyrshme.
Kur planifikojmë të vendosim grim në ditët e nxehta, disa elementë janë kyç, grimi mat dhe ai në formulë të thatë janë më praktikë sesa ai me bazë të yndyrshme. Në këtë rast ndihmojnë edhe fiksatorët, që aplikohen si spërkatës mbi fytyrë.
Formulat mat, siç janë pudrat që e mbajnë lëkurën pa shkëlqim, janë të përshtatshme. Ato aplikohen si shtresë e lehtë që nuk e “mbyt” lëkurën apo poret.
Edhe pudra e lehtë në formë pluhuri është ideale, sepse grimcat e thithin djersën, duke e lënë fytyrën të freskët. Pudrat moderne kanë grimca të imta, kështu që nuk e mbulojnë fytyrën si maskë. Në vend të blush kremoz, është praktike të përdoret në formë guri, ka formulë të thatë e nuk zhduket shpejt nga fytyra.
Fiksatorët, anë idealë për ditët me vapë dhe mbrëmjet jashtë. Ata hidratojnë, i japin lëkurës një shkëlqim natyral pa e yndyrosur.
Ekzistojnë edhe fiksatorë me efekt mat, zgjidhini këta nëse keni lëkurë që shkëlqen, pavarësisht temperaturës.
Grimi rezistent ndaj lagështisë, i njohur si rezistues ndaj ujit, është veçanërisht praktik në këtë periudhë, qoftë në plazh apo në qytet. Ky lloj grimi është më i vështirë për t’u hequr, ndaj është i qëndrueshëm gjatë diellit. Ylli i këtyre produkteve është maskara rezistuese ndaj ujit, që zgjat me orë të tëra.
Grimi i tillë largohet me produkte pastruese në bazë vaji, jo me qumësht pastrues të zakonshëm. Prandaj, para gjumit, është e rëndësishme të hiqet i gjithë grimi për të lejuar lëkurën të marrë frymë lirshëm.
Këto ditë është më praktike të keni më pak grim sidomos nëse qëndroni shpesh jashtë ose shkoni në festa. Përqendrohuni tek buzëkuqet, maskarat rezistente ndaj ujit dhe qerpikët artificialë për një pamje më të freskët dhe të qëndrueshme.

Aktakuzë për pesë persona, dyshohen për keqpërdorim të detyrës në testimet për patentë shofer

Ushtarët amerikanë dhe Policia e Kosovës zhvillojnë trajnim pesë ditor për Shpëtimin e Jetës në Luftë

Apple po sjell një Siri më të zgjuar që do të bëjë më shumë për ju

Aksidenti në Bresje, një person në gjendje kritike

Kurti: Përpjekjet e Serbisë për minim të sovranitetit dhe integritetit territorial, kërcënim serioz

Veshi bluzën me portretin e Arkan, boksieri shqiptar e rrahë djalin e kriminelit serb

Të përzierat dhe vjellja e mëngjesit: shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Arrestohen dy gra në Sllatinë, sulmuan dy femra tjera
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit