Lajmet

Lajçak të enjten nis turneun në Kosovë dhe Serbi në përgatitje të takimit të Ohrit

Vizitat i ka konfirmuar edhe Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri.

Published

on

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të enjten dhe të premten do të qëndrojë në Prishtinë për takime me liderë të institucioneve të Kosovës, por edhe me përfaqësues të opozitës. Në fillim të javës së ardhshme, ai do të qëndrojë dy ditë edhe në Beograd.

Vizitat i ka konfirmuar edhe Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri. Ai ka thënë se pas takimit të fundit që liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur në Bruksel, më 27 shkurt, Lajçak do të shkojë në Kosovë dhe Serbi për t’i vazhduar ato diskutime dhe për të përgatitur takimin e radhës.

Sipas këtij zëdhënësi të BE-së, Lajçak në Prishtinë do të qëndrojë me 9 dhe 10 mars, ndërsa me datat 13 dhe 14 do të qëndrojë në Beograd.

Stano ka konfirmuar se tash qëllimi kryesor është që të arrihet pajtimi rreth një plani dhe modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes. Ai ka thënë se qëllimi final është normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve, përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese, por kjo, sipas tij, do të pasojë në fund të procesit.

Zëdhënësi i BE-së ka përsëritur se në takimin e mbajtur së fundi, Kurti dhe Vuçiq ishin pajtuar për tekstin e marrëveshjes, e kishin miratuar atë, por nënshkrimi i saj nuk ishte i paraparë për atë takim.

Bashkim i Evropian, siç ka thënë para disa ditësh edhe një zyrtar i lartë i tij, synon që, në një skenar ideal, në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin është konfirmuar se do të zhvillohet në Ohër më 18 mars, të arrihet pajtimi edhe për planin zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve./REL

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara